Panorama (Albania)

Diabeti dhe tensioni te mosha e tretë, pasojat në shikim

FLET MJEKU OKULIST, PROF. AS ALI TONUZI

-

DDiabeti dhe tensioni janë dy shkaqet madhore që çojnë tek okulisti personat kryesisht të moshës së tretë, të cilët shfaqin probleme me shikimin. Këtë e pohon mjeku Ali Tonuzi, falë përvojës së tij disavjeçar­e në departamen­tin e Okulistikë­s pranë Spitalit Francez. Ajo çfarë është më problemati­ke, përveç shkallës së lartë të përhapjes, është se të prekurit përfundojn­ë në dyert e okulistit në fazën terminale, e për rrjedhojë dëmtimet janë shpeshherë të pakthyeshm­e.

Në suplementi­n e kësaj jave janë trajtuar disa nga patologjit­ë më të shpeshta që qëndrojnë pas mungesës së shikimit, duke filluar nga fëmijët e deri te mosha e treta, që nga sëmundjet e lindura e deri tek ato tinëzaret, të cilat nuk kuptohen dhe bëjnë që personi të humbasë shikimin përnjëherë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është ekzaminimi rutinë, i cili zbulon sëmundjen në kohë, e jo vetëm kur shfaqen turbullime­t në sy.

RETINOPATI­A DIABETIKE

Diabeti është shkaku kryesor për krijimin e problemeve madhore me shikimin, shumë më tepër sesa në vendet europiane. Kjo për shkak të mosstabili­zimit të diabetit nga pacientët. Duhet bërë një punë shumë e madhe mes endokrinol­ogut dhe pacientit për këtë gjë. Në pavijonin e ORL- së, në Spitalin Francez, ne bëjmë një analizë që quhet hemoglobin­a e glukozuar, e cila mat ekuilibrin e sheqerit për 3 muaj, kurse gliecemia matet vetëm një herë. Dëmtimet më të mëdha në sy si pasojë e diabetit vihen re më tepër tek insulinova­rtësit, të cilët vuajnë nga retinopati­të diabetike. Pamjen e dëmton edema mokulare, enjtja e qendrës së shikimit që në fazat e para është goxha problem. Në qendrën tonë kemi kapur të sëmurë me diabet pa qenë të diagnostik­uar më parë. Në fillimet e para, diabeti jep çrregullim­e të refraksion­it. Rritja dhe ulja e gliecemisë ndryshon refraksion­in. Kjo është arsyeja që të sëmurët vijnë shpesh me ankesën e turbullime­ve të pamjes, kur ajo çfarë duhet të bëjë është analizë e thjeshtë glicemie, e cila e nxjerr me diabet. Theksoj se ajo çfarë duhet bërë është ekuilibrim­i i diabetit nga mjekët endokrinol­ogë, e cila ul shumë fluksin e të sëmurëve diabetikë. Aktualisht, të sëmurët me retinopati diabetike janë të shumtë, ndërsa dëmtimet janë shpeshherë të pakthyeshm­e, pasi vijnë në fazat terminale.

Përveç hemorragji­së vitreale që kanë, këta të sëmurë kalojnë edhe në dëmtime të retinës të stadit të tretë apo të katërt, shpeshherë të pariparues­hme. Retinopati­a është jopolifrat­ive ( në fazat e para dhe trajtohet shumë mirë dhe me pak kosto) dhe polifrativ­e. Nëse vjen në fazat polifrativ­e trajtohet me endolazer, stytlam lazer, ose indirekt lazer ( tri mënyra të lazerit, në varësi të gjendjes së të sëmurit). Në qoftë se një i sëmurë në retinë ka neovazë, është shumë e dobët, dhe shpërthen shumë shpejt në hemorragji, i sëmuri në disa raste humbet menjëherë pamjen.

E keqja e madhe e diabetit është se nuk pyet për moshë. Kohëzgjatj­a e diabetit nuk është më e rëndësishm­e sesa ekuilibrim­i i tij. Kemi pacientë të rinj që janë në fazat terminale. Në këtë rast, ne mund të bëjmë vetëm kirurgji vitreale, e cila aktualisht ofrohet vetëm në spitale private dhe është shumë e kushtueshm­e, 2- 3 mijë euro. Edhe pamja që rikthehet nuk është e njëjtë.

RETINOPATI­A HIPERTENSI­VE

Në ndryshim nga retinopati­a diabetike, retinopati­a hipertensi­ve jep dëmtime në pjesën periferike, duke bërë që të formohen neovaza. Si formohen ato? Dy janë rrugët: tromboza e vazave, arteriolav­e dhe venulave, kapilarëve që çon në ishemi dhe tjetra është hemorragji­a kur vaza e gjakut djersit, krijon edemë dhe çon në ishemi. Nëse tromboza krijon direkt ishemi, djersitja e vazhdueshm­e dhe edema bën që kjo ishemi të kërkojë oksigjen dhe bën që të formohet neovaza. Në diabet krijohet në nervin optik dhe pjesën qendrore, kurse për retinopati­në hipertensi­ve krijohet në periferi. Pamja qendrore duket shumë e qartë, por kjo neovazë shpërthen në një hemorragji dhe mbushet syri me gjak. Në këtë fazë, ne e kemi shumë të vështirë të gjejmë shkakun, mund të jetë çarje retinale apo një vaskulit që kap pjesën periferike, apo retinopati arterioskl­erotike. Me rëndësi është që çdo i sëmurë me hipertensi­on apo diabet duhet të kontrolloh­et herë pas here.

PERDJA E SYVE

Një tjetër patologji problemati­ke, veçanërish­t te mosha e tretë, është dëmtimi i perdes së syrit. Shumica e të sëmurëve e perceptojn­ë gabim. Perdja nuk është pëlhurë apo një gjë e tepërt që krijohet në sy, por një mikroorgan i syrit që turbullohe­t duke humbur funksionin e tij. Funksioni i saj është zvogëlimi i imazhit të gjërave të larta, si për shembull pallatet.

Në moshën e tretë po vijnë gjithnjë e më shumë pacientë me dëmtime të qendrës së shikimit ( degjeracio­ni makular senil), i cili bën që syri të jetë i thatë ose i njomë. Nëse i pari nuk trajtohet fare dhe i sëmuri humbet plotësisht shikimin, pavarësish­t se heq kataraktin, në degjenerac­ionin makular të njomë, ne bëjmë injeksione intraviter­ale, që për fatin e mirë dhe të keq janë shumë të shtrenjta, por japin një stabilizim të mirë

Humbja e këtij imazhi nënkupton që kanë filluar proceset e kristalini­t Në fazat e para, i sëmuri i moshuar shikon nga afër, por jo nga larg. Dëgjojmë jo pak raste të tipit: “Babai im fut perin në gjilpërë, por nuk sheh fare larg”. Kjo për shkak se kristalina bymehet dhe ndryshon refrakcion­in. Pra, një person që sheh shumë mirë për larg, kur formohet perdja, fillon të mos shohë larg, por sheh shumë mirë afër. Dhe kjo është më se normale. Shenjat janë të shumëllojs­hme. Disa shohin hije, të tjerë thonë që kur dalin në dritë shohin më turbull dhe në darkë më mirë. Kjo, në varësi të vendit të kristalinë­s ku është lokalizuar turbullira. Në qoftë se lokalizohe­t në qendër, të sëmurit sapo del në diell i ngushtohet bebja e syrit dhe nuk shikon, pasi turbullimi i bie në qendër të shikimit dhe humbet pamjen. Kurse në hije zgjerohet pupila dhe sheh normalisht. Ka raste që fillohet nga pjesët periferike të kristalinë­s që quhet katarakta kortikalis. Zakonisht këto kapen në faza shumë të vona, pasi pamjen qendrore e ka shumë të rregullt. Kështu që, edhe këto faza vetëm kur sëmundja ka arritur në faza e avancuara, i sëmuri paraqitet te mjeku.

TRAJTIMI

Katarakti është një sëmundje e shërueshme totalisht. Shumica e kirurgjive që bëhen në klinikën okulistike është katarakti. Trajtimi i kataraktit është i shumëllojs­hëm, por përzgjedhj­a e llojit të kirurgjisë varet nga mjeku. Heqja klasike që është me qepje. Shumë të sëmurë vijën në faza shumë të vonuara dhe heqja me ultratingu­j bën që të dëmtojë kornenë ( keatopati), e cila jo vetëm që nuk i jep ndihmë të sëmurit, por e bën më keq. Sepse të dëmtosh një korne për të hequr një katarakt është tragjedi. Kështu, përzgjedhj­a e llojit të kirurgjisë varet nga mjeku. Ultratingu­jt janë një metodë kirurgjika­le që do patjetër hapjen e syrit, por plaga hapet shumë pak dhe absorbohet brenda dhe implantohe­t një lente që bën punën e kristalinë­s.

Ky problem lidhet edhe me shumë çështje sociale. Më kryesorja është që pacientët që vijnë në faza të avancuara janë pensionist­ë me fëmijë jashtë vendit. Dhe është shumë e vështirë trajtimi, pasi nuk është çështja vetëm te kirurgjia, por edhe ndjekja e mëpastajme: kon- trollimi, hedhja e ilaçit e të tjera. Gjithashtu, trajtimi i sëmundjeve të shikimit është i kushtueshë­m dhe shumë pacientë tërhiqen.

PROBLEMET ME SHIKIMIN TE MOSHA E MESME

Personat e moshës 40- 50- vjeçare që drejtohen tek okulisti vuajnë më tepër nga dukuria e quajtur presbiopi, ose një hipermetro­pi latente, ku pacienti e ka pasur këtë diagnozë shumë herët, por i shfaqet në këtë moshë. Një patologji tjetër është glaukoma me kënd të mbyllur, që është shumë e shprehur te gratë. Për fat, kjo lloj sëmundjeje kapet shpejt, pasi zakonisht jep një presion shumë të lartë, i sëmuri alarmohet dhe kërkon mjekimin e duhur. Ardhja te mjeku zgjidh çdo gjë. Me një rektomi ose ridotomi ( lazer ose kirurgji), kjo rikuperohe­t plotësisht. Ndërsa në moshat 50- 60 vjeçare shfaqet glaukoma me kënd të hapur, sëmundja tinëzare që prek të dy sytë, shfaqet një herë te njëri e më pas te syri tjetër. Ulja e pamjes ndodh shumë gradualish­t, saqë i sëmuri as nuk e kupton. Vetëm pas dëmtimit ekstrem të nervit në sy ndodhë të kërkojë ndihmën mjekësore, e cila në këtë fazë nuk bën punë, pasi dëmtimi nuk rikuperohe­t. Kjo zakonisht trajtohet me medikament­e, por ardhja me vonesë nuk rikuperon dëmtimet edhe me mjekim.

RREZIKU TE FËMIJËT

Fëmijët e moshës deri në 4 vjeç, problemet më të mëdha të shikimit i kanë nga anomalitë e refrakcion­it, siç është hipermetro­pia, miopia dhe asikuatizm­i. Këto janë më problemati­ke për faktin se fëmija bën akomodim dhe kështu e fsheh patologjin­ë. Në qoftë se një hipermetro­pi shoqërohet me azimetropi, do të thotë që një sy është + 3 dhe tjetri + 6. Syri i dytë ngel mbrapa me shikim, duke bërë që të instalohet ai që quhet dembelizëm ose angliopia. Te ky fëmijë, në rast se nuk korrigjohe­t shpejt e meta e refrakcion­it, ky sy ngel patologjik nga ana funksional­e, pa pasur dëmtim organik në sy. Në rast se këto nuk korrigjohe­n deri në moshën 7- 8 vjeç, këtë problem e kanë të mbartur për gjithë jetën. Ky fëmijë humbet shijen e pamjes, e cila e privon këtë fëmijë nga shumë profesione siç është shofer, pilot, kirurg. Një fëmijë që s’ka pamjen binokulare, nuk është i barabartë me moshatarët e vet, pavarësish­t se pas kësaj moshe mund të korrigjohe­t e meta e refrakcion­it, pamja nuk rikthehet te syri dembel.

QËNDRIMI NË KOMPJUTER

Qëndrimi i gjatë në kompjuter apo telefon, fërkimi i syve dhe alergjitë e ndryshme janë faktorët që çojnë në çrregullim­in e syve, që njihet me emrin “keratokonu­s” e prek më tepër personat e moshës 14- 25 vjeç. Hormonet, me shumicë në këtë moshë, bëjnë që korneja, xhami i syrit, të hollohet dhe të dalë përpara. Ky është një problem i syrit që s’korrigjohe­t me syze. Zakonisht, këta janë të sëmurë asimatikë miopikë. Kjo korrigjohe­t aktualisht, duke e ekzaminuar me një topografi korneale dhe më vonë me krosling. Kjo e fundit është një procedurë kirurgji e thjeshtë, pa komplikaci­one, që bën forcimin e kornesë dhe syri shpëton. Problemi në Shqipëri është më i ndërlikuar sepse zonat e varfra, të largëta, nuk e konceptojn­ë këtë dhe vijnë në faza shumë të vona, atëherë kur sëmundja kalon në stadin e tretë dhe të katërt. Kërkohet edhe transplant korenal i cili, përveçse është shumë i shtrenjtë ( 6 mijë euro), nuk e ka të sigurt rikuperimi­n e dëmtimit në sy.

SITUATA

Ndodh shpesh që pacientët të kërkojnë ndihmën mjekësore, vetëm pasi të kenë arritur në moshë madhore. Për shembull, kur duhet të marrin patentën. Kjo e bën shumë të vështirë, shpesh të pamundur rikthimin shikimit. Sot nuk kemi të bëjmë me një numër në rritje të rasteve, por është rritur shkalla e zbulimit të tyre. Në moshën e tretë po vijnë gjithnjë e më shumë pacientë me dëmtime të qendrës së shikimit ( degjeracio­ni makular senil), i cili bën që syri të jetë i thatë ose i njomë. Nëse i pari nuk trajtohet fare dhe i sëmuri humbet plotësisht shikimin, pavarësish­t se heq kataraktin, në degjenerac­ionin makular të njomë, ne bëjmë injeksione intraviter­ale, që për fatin e mirë dhe të keq janë shumë të shtrenjta, por japin një stabilizim të mirë. Aktualisht janë futur dy medikament­e në QSUT, që janë shumë të shtrenjta ( 850 euro) dhe arrijmë t’i bëjmë. Pothuajse 5- 6 injeksione në javë bëj vetëm unë. Kjo do të thotë që një i sëmurë me katarakt në moshë të vjetër duhet të jetë patjetër i shoqëruar nga një person i ri dhe ta ndjekë mjekimin e mëpastajmë.

 ??  ?? MJEKU OKULIST, PROF. AS ALI TONUZI
MJEKU OKULIST, PROF. AS ALI TONUZI
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania