POLICIA
Një 60- vjeçar u plagos me thikë dje në orët e para të mëngjesit, pasi u përlesh me dy persona që kishin hyrë për t’i grabitur shtëpinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02: 30, në rrugën “Kastriotët”, në Kodër- Kamzë të Tiranës. Policia tha se autorë të ngjarjes kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ndërsa ende nuk dihet se kush ka qenë bashkëpunëtori i tij. Ata kanë arritur të futen në shtëpinë e 60vjeçarit A. V. nga tarraca e katit të 8- të të pallatit “Class”, por kryefamiljari është zgjuar pasi ka dëgjuar zhurmat. Në këtë moment ka nisur një konfrontim fizik mes të zotit të shtëpisë dhe dy grabitësve, njëri prej të cilëve e ka goditur me thikë në pjesën e këmbës. Duke qenë se situata u ka dalë jashtë kontrollit, autorët janë larguar pa vjedhur asgjë, ndërsa 60- vjeçari ka lajmëruar Policinë në numrin e emergjencave. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr. 3, që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa kryefamiljari i plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
AUTORET Policia e Tiranës njoftoi dje se, rreth orës 02: 30, në numrin e emergjencave civile ka ardhur një telefonatë ku denoncohej se në rrugën “Kastriotët”, te pallati “Class”, ësh- të tentuar të vidhet me dhunë banesa e shtetasit A. V., 60 vjeç. Sipas Policisë, i zoti i shtëpisë është përleshur fizikisht me dy shtetasit, të cilët kanë tentuar t’i vidhnin banesën. Si pasojë e përleshjes, ka mbetur i plagosur kryefamiljari, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën Policia tha dje se në vendin e njohur si pallatet e verdha, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, kanë hyrë dy shtetas, të cilët kanë hyrë nga tarraca e pallatit, në katin e 8- të. “Autorët janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri- tjetrin. Nga konfrontimi fizik ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia. kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se nga ana e specialistëve të hetimit të krimeve të Komisariatit nr. 3 është bërë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shpallur në kërkim. Njëri nga autorët dyshohet të jetë shtetasi me iniciale R. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar edhe më parë nga Policia. Ky person, në bashkëpunim dhe me një tjetër ende të paidentifikuar, kanë tentuar të hyjnë me dhunë në banesën e shtetasit A. V., ku, pasi janë përleshur fizikisht me të zotin e banesës, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.