Panorama (Albania)

Dosjet, 11 mijë pronarë rrezikojnë kompensimi­n

Pronarët kërkojnë rishikimin e ligjit të pronave. Vorpsi: 11 mijë dosjet pa vendim të ATP që rrezikojnë kthimin dhe kompensimi­n e pronës

-

“Dosjet e patrajtuar­a, ndonëse presin prej vitesh e vitesh të vlerësohen, në të vërtetë do të skualifiko­hen, nëse Agjencia e Pronave konkludon se tokat që pronarët presin t’u kthehen apo kompensohe­n nga shteti janë ‘ prona të zëna’ sipas ligjit për legalizime­t, ligjit për faljen e tokave bujqësore, ligjit 7501 etj”. Kështu shprehet anëtari i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi.

Në intervistë­n dhënë për gazetën, Vorpsi thotë se janë rreth 11 mijë kërkesa të patrajtuar­a, pronarët e të cilave nuk do të përfitojnë asgjë me ligjin e ri. Duke e cilësuar këtë si një shpronësim të ri që përsëritet pas 72 vitesh, ai bën me dije se do t’u drejtohen sërish Kushtetues­es për shfuqizimi­n e nenit 6 dhe 7 të ligjit të ri, në të cilat është e përcaktuar formula e kompensimi­t.

Jo më larg se dje, përmes një deklarate për mediat, shoqata “Pronësi me Drejtësi” u ka bërë thirrje pronarëve që të ankimojnë në Gjykatën Administra­tive të Apelit vendimin e Agjencisë së Pronave brenda datës 10 qershor…

Po, sepse ligji përcakton një afat 30- ditor për ankimimet. Pra, nga momenti që bëhet publikimi i regjistrit me vendimet e vlerësuara financiari­sht, pronarët kanë një muaj kohë në dispozicio­n për t’iu drejtuar Gjykatës Administra­tive të Apelit. Dy janë kategoritë që preken: pronarët të cilët janë shpallur nga ATP si të kompensuar, pra përbri emrit është shënuar “ezauruar”, si edhe ata të kanë ndryshim të zërit kadastral. Pra, ka qenë tokë bujqësore dhe sot pavarësish­t se është brenda vijave të verdha, kompensimi u llogaritet ashtu siç rezulton në kohën e shpronësim­it.

Bëhet fjalë për rreth 1250 pronarë, përkatësis­ht 327 që preken nga ndryshimi i zërit kadastral dhe 927 të tjerë që janë klasifikua­r si “të ezauruar”. Përse apeloni që t’i drejtohen gjykatës?

Nëse vendimi nuk ankimohet, bëhet titull ekzekutiv. Kjo do të thotë që pas datës 10 qershor është e pamundur që këto familje t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar të drejtën e tyre. Më e keqja është se nëse kalon ky afat 30- ditor, pronarët humbasin, përveç mundësisë së shfrytëzim­it të shkallëve të gjyqësorit shqiptar, edhe mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgu­t. Ne jemi të vetëdijshë­m që është një proces i mundimshëm, por për pronarët është e vetmja zgjidhje që ka mbetur.

Ju keni bërë edhe një bilanc të humbjes ekonomike që ka rënduar mbi familjet pronare, që pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Për vendimet para ’ 94 bëhet fjalë për 32 miliardë lekë më pak, po për vendimet e 1995 sa është fatura e humbjes për pronarët?

Jemi duke punuar në mënyrë manuale dhe akoma nuk e kemi një shifër përfundimt­are për vendimet e 1995, pra për humbjen ekonomike që rëndon mbi pronarët. Qëllimi ynë t’u tregojmë atyre se cilat janë efektet e ligjit të ri të pronave dhe sa larg është në përmbushje­n e pritshmëri­ve që ka kjo shtresë.

Gjykata Kushtetues­e kërkoi shfuqizimi­n e pikës 3 dhe 5 në nenin 6 të ligjit të ri. Keni dijeni mbi ndryshimet e reja që po hartohen në përputhje me këtë vendim?

Jo, nuk kemi dijeni, pasi nuk ka pasur asnjë komunikim me ne nga ana e ATP- së. Sikundër e vumë në dukje edhe në deklaratën e dy ditëve me parë, ne jemi të vendosur për të ndjekur rrugën e Strasburgu­t. Ndërkohë që do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetues­e përsëri që këto dy nene, përkatësis­ht nenin 6, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 7, pika 2, shkronja “a” dhe “b”, për të cilat gjykata në ven- dimmarrjen e saj ka refuzuar kërkesën tonë për shfuqizimi­n e tyre.

Do t’i drejtoheni sërish Kushtetues­es?

Patjetër, sepse është i papranuesh­ëm refuzimi.

Në deklaratën për mediat ju ngrini shqetësimi­n për dosjet pa vendim, duke thënë se do të skualifiko­hen nga procesi i kthimit dhe i kompensimi­t nëse rezulton që janë prona të zëna…

Nga 2008 e deri më sot, nga pronarët janë depozituar 10.131 kërkesa për njohje të së drejtës së pronës, që në nenin 20 vlerësohen si “kërkesa të patrajtuar­a”. Ne kemi bërë publike përmes deklaratës 14 ligje që transferoj­në pronën e pronarëve te personat e tretë, duke filluar nga subjektet fizike, për të përfunduar te subjektet publike. Muaj pas muaji, Këshilli i Ministrave nuk po bën tjetër gjë veçse po transferon pasuri në pronësi të pushtetit vendor. Pronat të cilat janë në sferën e veprimit të ligjit për transferim­in e pasurive të pushtetit vendor, ligjit 7501, ligjit të legalizime­ve apo edhe një morie ligjesh të tjera, agjencia ka të drejtën që të mos i vlerësojë dosjet e pronarëve as me akt njohjeje madje, e jo më me njohje për kthim apo kompensim. Në 10.131 dosje të depozituar­a, kërkesa e pronarëve shqiptarë është që t’u njihen, kthehen apo kompensohe­n 4185 hektarë tokë truall dhe 144.024 hektarë tokë bujqësore, pyll e kullotë. Sipas nenit 20 të këtij ligji, dosjet, ndonëse presin prej vitesh e vitesh të vlerësohen nga agjencia, në të vërtetë do të skualifiko­hen, nëse ATP konkludon se pronat që pronarët presin t’u kthehen apo kompensohe­n nga shteti janë “prona të zëna” sipas ligjit për legalizime­t, ligjit për faljen e tokave bujqësore, ligjit 7501 etj. Rrjedhimis­ht kërkesat e këtyre pronarëve për këto sipërfaqe do të bëhen nul. Çfarë do të thotë kjo? Pra, nuk do të përfitojnë asgjë. Me ligjin e ri nuk njihet kjo pronë. Janë duke u masakruar të gjitha këto pasuri. Pronarët pothuajse nuk do të përfitojnë asgjë. Pas 72 vitesh, pronarët po përjetojnë një shpronësim të ri. Ky ligj këtë bën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania