Panorama (Albania)

Mark Frroku e Durim Bami: Duam gjyq më vete nga Doshi

-

TIRANE - Deputeti Tom Doshi i kërkoi dje Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për dërgimin në gjyq të dosjes në ngarkim të tij, ish- deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit dhe pushim të çështjes. Tre të pandehurit akuzohen për "kallëzim të rremë", pasi, sipas Prokuroris­ë, kanë "fabrikuar" prova të rreme për një skenar eliminimi fizik të deputetit Doshi, i cili u tregua në Prokurori gjatë marsit 2015. Asnjëri prej të pandehurve nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Lartë, ku u përfaqësua­n me avokatë. "Kërkojmë shfuqizim të vendimit të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me të datës 3.06.2015 për dërgimin për gjykim të dosjes në ngarkim të klientit të përfaqësua­r prej nesh, Tom Doshi, dhe të vendoset pushimi i saj", tha në fund të kërkesës së tij avokati Ferid Muçaj. Mbrojtësi e argumentoi kërkesën e tij me faktin se të pandehurit nuk janë njohur me të gjitha provat gjatë hetimit të çështjes dhe se Prokuroria nuk ka marrë parasysh një sërë provash të kërkuara nga ana e avokatëve. Më herët, mbrojtësi i Mark Frrokut, avokati Tonin Prendi, kërkoi veçimin e dosjes në ngarkim të klientit të tij dhe kalimin e akteve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas mbrojtësit, Fr- roku nuk ishte më deputet dhe për këtë shkak kompetente për gjykimin e tij ishte Gjykata e Tiranës. Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati i Durim Bamit, i cili kërkoi veçimin e çështjes në ngarkim të klientit të tij. Në lidhje me veçimin e dosjeve, avokatët e Frrokut dhe të Bamit gjetën dëkordësin­ë edhe të avokatit të deputetit Doshi. Nga ana tjetër, kërkesat e u kundërshtu­an nga ana e prokurorit në sallën e gjyqit. Përfaqësue­si i Prokuror- isë së Përgjithsh­me, Adnand Xholi, pretendoi se kërkesat e avokatëve duhej të rrëzoheshi­n si të pabazuara në ligj dhe në provë. Duke iu referuar edhe një vendimi të Gjykatës Kushtetues­e, e cila është shprehur në lidhje me çështjen konkrete, prokurori tha se "vepra për të cilën akuzohen të pandehurit është kryer në bashkëpuni­m dhe veçimi i çështjes do të dëmtonte vërtetimin e fakteve". Megjithëse Kolegji Penal i kryesuar nga gjyqtarja Eveli- na Qirjako u tërhoq në dhomën e këshillimi­t, nuk u shpall vendimi i ndërmjetëm. Kolegji vendosi ndërprerje­n e seancës dhe shtyrjen e saj për në 7 prill 2017, ku pritet të shprehet në lidhje me kërkesat e tre avokatëve. Të pandehurit e kësaj çështjeje gjykohen në masa përkatësis­ht, Tom Doshi në gjendje të lirë, Mark Frroku në "arrest në burg" për llogari të një gjykimi tjetër dhe Durim Bami në masën e "arrestit shtëpiak".

 ??  ?? Durim Bami
Durim Bami
 ??  ?? Mark Frroku
Mark Frroku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania