Mban peng 5 ditë në banesë vajzën, presion për martesë
Dibrania denoncon të riun nga Kukësi: Më rrëmbeu
Pasi ajo nuk ka pranuar, ai e ka detyruar vajzën të futen në automjetin e tij dhe më pas e ka çuar në banesën e tij duke i bërë presion me qëllim që të martoheshin. Sipas dëshmisë së dhënë nga 21- vjeçarja, ai e ka kërcënuar në mënyra të ndryshme që ta bindte të celebroheshin
Policia e Kukësit arrestoi dje një 27vjeçar, i cili ka mbajtur për pesë ditë në banesën e tij një vajzë, duke tentuar ta detyronte që të martoheshin bashkë.
Policia bëri të ditur se e arrestoi të riun për përndjekje. Denoncimin ndaj tij e ka bërë shtetasja me inicialet S. L., 21 vjeçe, nga Dibra. Ajo e ka kallëzuar 27- vjeçarin se e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i kërkuar një lidhje jashtë dëshirës së saj. Pasi ajo nuk ka pranuar, ai e ka detyruar vajzën të futen në automjetin e tij dhe më pas e ka çuar në banesën e tij duke i bërë presion me qëllim që të martoheshin. Sipas dëshmisë së dhënë nga 21- vjeçarja, ai e ka kërcënuar në mënyra të ndryshme që ta bindte të celebroheshin. Fatmirësisht, e reja ka mundur të shpëtojë falë ndërhyrjes së policisë, ku më pas ka dhënë edhe dëshminë e saj se çfarë kishte ndodhur. "Më datë 28.05.2017, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Pajtim Kolgjini, 27 vjeç, banues në Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja S. L., 21 vjeçe, banuese në Dibër, se ky shtetas, më datën 23.05.2017, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme, duke e detyruar që të shkojë në automjet me të dhe më pas e ka dërguar te banesa e tij, ku e ka mbajtur për pesë ditë në banesën e tij, duke i bërë presion, me qëllim që të martohen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ' Përndjekja' parashikuar nga neni 121/ a i K. Penal", thuhej në njoftimin e dhënë dje nga policia e Kukësit në lidhje me këtë ngjarje. Burime nga policia bënë të ditur se dy të rin- jtë kanë qenë kontradiktorë se si janë njohur dhe takuar njëri nga Kukësi e tjetra nga Dibra. Paraprakisht ka dyshime se ata janë njohur nëpërmjet rrjetit social "Face- book" dhe pasi kanë komunikuar, kanë vendosur të takohen. Por më pas vajza i ka refuzuar takimet e mëtejshme dhe kërkesën e të riut për t'u lidhur.