Panorama (Albania)

Arrestohet “zv. drejtori” i ALUIZNI- t të kryeqyteti­t

U denoncua nga qytetarja, i vodhi 5.8 milionë lekë

- ETLEVA DELIA

Një 23- vjeçar, i cili prezantohe­j te qytetarët si zv. drejtor i Përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, është vënë në pranga, pasi dyshohet për vjedhje me anë të mashtrimit.

I arrestuari është Artan Laçi, i cili për shumë qytetarë të kryeqyteti­t njihej si zëvendësi i Artan Lames, drejtorit të Përgjithsh­ëm të Agjencisë së Legalizime­ve. Burime nga Policia e Tiranës thanë se i riu nga Kavaja është denoncuar nga një grua, të cilës i ka vjedhur 5.8 milionë lekë të rinj, duke e mashtruar për legalizimi­n e një prone. Paraditen e djeshme, e dëmtuara me iniciale Sh. M., e cila kishte aplikuar prej vitesh tek ALUIZNI për legalizimi­n e pronës, është paraqitur në zyrat e Antikrimit Ekonomik, duke denoncuar personin që sipas saj ishte zv. drejtori. Deri në atë moment ajo nuk kishte kuptuar se ishte mashtruar nga ai dhe denoncimin do ta kryente për korrupsion. Por, nga verifikime­t, ka rezultuar që personi në fjalë nuk kishte asnjë lloj pozicioni në Agjencinë e Legalizime­ve, madje rezultonte i papunë, duke mashtronte qytetarët për të përfituar para. Burimet thanë se 58- vjeçarja ka treguar edhe mesazhet që ka shkëmbyer me të dyshuarin, ku flitej edhe për paratë që i kishte dhënë në periudha të ndryshme. Pasditen e djeshme është arritur të kryhet arrestimi i 23-vjeçarit, i cili akuzohet për vjedhje me anë të mashtrimit.

HETIMI Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se pas kallë- zimit që kanë marrë nga shtetasja Sh. M. kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë që mund të jenë mashtruar nga 23vjeçari, i cili prezantohe­j si zv. drejtor i ALUIZNI-t. Vetë i arrestuari paraprakis­ht nuk ka pranuar të flasë. Nga ana tjetër, e dëmtuara ka shpjeguar para oficerëve të Antikrimit Ekonomik se të dyshuarin e ka njohur rastësisht më shumë se dy vite më parë, kur po dilte nga zyrat e Agjencisë së Legalizime­ve. Ai i ishte afruar vetë për ta pyetur se çfarë problemi kishte, duke i ofruar ndihmë, pasi sipas tij ishte zv. drejtor dhe mund t’ia nxirrte shpejt lejen e legalizimi­t, pa e zvarritur për plotësimin e dosjes së nevojshme. Fillimisht i ka kërkuar të dhënat dhe më pas i ka dhënë numrin e telefonit që të mbante kontakte me të. Gruaja është shprehur në polici se përgjatë kësaj periudhe ka komunikuar vazhdimish­t me të në telefon dhe me mesazhe, duke i dhënë para sa herë që ai i kërkonte. Ajo është shprehur se shumën prej 5.8 milionë lekësh të rinj nuk ia ka dhënë njëherësh, por përgjatë dy viteve. Në total, të gjitha “këstet” që ajo ka paguar tek Artan Laçi bëjnë shumën që ajo ka treguar në polici, duke dyshuar se ishin para që ai i ka marrë në formë ryshfeti për t’i nxjerrë lejen e legalizimi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania