Panorama (Albania)

Kështjella­t e bukura të fëmijës

- SPIRO SAQELLARI

Edhe pse ende mëngjes e Bledushi i vogël po gatitet të shkojë në shkollë, nëpër shtëpi gjëmon si një...

diktator i vogël, me figurë e zë, televizori. Për ta parë, televizori­n ai nuk e shikon dot se ndërkohë po bën çiçin, po zërin ia dëgjon; Një gjyshe e vetmuar desh u dogj nga shkëndijat e oxhakut… një pemë ra dhe shkatërroi makinën poshtë saj… një gjel deti në Baldushk kishte ngrënë të zotin. Një vdiq këtu… një u vra atje… një tjetër iku… një vodhi… Po Bledi, pa e vrarë shumë mendjen për çfarë dëgjon, vazhdon ritmin e tij të përgatitje­ve për në shkollë. Pasi bëri kak e çiç, u ul të hante mëngjes. Tani, jo vetëm dëgjonte çfarë thuhej, por edhe shikonte tetën folëse, të bukur që ulërinte nga ekrani. Po prapë Bledi, edhe pse shikonte e dëgjonte kutinë me drita, mendonte gjëra të tjera. Kush e ruan atë nga ky rrëmet informacio­ni me budallallë­qe e tmerre të mëdhenjsh?

Patjetër vetja e tij! Se të jetë për ne, të mëdhenjtë…! Do ta fusnim në botën tonë të ligë, që pa lindur. Fëmijët dinë bukur, në mendjen e tyre, të merren me gjëra të tjera kur ambienti dhe njerëzit përreth bëhen të padurueshë­m. Fatkeqësis­ht, ne, të mëdhenjtë, të tillë bëhemi shpesh. Ndodh dhe futemi në imagjinatë­n e tyre, fare pa takt e bëhemi imponues. Minojmë, pa dashje, rritjen e tyre.

Vite më parë, kur vajza ime e vogël ishte Kështjella­t e bukura të fëmijës vërtet e tillë, por që mua më dukej e madhe, më ka dhënë një mësim që s’e harroj kurrë: Atë, të të menduarit para se të flasësh për të dhënë një mendim, këshillë apo thjesht një opinion. E sidomos fëmijës!

Kthehem nga puna dhe dhomën e gjumit e gjej të mbushur me rroba e kremastarë të nxjerrë nga dollapët; një dyqan i vërtetë ku nuk mungonin as çmimet, të shkruar bukur dhe vendosur si etiketë mbi të gjithë “mallin”. Mbathje e kanatiere, të lira e të shtrenjta, kostumi im i dhëndërisë që shitej për hiçmosgjë. Këmisha “gabi” e “firmato” me të njëjtin çmim… Në mes të kësaj gjullurdie, vajza që jepte e merrte me vete: tregonte cilësinë, çmimin, bënte pazar me “klientët” si shitëse e shkuar shitëses…

Lëshova një “akoma ti me këto”, sikur vija nga bota e pyllit dhe jo nga një qendër për fëmijë ku kisha folur bash për këto probleme dhe po kisha dhënë edhe këshilla sesi të luanim me fëmijët e t’i nxisnim ata të luanin e të fantazonin. Vajza s’ma vari fare, por luajti sa deshi dhe më pas filloi të merrej me mësimet. Më ndenji pak rëndë, gjë që më bëri të mendohem përse, dhe të kuptoj atë çka ju thashë më lart e do t’ju them edhe pak më poshtë: Ambienti ku jetonim e jetojmë, beton si bunker; tërë fëmijët nëpër shtëpitë e tyre ( ata nuk kanë ku të luajnë dhe sot, jo më atëherë që ishte koha e pushkës); televizori, atë kohë vetëm jepte bilancet e kërdisë që po bëhej në njerëz; me motrën nga dhoma tjetër ishin mërzitur së ndenjuri bashkë; ne po, kur vinim nga puna, domethënë nga jashtë, prapë hapnim televizori­n të shkonim po jashtë, e më jashtë akoma… Atëherë, si ta mbronte veten nga gjithë këto çudira ky fëmijë?

Rruga që kishte gjetur ishte e mrekullues­hme: hap një dyqan dhe merru me njerëzit e mirë që ke në mendjen tënde… Dhe unë, në vend që ta mbështesja në këtë aktivitet “çiliminjsh” në dukje, por madhështor në efektet e tij, “pëllita”, edhe pse lehtë, fjalën që kurrë s’duhej ta kisha thënë.

Pas disa ditësh, kur e gjeta përsëri në “dyqanin e saj”, përshëndet­a si një klient i mirë, e pyeta si po i shkonte pazari, pyeta për çmimin e tutave, “i bleva”, i vesha dhe e lashë në “kështjellë­n” e saj të mrekullive. Për atë, besoj se vajti mirë, po mua jehona e pëllitjes ende më gjëmon në veshë.

Pse veprojmë kështu? Nuk e mendojmë? E bëjmë pa të keq? Apo jemi

xhelozë ngaqë s’jemi më të zotët të ndërtojmë kështjella të tilla?

Them se është pak nga të gjitha. Ne, të mëdhenjtë, luajmë shumë pak, ndaj dhe e kemi humbur “lezetin” e saj. Ne jetojmë më shumë me të shkuarën dhe të ardhmen. Ah, si nuk e bëra kështu… patjetër do ta bëj ashtu… ikën, do vijnë etj. E tashmja na ikën duke menduar. Loja, aktiviteti të bën ta jetosh të tashmen. Fëmijët e dinë këtë, e ndiejnë duhet thënë më mirë. Po ne, duam t’i rrisim me pahir. Jepi; hajt je burrë; mos u bëj çilimi. Akoma ti me këto…

Lërini fëmijët, shpeshherë, në botën e tyre dhe mos iu ngatërroni nëpër këmbë me këshilla e qortime. Ndihmojini patjetër në fantazitë e tyre, shtyjini më tej… por kaq. Lërini të imagjinojn­ë vetë. Kujtoni filmin e të madhit Beninji, “jeta është e bukur”. I ndërtuar në mënyrën e një alegorie, tregon se si një baba, nga dashuria për të birin, e mbron nga trauma me gjuhën e lojës. I fsheh tmerrin me anë të një rrengu imagjinar.

Këto mekanizma mbrojtës të fëmijës, kjo fuqi madhështor­e e fantazisë e ruan atë nga lajthitjet e të mëdhenjve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania