Panorama (Albania)

Martin Schulz, lojtar serioz!

- SABINE KINKARTZ* * D. W.

Në kongrese të partive tregohet zakonisht një unitet i madh me ceremoni festive. Muzikë triumfalis­te, brohoritje, duartrokit­je frenetike, fytyra që shkëlqejnë. Të gjitha i kemi parë edhe më parë. Por e jashtëzako­nshmja e Kongresit të SPD ishte që Martin Schulz përjetoi diçka që nuk është përjetuar më parë. Euforia e 2500 delegatëve dhe mysafirëve në Kongres ishte e vërtetë dhe jo vetëm e aktruar. Schulzi është kryetari i parë i SPD, i cili në këtë post zgjidhet pa asnjë votë kundër!

Por a ka të bëjë kjo me politikë, me përbërje, substancë? Për këto gjëra Martin Schulz nuk ka ofruar tepër koncepte dhe do të zgjasë edhe të paktën tre muaj deri sa ta paraqesë programin e plotë të partisë - në fund të qershorit. Ka shumë tema ku mund të shtrohen pikëpyetje, por kjo nuk është tema e tanishme.

KRENARI DHE ENTUZIAZËM

Për momentin bëhet fjalë për fakte, program dhe angazhim në nivelin politik. Bëhet fjalë për simbole, projeksion­e dhe pritje. Martin Schulz shërben për ngritjen e ndjenjës dhe këtë e bën shumë mirë. Ai plotëson një vakum emocional me shumë lehtësi dhe entuziazëm. Shton krenarinë e të qenët socialdemo­krat, që në 10 vitet e fundit nuk ka qenë fare e lehtë. SPD është kritikuar shpesh për tradhtimin e vlerave elementare socialdemo­krate.

Kur Martin Schulz thotë se do të ndryshojë diçka, pavarësish­t se çfarë - kjo shihet si një ilaç për zemrat socialdemo­krate. Kjo është një ndjenjë shprese, sepse bëhet fjalë për “drejtësi”. Tani kujtohet shpesh koha e madhështis­ë së socialdemo­kratit Willy Brandt. Të tilla janë ndjenjat. Me mijëra per- sona janë kthyer në SPD. Partia ka fituar peshë. A thua Martin Schulz është vërtet një alternativ­ë për Angela Merkel?

POLITIKANI I RI

Një alternativ­ë, sipas së cilës Martin Schulz shihet si “personi i ri”, pavarësish­t se tingëllon paradoksal­e. Schulz ka qenë më parë kryetar i Parlamenti­t Europian dhe nuk ka rënë prej qiellit. Por politikanë­t e nivelit europian vërtet trajtohen shpesh si me pikë prej një planeti tjetër, sepse rrallë paraqiten në Gjermani, ndërsa Brukseli duket politikish­t larg. Nga kjo perspektiv­ë, Martin Schulz mund të shihet si një figurë e re. Në anën tjetër, ai nuk e përsërit gabimin e ndonjë të riu në politikë, sepse ka profilin e vet politik, e di shumë mirë si të paraqitet dhe çfarë të thotë. Ai ka gjestikuli­met e duhura, mimikën dhe e di se cili buton duhet shtypur në momentin e caktuar. Me këto gjëra ka një sukses shumë të madh në qytetet më të vogla dhe në fshatra, sepse njerëzve atje u jep ndjenjën se dikush vërtet po interesohe­t për ta dhe po i dëgjon mendimet e tyre. Jo si politikanë­t e tjerë që rrinë në Berlin dhe shkojnë në vendvotime­t e tyre për vetëm disa orë.

DO TË VAZHDOJË MBËSHTETJA DERI NË SHTATOR?

Pyetja më e madhe është nëse kjo eufori do të zgjatë deri në shtator? Ai tani është kryetar partie dhe kandidat për kancelar. Ai është numri një i SPD, i cili duhet të caktojë drejtimin politik, por edhe të mbajë përgjegjës­i. Schulz nuk është anëtar i Qeverisë dhe nuk duhet të ketë shumë kujdes për kritika ndaj saj. Ai mund të sulmojë Qeverinë dhe të profilohet. Ka një liri politike, që nuk e kanë të tjerët. Kjo i jep një përparësi të jashtëzako­nshme. Fillimi është në rrugën e duhur, sepse njerëzit janë të interesuar për një botë me drejtësi. Kjo është një temë atraktive. Nëse Martin Schulz nuk bën shumë gabime në gjashtë muajt e ardhshëm, do të ketë shumë shanse që me 24 shtator vërtet të luajë një rol shumë të rëndësishë­m.

Fillimi është në rrugën e duhur, sepse njerëzit janë të interesuar për një botë me drejtësi. Kjo është një temë atraktive. Nëse Martin Schulz nuk bën shumë gabime në gjashtë muajt e ardhshëm, do të ketë shumë shanse që me 24 shtator vërtet të luajë një rol shumë të rëndësishë­m

 ??  ?? Martin Schulz
Martin Schulz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania