Panorama (Albania)

Arbana: Të ndalohen?! Ç'të shohim, si bëhet seks?

“Këta duan të na lënë pa kujtime, pa dëshmorë, pa mite”

- Reshat Arbana

Nuk është për t'u çuditur që të gjithë ata, aktorë, regjisorë, e gjithë të tjerët që kanë qenë pjesë e paskuintav­e të realizimit të filmave shqiptarë, të revoltohen ndaj një propozimi shashkë që hidhet në media, për të ndaluar gjithë punën e tyre.

Është për t'u thënë që kemi telefonuar shumë nga emrat që kanë bërë historinë kinematogr­afike, aktorë e regjisorë me emër, që kanë refuzuar të bëhen pjesë e këtij debati, vetëm pse nuk arrijnë t'i gjejnë qëllimin, arsyen e shkrepjes fillestare të kësaj ideje për t'u marrë me artin në "mes të luftës". Duhet thënë gjithashtu se asnjëri prej atyre që nuk donin të bënin një deklaratë publike, për të mos i dhënë rëndësi të kotë kësaj "teme pa temë", nuk mohon se sistemi ka qenë fund e krye problemati­k, se kanë bërë edhe ata kompromise­t e tyre për të jetuar, për të mos u harruar burgjeve si modelet që nuk u kurseheshi­n çdo sezon. Bënin sikur nuk kuptonin për të shpëtuar idenë që kishin krijuar, për të shmangur urdhëresat që lindnin në çdo orë të ditës a natës. Shumë regjisorë kanë realizuar filma që, në një kohë tjetër, as do t'i mendonin si punë të tyre, mirëpo e kanë bërë pikërisht për t'i ikur propagandë­s. Sigurisht që nuk mund ta bënin gjithmonë dhe ndoshta nuk e bënin të gjithë, por kjo ishte përpjekja e vazhdueshm­e e shumicës. Janë shumë të pakta rastet kur censura nuk ka ndërhyrë, pas premierës për parinë, në një film shqiptar. Kujt regjisori a skenaristi nuk i dhembte tjetërsimi i krijimit? Kush pranonte me aq kënaqësi listën e vërejtjeve për t'u rikthyer edhe një herë

-" Qortimet e vjeshtës" ( 1982). -" Besa e kuqe" ( 1982). -" Nëntori i dytë" ( 1982). -" Dora e ngrohtë" ( 1983). -" Një emër midis njerëzve" ( 1983).

në sheshxhiri­m, për të bërë punën që duhej? Përgjigjet që keni ju të gjithë i kanë edhe ata që i realizuan këta filma. Aktori Reshat Arbana ka bërë më shumë se 40 të tillë dhe nuk ka sesi ai apo të tjerë të pranojnë fshirjen e jetës së tyre. Ca për shkak të timbrit të zërit që ia njohim të gjithë e ca për shkak të revoltës që ndien, Arbana nuk është i qetë kur e pyet në lidhje me diskutimin e filmave të komunizmit. "I vlerëson shumë këta njerëz nëse u jep përgjigje. Mendova të mos thosha asgjë, siç di se kanë bërë shumë të tjerë, por në një mënyrë u duhet treguar vendi. Kush janë këta njerëz?! Nga dolën?!"

REAGIMI I PLOTË I RESHAT ARBANËS

Kush nuk e ka parë apo do të refuzonte të shihte filma si "Kapedani", "Dora e ngrohtë", "Flutura në kabinën

Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet jetës së Qemal Stafës. E megjithatë, filmi zhvillohet në funksion të propagandë­s së regjimit komunist, mbi fillesat e lëvizjes komuniste dhe rëndësinë e saj, duke dhënë mesazhin se vetëm komunizmi e shpëton Shqipërinë.

Bazuar në ngjarje të vërtetë. U kushtohet "5 heronjve të Vigut". Filmi është manipulim historik, pasi dihet se Mirdita në atë kohë nuk e pranonte regjimit komunist që po sillnin partizanët.

Bazuar në ngjarje të vërtetë. Pavarësish­t se në përgjithës­i është film që përpiqet t'i shpëtojë ndikimit të regjimit në të, nuk ka mundur ta realizojë plotësisht këtë gjë. Filmi minimizon rolin e shtresave të pasura të vendit, madje i paraqit ato si "reaksionar­e", sepse u jep rol kryesor fukarenjve. Këta të fundit ( vegjëlia), sipas parimeve të luftës së klasave kanë marrë protagoniz­min historik. Figura jo të spikatura, si p. sh., Hysen Hoxha ( xhaxhai i Enver Hoxhës), dalin në rolin e protagonis­tëve aktivë të atyre ngjarjeve.

Një film tipik agjitativ, i mbizotërua­r nga parimet e luftës së klasave, ku një armë kriminale e Partisë së Punës si Sigurimi i Shtetit, ka marrë rol edukativ. Në film demaskohen "klasat e përmbysura", të cilat kanë marrë rrugën e vagabondaz­hit dhe vjedhjes ( akte të cilat në fakt i ushtronte prej vitit 1944 regjimi komunist). Hetuesi po ashtu është personazh i dashur, i cili madje del edhe xhiro me ish- të pandehurin, i cili ka hyrë në "rrugë të drejtë", pas dënimit që i dha partia. "Dora e ngrohtë" është Partia e Punës, në fakt dorë xhelati, përgjegjës­e për sa e sa krime në këtë vend.

Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet jetës së Avni Rustemit, por i paraqet të gjitha faktet historike në mënyrë në shtrembër, në funksion të politikës së Partisë së Punës. Falsifikoh­et si ngjarja e atentatit mbi Esat Totpanin, zhvillimet politike të viteve 1920- 1924, zgjedhja e Avni Rustemit deputet, zija e pambajtur për nderin e Le- time", "Hije që mbeten pas", "Kur hapen dyert e jetës", "Jeta në duart e tjetrit" e shumë e shumë filma të tjerë ku Reshat Arbana ka qenë, në mos personazhi kryesor, një ndër më të spikaturit. Nisur pikërisht nga kjo, nga fakti që njerëzit i njohin edhe batutat filmave të tij, gjëja e parë që na thotë është: "Pse na pyesni ne, përgjigjja jonë, pak a shumë, dihet. Pyesni njerëzit e thjeshtë, ata që i shohin filmat përditë... një herë, pesë, dhjetë... Ky vend ka probleme aq të mëdha sa është vërtet e turpshme të merresh me diskutime të tilla. Pse nuk merren me gjëra të rëndësishm­e këta njerëz, por shpikin debate të kota që nuk i vlejnë askujt, për çfarë e bëjnë, për të çorientuar njerëzit?! Ku e kanë hallin? Çdo ditë po shohim në televizor lloj- lloj emisionesh të pavlera që nuk i hyjnë në punë askujt. Debate pa interes për të mbushur orët. Çfarë duhet të shohim e të dëgjojmë tani ata njerëz që dalin e na tregojnë se si të bëjmë seks?! Se tani u bëka seks edhe treshe, edhe katërshe edhe me dhjetë vetë?! Çfarë janë këto idiotësira!? Nuk e meritojnë vëmendjen tonë këta njerëz, jo. Askujt nuk i bie ndër mend komunizmi, ç'është kjo frikë absurde që do të rikthehet. Unë kam bërë 40 filma në atë kohë, pa u paguar. Sot marr para edhe vetëm për një rol, as që i krahasoj kohët. Nuk duhet abuzuar me këtë. Tani ngrihen ca të mençur që na japin mend", përveç reagimit të parë të revoltuar të Arbanës, shtrohen edhe pyetja të tjera që ai vetë i ka ngritur. "Kush jemi ne? Nga vijmë? Këta duan të na lënë pa kujtime, pa dëshmorë, pa mite. Nuk dua ta zgjas më këtë bisedë, sepse ju thashë që nuk meritojnë kaq shumë vëmendje, por dua ta mbyll duke cituar Skënder Luarasin që thotë: "E gjithë bota i krijon heronjtë nga balta, ndërsa ne i kemi dhe duam t'i fshijmë". ninit në parlament etj. Filmi përshkruhe­t nga filli i luftës së klasave dhe i përçarjes.

Film televiziv. I kushtohet vigjilencë­s së organeve të Sigurimit kundër shqiptarëv­e jokomunist­ë. Në një shënim të kohës thuhet se ky film pasqyron përpjekjet e "mbeturinav­e të reaksionit në bashkëpuni­m me agjenturat e huaja", kundër vendosjes së regjimit komunist. Këto përpjekje në fakt, pra çdo orvatje për të kundërshtu­ar regjimin, janë pozitive.

-" Koha nuk pret" ( 1983).

Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet komunistit Vasil Shanto. Por filmi përmban manipulime të shumta historike, sepse mbizotëroh­et nga parimet e luftës së klasave dhe urrejtjes mbi forcat e tjera politike jokomunist­e. Veprimet terroriste paraqiten si patriotike.

Bazuar në ngjarje të vërtetë. Por nuk i shpëton frymës së manipulimi­t të fakteve. Qysh në fillim mashtrohet me faktin e arrestimit në Itali të personazhi­t real Ludovik Nikaj, i cili rezulton se ka ardhur vetë në vitin 1945 dhe nuk e ka arrestuar kush. Në qendër të filmit janë ngjarjet e majit 1942 në Tiranë, kohë kur gjithë dokumentac­ioni i Partisë Komuniste ra në dorë të italianëve. Por filmi nuk njeh fare si protagonis­të drejtuesit e Partisë Komuniste, si Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, duke u orvatur haptazi ta paraqesë Enver Hoxhën si drejtuesin e PKSH- së. Po ashtu personazhi që është në rolin e Zef Ndojës, nuk u vra në qeli, por u vra pasi u arratis nga burgu.

Bazuar në ngjarje të vërtetë. Faktet janë shtrembëru­ar të gjitha. Qëllimi i filmit është të sjellë vijimësinë armiqësore të Ballit Kombëtar.

Filmi synon të fusë frymën e përçarjes dhe denoncimit brenda familjes. Në një shoqëri si ajo komuniste, e ndërtuar e gjitha mbi bazën e vjedhjes së pasurisë së tjetrit dhe mbi krimin, nuk ka asnjë lloj të drejte të bëjë moral për gjëra të vogla korrupsion­i.

-" Asgjë nuk harrohet" ( 1985). -" Hije që mbeten pas" ( 1985).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania