Panorama (Albania)

Gjykata refuzon lirimin e pedofilit britanik

-

TIRANE – Gjykata e Tiranës “këputi” dje shpresën e britanikut David Brown, i dënuar me 20 vjet burg për pedofili, për rihapje të gjykimit ndaj tij. Gjyqtari Arben Micko rrëzoi kërkesën e avokatit mbrojtës të britanikut për sigurimin e provës, marrjen e dëshmisë së tre dëshmitarë­ve që kanë dëshmuar gjatë gjyqit të tij. Bëhet fjalë për tre nga dëshmitarë­t, aktualisht maxhorenë, por të mitur në kohën kur është gjykuar britaniku. Sipas avokatit, tre dëshmitarë­t pranojnë se kanë dhënë dëshmi jo të vërteta në gjykim, të ndikuara nga psikologu dhe policia. Gjykata arsyetoi në vendim se ndaj kërkuesit Brown ka një vendim të formës së prerë, vendim që ka kaluar në të tria shkallët e gjyqësorit. Në lidhje me tri dëshmitë e pretenduar­a nga mbrojtja si të pasakta, gjykata arsyetoi se ato janë marrë në zbatim të procedurës, në praninë e një psikologej­e dhe familjarëv­e të tyre. Më herët, gjatë parashtrim­it të kërkesës për sigurimin e provës, avokati i britanikut pretendoi para gjyqtarit Micko se dëshmitarë­t në moshë të mitur gjatë gjykimit të dosjes kanë dhënë dëshmi të ndikuara. Sipas mbrojtësit, ata kanë qenë nën presion për të dhënë dëshmi rënduese për Brown. Kërkesa e britanikut hasi edhe në kundërshti­min e përfaqësue­sit të akuzës në sallën e gjyqit. Sipas prokurorit, procesi ishte mbyllur në të tria shkallët e gjyqësorit dhe se nuk kishte shkak të ligjshëm për të pranuar kërkesën e Brown- it. David Brown u dënua me 20 vjet burg me një vendim të formës së prerë, më 19 nëntor 2008. Ai u shpall i fajshëm për abuzim seksual me disa fëmijë të mitur të një qendre bamirësie në kryeqytet. Në të njëjtin proces gjyqësor më tej u shpall fajtor për të njëjtën akuzë edhe D. Kristodolu.

 ??  ?? David Brown
David Brown

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania