Mustafaj: Lista e Bashës, me mungesa të papërligjura
Ish- ministri Besnik Mustafaj e ka cilësuar listën “Basha” me mungesa të mëdha. Përmes një reagimi të shkurtër në “Facebook”, Mustafaj shkruan se në lista ka mungesa të papërligjura, megjithatë ai uron të dalë më e mira. “Po shoh më në fund listën e Bashës për zgjedhjet e ardhshme. Mua më duket me mungesa të mëdha, të papërligjura. Daltë e hajrit”, shkruan Mustafaj. Përgjatë viteve të fundit, Mustafaj ka qenë një nga kritikët e mënyrës së opozitarizmit të Bashës. Një nga kritikat më të forta të ish- ministrit të Jashtëm ishte raporti që kreu i PD- së mban me ishkryeministrin Berisha sa i takon vendimmarrjes. Për Mustafajn, Berisha duhet të ishte larguar nga politika, ose duhet të ishte vetë Basha ai që do të duhet ta largonte.
Problemet e PD- së me listat po kthehen në një makth për KQZ- në. Listat e dërguara dje rreth 30 minuta pasi kaloi afati i mesnatës janë ligjërisht të pavlefshme për KQZ- në.
Sipas ligjit zgjedhor, listat e kandidatëve për deputetë të një partie duhet të përmbajnë emrin mbiemrin, firmën e kandidatit bashkë me numrin e kartës së identitetit. Ligji parashikon që çdo parti duhet të sjellë emra që plotësojnë të gjithë numrin e kandidaturave që ka një qark. Por duket se PD- ja ka dërguar në KQZ vetëm 93 emra të pafirmosur nga kandidatët në listë. Një shkelje e hapur kjo që ka detyruar KQZ- në të shtyjë për sot miratimin zyrtar të listave të PD- ja. Nga ana tjetër, listat nuk përmbajnë vetëdeklarimet e kandidatëve për dekriminalizimin. KRYESIA E FORUMET
JASHTË LISTAVE Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk përfshiu në listat e tij të kandidatëve për deputetë asnjë nga koordinatorët kombëtarë të zgjedhur me bujë në vitin 2014. Në fjalën e mbajtur në atë kohë, kreu i PD- së Basha deklaroi se të rinjtë e zgjedhur si koordinatorë të PD- së ishin fytyra, shpirti dhe mendja e Shqipërisë së re. “Me kualifikimin e tyre, ata janë një fuqi e shtuar e forumeve të Partisë Demokratike. Janë një pasuri e shtuar e burimeve njerëzore të partisë, e drejtuesve dhe të zgjedhurve, një vlerë e shtuar e alternativës sonë, për përgatitjen e së cilës këta koordinatorë do të japin kontributin e tyre të çmuar”, do të deklaronte Basha. Por lista e gjatë e koordinatorëve nuk mundi të kishte asnjë përfaqësues në radhët e kandidatëve për deputetë në të 12 qarqet e vendit. Me dorë të hekurt Basha është sjellë edhe me përfshirjen e anëtarëve ekzistues të kryesisë në listat për deputetë. Nga 54 anëtarë që janë pjesë e kryesisë së PD- së, 24 prej tyre Basha ka vendosur t’i lërë jashtë listave për deputetë. Ajo që bie në sy sa i takon mungesës në lista janë emrat e dy sekretarëve, Fatbardh Kadeli për burimet njerëzore dhe atij organizativ, Enno Bozdo. Kreu i PD- së Basha ka lënë jashtë edhe dy ish- kandidatë për zgjedhjet vendore, të cilët kanë mbajtur edhe poste të larta qeveritare gjatë qeverisë “Berisha”, siç janë Sherefedin Shehu dhe Ardian Turku. Ndonëse premtoi se të përndjekurit do të ishin nga shtresat më të përfaqësuar në listat e PD- së, Basha la jashtë listës së kandidatëve për deputetë kreun e departamentit për të Përndjekurit në PD, Tomorr Alizoti. Kreu i Forumit Rinor Demokrat, Belind Këlliçi, është një tjetër emër që pritej të përfshihej në listat e deputetëve të PD- së për zgjedhjet e 25 qershorit. Këlliçi erdhi në krye të forumit përmes një votimi “një anëtar, një votë”, të cilin vetë demokratët e cilësuan si unike për një forum rinor. Por ajo që është komentuar më shumë dje në media ishte mungesa e disa prej theme- luesve dhe ish- ministrave të Partisë Demokratike. Basha vendosi të lërë jashtë listave 5 ministra të qeverisë “Berisha” dhe ish- kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ishministrat Bode, Imami, Bregu, Tafaj, Ruli ( dorëhequr) dhe ish- kreu i Grupit të PDsë, Patozi, nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm.
BERISHA Pavarësisht se në listë mungonin shumë prej ish- bash- këpunëtorëve të tij të afërt, Berisha nuk e ka komentuar listën, duke deklaruar se ajo ka qenë ekskluzivitet i vetë Bashës. “Ju siguroj se lista e kandidatëve të PD- së është ekskluzivitet vetëm i kryetarit dhe jo i ish- kryetarit, i cili pa asnjë keqardhje ka pasur zero rol në listën e re. Unë mendoj se është e drejtë ekskluzive e kryetarit të zgjedhë ekipin e tij”, shkruan Berisha në “Facebook”.