Panorama (Albania)

Pallati me leje false, xhenierët nisin punën

VLORE/ Hapen vrimat për tritolin, rrezik për objektet përreth

-

VLORE - Pallati i projektuar për 13 kate në bulevardin kryesor të Vlorës do të rrafshohet brenda pak ditësh. Inspektorë të IKMT- së mbërritën dje nga Tirana bashkë me forcat xheniere të ushtrisë, të cilët nisën punën për hapjen e vrimave në kolonat e pallatit ku do të vendoset lënda shpërthyes­e tritol. Forcat xheniere kanë hasur në mjaft vështirësi për shkak të konstrukti­t të fortë të pallatit që ishte parashikua­r në shumë kate në zemër të qytetit të Vlorës. Pallati karabina i ndërtuar vetëm në pesë kate, për shkak të pezullimit të punimeve nga Prokuroria e Gjykata, ndodhet në bulevardin qendror Vlorë- Skelë, në afërsi të teatrit "Petro Marko", në vendin e quajtur "Tri Racat". Gjatë ditëve të fundit ka pasur edhe probleme të lidhura me kundërshti­met e pronarëve të objektit, të cilët nuk lejonin vijimin e punës. Ata kërkonin një shkresë zyrtare nga IKMT- ja për shembjen e objektit dhe shpronësim­in e tyre. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, tashmë zyrtarisht është vendosur edhe shpronësim­i i pronarëve, i cili shkon në vlerën e rreth 81 mil- ionë lekëve të rinj. Ky vendim solli edhe tërheqjen e pronarëve nga pretendime­t e tyre. Vendimi për shpronësim i ka hapur tashmë rrugë vijimit të punës për shembjen e pallatit, ndërsa IKMT- ja konfirmon se për shkak të objekteve që gjenden ngjitur tij, ka mjaft rrezik. Ndaj po studiohet gjithçka deri në detaje për të bërë të mundur që shembja e kontrollua­r të kryhet pa dëmtuar objektet përreth. Pritet që shembja e pallatit të kryhet jo më shpejt se java e ardhshme. Leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2010, por nga Prokuroria rezultoi se leja ishte false dhe nuk kishte kaluar në mbledhjen e KRRT- së së Bashkisë së Vlorës. Për këtë shkak, në vitin 2013, është vënë nën akuzë për falsifikim edhe kryebashki­aku i asaj kohe, Shpëtim Gjika, ndërsa me urdhër të Prokuroris­ë dhe vendim të Gjykatës, punimet për ndërtimin u pezulluan.

 ??  ?? Xhenierët duke hapur vrimat në kolonat e pallatit
Xhenierët duke hapur vrimat në kolonat e pallatit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania