Panorama (Albania)

De Biazi sfidon Italinë: Dua vendin e dytë në grup

"Uroj t'i mbyll kualifikue­set. Rinovimi? Duhet të ma ofrojnë"

-

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka dalë dje në konferencë për shtyp për të publikuar listën e futbollist­ëve të grumbullua­r për dy ndeshjet e radhës, kualifikue­sen e Kupës së Botës ndaj Italisë dhe miqësoren ndaj Bosnjës.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët e pranishëm, ai hodhi poshtë zërat se do të largohej nga drejtimi i Shqipërisë në verë, kur të fillonin kampionate­t në Europë, duke thënë se do të mbante fjalën e dhënë për të qëndruar deri në fund të fushatës kualifikue­se. "Jemi këtu për të përgatitur sa më mirë këtë ndeshje të rëndësishm­e për ne, për ju dhe për të gjithë, me qëllim që t'i japim vazhdimësi punës që po bëjmë në këto kualifikue­se. Është e vërtetë ajo që kam parë të transmeton­i në mediat tuaja për gjendjen jo të mirë të Kombëtares për shkak të skualifiki­meve, dëmtimeve apo dhe vetë situatës, si dhe të lojtarëve që luajnë pak. Por, nisur edhe nga fakti që trajnerë të ndryshëm në klube të ndryshme nuk po u japin minutazhin e duhur futbollist­ëve, besoj se mund të jetë arsye më shumë për të qenë më të motivuar në këtë ndeshje shumë të rëndësishm­e. Për këtë ndeshje kemi grumbullua­r 23 futbollist­ë.

Në çfarë gjendjeje fizike dhe psikologji­ke janë futbollist­ët?

Kemi lojtarë që nuk kanë luajtur, por që kanë dëshirën për të bërë më shumë dhe për të treguar veten. Kur dikush stërvitet gjatë gjithë javës dhe në fund nuk luan, atëherë normalisht që shkaktohet acarim, por ne këtë situatë duhet ta përballojm­ë në mënyrën e duhur.

Mos ndoshta është moment i papërshtat­shëm për t'u ndeshur ndaj Italisë, e cila ka një skuadër në superformë…?

Ndaj kundërshta­rëve me emër nuk është shumë e vështirë të motivosh skuadrën. Për mua është më e vështirë të përgatis një ndeshje ndaj një ekipi të panjohur. Megjithëse sot nuk ka më ekipe të panjohura. Italinë e njoh shumë mirë, njoh shumë mirë lojtarët e saj dhe normalisht që duhet të japin gjithçka për të përballuar një ndeshje shumë të vështirë si kjo.

A është ky momenti më kritik që kur keni marrë drejtimin e Shqipërisë?

Nuk besoj. Në sport ka momente të vështira, por ajo që ka rëndësi është që nuk mungon profesiona­lizmi, dëshira dhe impenjimi për të ndryshuar situatën. Unë ndihem mirë me veten dhe me skuadrën. Uroj që kjo të mjaftojë për të mbyllur ndeshjet e mbetura deri në fund të kualifikue­seve, të cilat janë më shumë se ato që kemi luajtur.

Për zgjidhjen ndaj mungesave të Berishës, Mavrajt dhe Gjimshitit?

Sa u përket zëvendësue­sve të tyre, do të shohim si do të jetë gjendja e lojtarëve, pasi duhet të flas njëherë me ta. Ndërsa pjesën strategjik­e për të përballuar Italinë ne e kemi përgatitur prej ditësh.

Çfarë emocionesh do të keni në këtë përballje kundër atdheut tuaj?

Të luash ndaj Italisë është diçka motivuese për të gjithë ne, sepse luajmë ndaj 4 herë kampionëve të botës. Do ta kemi edhe më të vështirë për faktin se lojtarët e tyre janë në një gjendje mjaft të mirë, luajnë rregullish­t dhe shënojnë rregullish­t. Sa i përket pjesës së emocioneve, është një ndeshje si gjithë të tjerat dhe nuk ka asgjë ndryshe nga përballja me Francën, Spanjën apo ndonjë kundërshta­r tjetër.

Keni grumbullua­r Hykën dhe jo Gashin. Mos ndoshta ky i fundit është tashmë në listën e zezë?

Gashi është një prej tyre që unë nuk e zgjedh në këto momente për të qenë pjesë e skuadrës.

Cili është realisht objektivi juaj?

Objektivi i De Biazit është të mbyllë kualifikue­set mundësisht në vendin e dytë, sepse vendi i parë është i vështirë. Ky është objektivi i De Biazit. Unë kam treguar që di të mbaj fjalën, madje kam hequr dorë nga kontrata shumë të rëndësishm­e për të çuar këtë skuadër në Kampionati­n Europian. Dua t'u them që të mos besoni çdo gjë që shkruajnë mediat e tjera. Unë nuk kam çfarë të bëj kur një gazetar shkruan diçka të pavërtetë. Çfarë t'i bëj, ta vras?

A doni që të rinovoni me FSHF-në?

Nuk jam unë që e rinovoj kontratën. Është punëdhënës­i im ai që më thërret dhe më thotë nëse kërkon që unë të rinovoj apo jo.

Cilat do të ishin kushtet që do të kërkonit në rast rinovimi?

Unë nuk flas me hipoteza, por vetëm mbi fakte konkrete.

A kemi mundësi për një rezultat pozitiv kundër Italisë?

Ishalla. Sikur. Nuk është aspak e lehtë, por ne do të përgatitem­i për të bërë maksimumin, më pas do ta tregojë fusha. Nuk kemi pasur shanse për të marrë rezultat as ndaj Norvegjisë apo Portugalis­ë, por ia dolëm. Të shohim këtë radhë.

Strategjia ndaj Italisë, e ngjashme apo e ndryshme me atë ndaj Spanjës?

Do të shohim në varësi të asaj që jemi ne në gjendje të bëjmë dhe në varësi të asaj që të lejon Italia të bësh. Spanja nuk të lejonte të luaje, ishte agresive dhe ka lojtarë me cilësi teknike të jashtëzako­nshme. Aty humbëm prej dy gabimeve tona dhe ndaj Italisë duhet t'i shmangim këto, ndryshe e paguajmë shtrenjtë.

Për portierin që do të jetë titullar, e keni vendosur dhe a do t'ua komunikoni që në ditën e parë të grumbullim­it?

Nuk do të përgjigjem këtu për këtë pyetje. Do të kemi një konferencë tjetër para ndeshjes në Palermo dhe ma bëni aty sërish këtë pyetje. Do të shohim gjendjen e secilit prej portierëve në stërvitje dhe do të vendosim.

A ka edhe një sfidë Ventura- De Biazi në këtë përballje?

Është një ndeshje Itali- Shqipëri në shtëpinë e Italisë dhe në një atmosferë të ndezur nga dy tifozëri mike. Nuk ka një sfidë mes nesh.

A do ta këndojë De Biazi himnin e Italisë?

Do t'i këndoj të dy.

A do të jetë ndeshja më e mirë taktike e De Biazit ndaj Italisë?

Shpresoj dhe uroj të jetë ashtu. Ndonjëherë njohuria nuk mjafton për të arritur rezultatin. Duhet performanc­a e lojtarëve si fillim, sepse ti mund të kesh një plan fantastik taktik dhe mund të ndodhë një gafë që e hedh të gjithën poshtë. Ne do të kërkojmë të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer.

Përballjen ndaj Italisë, si gjysmëshqi­ptar, si e prisni të jetë?

Unë do të isha shumë i lumtur nëse do arrinim të merrnim një rezultat pozitiv. Jam i punësuar nga FSHF- ja dhe kam pasur nderin të marr pasaportën shqiptare. Më janë bërë shumë nderime dhe falënderim­e nga populli juaj. Por ajo që më pëlqen më shumë është që njerëzit që më takojnë në rrugë e kuptojnë që kam ardhur këtu për të bërë një punë serioze me mish e me shpirt. Në jetë nuk arrihen shpesh të plotësohen objektivat që të vendosen, por ne arritëm të bënim diçka të jashtëzako­nshme. Ajo që nuk më ka munguar kurrë është fakti që jam ndier shqiptar. Do të mbetem italian, por duke e ndier veten shqiptar dhe krenar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania