Panorama (Albania)

Ahmetaj: Do ulim taksat pa rritje borxhi

“Rrisim pagat 40%, shpërblim për pensionist­ët 10 mijë lekë”

-

Ish- ministri i Financave dhe njëkohësis­ht një nga hartuesit kryesorë të programit ekonomik të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, u prezantoi dje sipërmarrë­sve platformën elektorale të kësaj force politike. Në programin e ri ekonomik socialistë­t premtojnë ulje taksash, për biznesin dhe qytetarët, pa rritje borxhi. Ahmetaj tha se në fokus të Partisë Socialiste do të jetë ulja e dividentin nga 15 në 6 për qind dhe uljen e tatimit për pagat mbi 130 mijë lekë nga 23 për qind në 18 për qind. “Do të vazhdojmë ta kemi tatimfitim­in në nivelin aktual, por ne do të ulim në 6 për qind dividentin nga 15 për qind që është. Në spektrin e progresivi­tetit për shkak të punës që kemi bërë dhe krizës që kaluam do të krijojmë një ekuilibër të ri në nivelin e lartë të progresivi­tetit, ku tashmë kemi mundësi që të ulim nga 23 për qind nivelin maksimal të taksimit në 18 për qind. Ulje të tatimfitim­in në 5 për qind për kompanitë softwere. Dhe e gjitha do të ndodhë ndërsa ne ulim borxhin”, u shpreh Ahmetaj. Presidenti i “Bizne- sAlbania”, Luan Bregasi, kërkoi që në vëmendje të qeverisë së ardhshme të jetë edhe ulja e kostove për biznesin. Bregasi kërkoi uljen e çmimit të energjisë, me qëllim për ta kthyer biznesin konkurrues në tregjet e huaja. “Ne nuk kërkojmë privilegje, ne duam të vazhdoni të mbështesni indus- trinë vendëse. Tashmë tregjet janë hapur, nuk ka kufij, nuk ka barriera doganore, pra ne duam të jemi konkurrent­ë. Por qeveria duhet të shohë mundësitë për uljen e kostove të produkteve vendëse. Shqetësimi ynë është çmimi i lartë i energjisë elektrike, në këtë çështje ne nuk jemi konkurrent­ë. Mad- je, na kanë vendosur çmim të lartë, pasi na thonë se nuk e merrni furnizimin me energji direkt nga shtylla dhe paguajmë më shumë, por mendoj se kjo do të korrigjohe­t, pasi kemi mbështetur formalizim­in e tregut dhe të ardhurat janë rritur”, u shpreh Bregasi. Presidenti i “BiznesAlba­nia”, Luan Bregasi, për- shëndeti edhe një herë vendimin e qeverisë për uljen në 6 për qind të TVSH- së së turizmit, pasi kjo lehtësi fiskale do ta bëjë industrinë e turizmit konkurrenc­iale në rajon. Për çmimin e lartë të energjisë së biznesit, ish- ministri i Financave Ahmetaj tha se kostoja e energjisë për biznesin do të rishikohet, në mënyrë që të vendoset një ekuilibër i ri. Ahmetaj prezantoi edhe detaje të programit në ndihmë të qytetarëve, ku sipas tij në fokus do të jetë rritja e pagave me 40 për qind. “Do të vazhdojmë me rritjen e pagave dhe pensioneve. Në kategori specifike do të rrisim pagat deri në 40% dhe do të fokusohemi te mjekët, infermierë­t dhe mësuesit, tek ata që kanë ngarkesë shumë të madhe në administra­të. Kemi gjetur një instrument të veçantë, përveç indeksimit do të kemi në buxhet paketën e solidarite­tit nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë të rinj”, tha Ahmetaj.

 ??  ?? Ish- ministri i Financave, Ahmetaj në takimin me biznesin
Ish- ministri i Financave, Ahmetaj në takimin me biznesin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania