Panorama (Albania)

Sulm para Parlamenti­t britanik, katër të vrarë

Eliminohet nga policët agresori Abu Izzadeen, mendohet se kryeson listën e personave më të rrezikshëm në Britani

-

Fiks një vit pas sulmit terrorist në Bruksel, një tjetër ngjarje godet në zemër të Europës, në Londër.

Tre persona dhe një terrorist mbetën të vdekur pas masakrës së një agresori, i identifiku­ar si Abu Izzadeen, pjesë e organizatë­s terroriste "Al Ghurabaa", në urën "Westminist­er" të Londrës dhe përpara Parlamenti­t. Ngjarja u shënua pasditen e djeshme, kur një makinë u pa mbi urën "Westminist­er" teksa lëvizte në mënyrë të çoroditur mes njerëzve, për t'iu drejtuar më pas godinës së Parlamenti­t, në përpjekje për të hyrë në ndërtesë deri në momentin që sulmuesi u qëllua nga policia londineze. Sipas "The Indipenden­t", subjekt i sulmit mendohet të ketë qenë Kryeminist­rja Theresa May, e cila thuhet të ketë qenë vetëm 40 metra larg vendngjarj­es, përpara se të evakuohej. Sakaq, Dhoma e përfaqësue­sve pezulloi në moment seancën, ndërsa ligjvënësv­e iu kërkua të qëndrojnë brenda Parlamenti­t. Sulmi i një dite më parë, ku veç agresorit mbeti i vrarë një polic dhe dy persona të tjerë u shtypën me makinë, është i fundit nga një varg incidentes­h të ngjashme në të gjithë botën, ku ekstremist­ët kanë përdorur armë të ftohta dhe automjete për të vrarë sa më shumë njerëz. Britania ndodhet në gjendje alarmi, të dytin më të rëndë pas ngjarjes së korrikut të vitit 2005, ku katër islamikë vranë 52 persona në një sulm vetëvrasës në metronë e Londrës, në atë që u quajt sulmi më i rëndë në kohë paqeje.

DËSHMITË

Agresori thuhet të ketë qenë i vetëm teksa drejtonte automjetin 4X4 në urën "Westminist­er", duke lënë të plagosur më shumë se 20 persona, mes të cilëve nxënës francezë. "Ne po fotografon­im ' Big Ben', kur pamë shumë njerëz të vraponin drejt nesh e më pas një aziatik, rreth të 40-ave, që mbante një thikë të gjatë në dorë. Më pas dëgjuam tri të shtëna. Pasi kaluam rrugën, burri ishte shtrirë në tokë, i mbuluar në gjak", deklaroi një nga dëshmitarë­t okularë, Jayne Wilikson. Sakaq, një tjetër person i ndodhur aty vetëm disa sekonda më përpara, thotë se kishte parë njerëz të fluturonin në ajër, teksa terroristi i godiste me makinë. "Pashë një automjet të zi me shpejtësi duke shkuar drejt këmbësorëv­e që ndodheshin në urë. Kam parë shumë njerëz në ajër. Menjëherë mendja më shkoi për një sulm terrorist", thotë një dëshmitare okulare, Bernadette Kerrigan. Teksa ne po ecnim mbi urë, pamë njerëz të shtrirë në tokë. Pa dyshim, ishin të plagosur. Më pas erdhi shërbimi emergjent. Të gjithë po vraponin". Zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Tobias Ell- wood, ishte në mesin e atyre që nxituan për të ndihmuar policin e qëlluar me thikë. Ky i fundit mësohet të ketë humbur të vëllain gjatë bombardime­ve në Bali.

NGJASHMËRI­A E HABITSHME

Sulmi i djeshëm terrorist ka një ngjashmëri të habitshme me atë të Kanadasë, në tetor të vitit 2014. Në këtë incident është përdorur gjithashtu një makinë në një sulm ndaj policëve dhe u parapri degradimi i situatës për shkak të ndërhyrjes së shpejtë. Në sulmin e parë, një person i armatosur, i identifiku­ar si Michael Zehaf Bibeau, qëlloi një punonjës sigurie para ndërtesës së Parlamenti­t në Otavë, më pas u fut në makinë në drejtim të tij. Niveli zyrtar i kërcënimit nga terrorizmi ndërkombët­ar raportohet të jetë në nivel shumë të rëndë, duke nënkuptuar se sulme të ngjashme janë të mundshme të ndodhin, një situatë që vijon prej më shumë se dy vitesh. Ngjarja dramatike vjen pak javë pasi u zbulua se shërbimet e sigurimit në Mbretërinë e Bashkuar kanë dekonspiru­ar planin për 13 sulme të mundshme terroriste në më pak se 4 vjet. Zëdhënësja e liberal- demokratëv­e, baronesha Randerson, tha se vendet janë veçuar në bazë të besimeve fetare. "Sigurisht që niveli i sigurisë duhet të jetë i lartë në çdo kohë, por kjo ngjarje duhet të shpjegohet me detaje".

 ??  ?? Makina e autorit të sulmit para Parlamenti­t në Londër
Makina e autorit të sulmit para Parlamenti­t në Londër
 ??  ?? Pak minuta pas sulmit, gjatë dhënies së ndihmës së shpejtë për të plagosurit
Pak minuta pas sulmit, gjatë dhënies së ndihmës së shpejtë për të plagosurit
 ??  ?? Policia në vendi ku ndodhi sulminë Londër
Policia në vendi ku ndodhi sulminë Londër
 ??  ?? Qirjako Qirko
Qirjako Qirko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania