Panorama (Albania)

Nga Zylyftar në Spartak, hetim KQZ- së për formularët e deputetëve

Kush janë 15 përfaqësue­sit e partive në Kuvend që kanë ndryshuar gjeneralit­etet në formularin për dekriminal­izimin

- FATION BINJAKU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riverifiko­jë sot formularët e vetëdeklar­imit për 21 zyrtarë të lartë, nga të cilët 13 deputetë dhe 8 kryetarë bashkish.

Por përfshirja e emrit të ish- kryeminist­rit Sali Berisha në listën e deputetëve që preken nga ligji i dekriminal­izimit, ka ngjallur disa pikëpyetje. Sali Berisha do të rikontroll­ohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ai në formularin e parë që ka depozituar në Kuvend, nuk ka deklaruar ndërrimin e datëlindje­s dhe të emrit. Sipas të dhënave të Gjendjes Civile që janë dorëzuar në KQZ, rezulton se ish- kryeminist­ri Berisha në regjistrat zyrtarë figuron me emrin Salih, po ashtu me datëlindje­n 01.07.1944. Ndërsa rezulton se në vitin 2009, Berisha ka kërkuar të korrigjohe­t datëlindja, duke deklaruar atë si i lindur më 15.10.1944. Sipas KQZ, Berisha nuk e ka deklaruar këtë fakt kur ka dorëzuar formularin herën e parë, por ka kërkuar që këto të dhëna të korrigjohe­n jashtë afatit ligjor. Një tjetër deputet që do të rivlerësoh­et nga KQZ është Spartak Braho. Ky i fundit, përveçse nuk ka deklaruar një dënim të vitit 1995 për shpifje, nuk ka deklaruar gjithashtu dhe ndryshimin e emrit. Sipas të dhënave të Gjendjes Civile, ai ka ndërruar emrin nga Zylyftar në Spartak. “Në aktin e lindjes nr. 258, datë 15.09.1951, emri rezulton ‘ Zylyftar’. Me procesverb­al nr. 936, datë 21.12.1970, ndryshon emrin nga ‘ Zylyftar’ në ‘ Spartak’”, thuhet në raportin e Gjendjes Civile. Edhe deputeti tjetër i LSI- së, Ylli Shehu, rezulton të mos ketë deklaruar ndërrimin e gjeneralit­eteve, po ashtu dhe një dënim për kontraband­ë. Sipas Gjendjes Civile, deputeti i LSI-së ka pasur emrin Ylli Lala, por ka ndryshuar mbiemër më vonë në Shehu.

Në listën për riverifiki­m të formularit është dhe emri i Vangjel Dules. Ky i fundit rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklar­imit ndryshimin e gjeneralit­eteve të prindërve. Sipas Gjendjes Civile, deputeti i PBDNJ- së nuk ka deklaruar ndërrimin e emrave të prindërve. “Në aktin e lindjes, të dhënat e emrave të prindërve janë hedhur gabim. Emri i babait ‘ Jorgo’ dhe emri i nënës ‘ Garufo’. Me vendim gjykate nr. 363, datë 04.12.1970, janë korrigjuar emrat në ‘ Jorgji’ dhe ‘ Jorgjia’”, thuhet në raportin e Gjendjes Civile të dorëzuar në KQZ. Edhe deputeti i PD- së, Gjovalin Bzhetaj, do të riverifiko­het nga KQZ. Edhe ky i fundit nuk ka deklaruar ndërrimin e emrit nga Gjon në Gjovalin. Në materialin që Gjendja Civile i ka dorëzuar KQZ-së, figuron emri i deputetit të PDIU- së, Aqif Rakipi. “Në aktin e lindjes nr. 146, datë 16.04.1964, rezulton me emrin ‘ Haqif’”, thuhet në materialin e dorëzuar në KQZ.

 ??  ??
 ??  ?? Spartak Braho
Spartak Braho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania