Panorama (Albania)

Rivlerësim­i i shtëpive, dokumentet për Hipotekën

Procedura 48 orë, tapia dorëzohet pas plotësimit të formularit

-

Qytetarët që janë të interesuar të kryejnë rivlerësim­in e shtëpisë fillimisht duhet të paraqiten në zyrat e regjistrim­it të pasurive të patundshme për të plotësuar formularin “Kërkesë për rivlerësim”.

Pas plotësimit të formularit, qytetarët duhet të dorëzojnë edhe disa dokumente për procesin e rivlerësim­it, të publikuara në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Gazeta boton dokumentet që nevojiten për qytetarët që kërkojnë të rivlerësoj­në shtëpitë me çmimet fiskale të Hipotekës, apo kur rivlerësim­i do të bëhet nga vlerësuesi­t privatë të pasurisë. Sipas Zyrës së Përgjithsh­me të Regjistrim­it të Pasurive, procesi i rivlerësim­it mbyllet brenda 48 orëve. Afati për rivlerësim­in e shtëpisë me taksën e ulur 2 për qind nga 15 për qind që ishte më parë është deri më 31 maj.

PROCEDURA Qytetarët që do të rivlerësoj­në shtëpinë me çmimet fiskale të Hipotekës pas plotësimit të formularit, duhet të dorëzojnë një kopje të kartës së identiteti­t, kopjen e dokumentit të pronësisë dhe prokurën, në rast se aplikimi do të kryhet nga një person i autorizuar nga pronari i shtëpisë. Taksa që do të paguhet llogaritet nga diferenca e çmimit të mëparshëm të shtëpisë dhe çmimit aktual, që llogaritet sipas çmimeve fiskale që janë në fuqi. P. sh., një shtëpi 100 m ² , që është pranë Ministrisë së Jashtme, ku çmimi fiskal është 95 mijë lekë/ m ² , ka vlerë 9,5 milionë lekë, nëse kjo shtëpi në këtë zonë më herët është regjistrua­r me vlerë 8 milionë lekë, tatimi që do të paguhet do të jetë 30 mijë lekë. Qytetarit i njihet e drejta për ta bërë rivlerësim­in edhe me anë të një eksperti të licencuar. Pra, e thënë ndryshe, ai mund të zgjedhë vullnetari­sht nëse rivlerësim­i do të bëhet nga Hipoteka, apo nga vlerësuesi­t privatë të pasurisë. Në rast se rivlerësim­i i pasurisë do të bëhet nga një ekspert i licencuar, atëherë formularit që do t’i dorëzohet Hipotekës duhet t’i bashkëlidh­et edhe fotokopja e licencës së vlerësuesi­t të pasurisë, si dhe akti origjinal i vlerësimit të pasurisë së nënshkruar dhe të vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë. Udhëzimi parashikon që kur shtëpia rivlerësoh­et nga licencuesi privat, hipoteka nuk regjistron shtëpinë e rivlerësua­r, nëse vlera e shtëpisë është më e ulët se çmimet fiskale që janë në fuqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania