Panorama (Albania)

Zbulohet skandali, kryetarja e Gjykatës së Kavajës ndërtoi pa leje një kat të vilës luksoze

DOKUMENTET, KRYEGJYQTA­RJA E KAVAJES, ENTELA SHEDULA, E DEKLAROI NE 2007 SE PO NDERTONTE KATIN E TRETE PA LEJE

-

Ndërtimi pa leje i shtëpive apo godinave të tjera të shërbimeve është një nga shkeljet ligjore më të ndeshura në Shqipëri pas viteve 1990.

Lufta kundër informalit­etit në fushën e ndërtimit ka qenë një nga objektivat e qeverive në vijimësi, përfshi edhe aktualen. Gjatë 4vjeçarit të fundit, personat që janë konstatuar duke ndërtuar pa leje janë kallëzuar në organet kompetente, janë proceduar penalisht dhe në përfundim janë dënuar nga drejtësia. Nga ana tjetër, këtij fenomeni nuk i kanë shpëtuar edhe persona që, për shkak të detyrës së tyre funksional­e kanë njohuri të thella mbi ligjin dhe dijeni për elementët e veprës penale të "ndërtimit të paligjshëm". I tillë është rasti i gjyqtares Entela Shedula, kryetare e Gjykatës së Kavajës. Disa vite më parë, familja e gjyqtares Shedula ka ndërtuar një kat pa leje.

Ky kat i përket një vile luksoze trekatëshe të familjes Shedula, që përdoret për banim, si edhe për një aktivitet privat të familjes. Aktualisht, godina është ligjëruar dhe rezulton e regjistrua­r në Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Kavajë, por në momentin e ndërtimit një kat i saj është bërë pa leje.

NDERTIMI PA LEJE

Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimev­e të pasurisë së saj pranë Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave. Bazuar në ligjin për të drejtën e informimit gazeta "Panorama" ka siguruar kopje të formularëv­e të plotësuar dhe të firmosur nga gjyqtarja e Kavajës, Shedula, ku ajo tregon se ka ndjekur procedurën ligjore të legalizimi­t për një kat të banesës që ka në bashkëpron­ësi. Kështu, në deklaratën e pasurisë së vitit 2005, në formularin përkatës për deklarimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e gjyqtarja Shedula deklaron se zotëron 1/ 3- at e një banese, me kat përdhes magazinë dhe katin e parë të banuar, të përfunduar dhe katin e dytë të papërfundu­ar. Në të njëjtën faqe gjyqtarja deklaron se ndërtimi i kësaj banese ka nisur në vitin 1995. Situata ka ndryshuar gjatë dy viteve në vijim. Në deklaratën e dorëzuar në vitin 2007, gjyqtarja Shedula i ka bërë me dije ILDKPKI- së se ka aplikuar për legalizimi­n e banesës. "Për katin e tretë të banesës së re të paregjistr­uar në ZRPP ( Aplikim për legalizim banese)", shënohet në kuadratin e përshkrimi­t të hollësishë­m për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshm­e. Fakti që për ndërtesën është plotësuar një aplikim për legalizim nënkupton faktin se ky kat është ndërtuar pa leje të organeve kompetente, në shkelje të ligjit.

LEGALIZIMI

Referuar të dhënave zyrtare të siguruara nga gazeta "Panorama", të administru­ara nga ana e ILDKPKI- së, bazuar në deklarimet e vetë gjyqtares, kjo pasuri është regjistrua­r në Hipotekën e Kavajës në mars të vitit 2016. "Pasuria ndodhur në llojin ndërtesë me sipërfaqe 139.3 metra katrorë, e përbërë godinë e kombinuar tre kate. Kati përdhe social ekonomik 139.3 metra katrorë, kati i parë 174.9 metra katrorë, kati i dytë 174.9 metra katrorë. Fituar me leje legalizimi datë 31.03.2016, regjistrua­r në ZVRPP, Kavajë ( e deklaruar dhe më parë, por e regjistrua­ra në vitin 2016)", citohej në deklaratën e pasurisë së vitit 2017.

 ??  ?? VILA E GJYQTARES NE KAVAJE ( MAJTAS) KRYETARJA E GJYKATES, ENTELA SHEDULA
VILA E GJYQTARES NE KAVAJE ( MAJTAS) KRYETARJA E GJYKATES, ENTELA SHEDULA
 ??  ?? Vila 3- katëshe e kryetares së Gjykatës së Kavajës
Vila 3- katëshe e kryetares së Gjykatës së Kavajës
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e formularit të deklarimit të pasurisë në vitin 2007
Faksimile e formularit të deklarimit të pasurisë në vitin 2007
 ??  ?? Faksimile e formularit të deklarimit të pasurisë në vitin 2017
Faksimile e formularit të deklarimit të pasurisë në vitin 2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania