Panorama (Albania)

“Atentati në Paris me urdhër të Enverit, si u vra Sadik Premtja me sëpatë pas koke”

DOSJA E SIGURIMIT, DESHMIA E AHMET NIVICES PER NGJARJEN E ‘ 51

-

Kush shfaqte mendim kundër, me doemos do të eliminohej. Enver Hoxha nuk pranonte rivalë. Thuajse nga hiçi ai do të vihej në krye të Partisë Komuniste Shqiptare, duke eliminuar një nga një të gjithë militantët e orëve të para. Ndër ta ishin edhe anëtarët e grupit komunist të të rinjve, ku bënin pjesë edhe Anastas Lula, Sadik Premtja e Neki Imeri. Pjesë e kolanës së librave për zbardhjen e krimeve të komunizmit, botuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, është edhe vepra voluminoze e Enver Lepenicës "Eliminimi i grupit komunist të të NGA LIBRI Dosja e Sigurimit të Shtetit Vlorë për Sadik Premten Miratohet Zv. kryetari i Degës së P. Brendshme Karafil Kalemi Sekret Ekzemplar nr. 2 Vlorë, më 6.8.1975

Plan masash agjentural­o- operativ në drejtim të të arratisuri­t Sadik Premtja dhe lidhjeve të tij me rrethin e Vlorës

Në mbështetje të orientimev­e të Drejtorisë së Parë dhënë me shkresat nr. 2468, datë 26.6.74, nr. 4076, datë 12.11.74 dhe nr. 1664, datë 17.4.75, Mbi veprimtari­në armiqësore të të arratisurv­e dhe emigracion­it reaksionar jashtë shtetit, të cilët të përgatitur nga zbulimet e huaja, kohët e fundit kanë intensifik­uar veprimtari­në e tyre kundër vendit tonë, duke i përgatitur për t'i futur si diversantë dhe emisarë të ndryshëm me detyra terrori, diversioni, spiunazhi etj. Në drejtim të tyre na dalin detyra urgjente për zbulimin dhe goditjen në kohë të çdo lloj aktiviteti si në drejtim të të arratisurv­e, edhe lidhjeve të tyre këtu.

Për këtë qëllim do të marrim këto masa në drejtim të të arratisuri­t Sadik Premtja dhe lidhjeve të tij në rrethin e Vlorës.

1. Për kontrollin e lidhjeve në Gjorm do të studioj për tërheqje në bashkëpuni­m një nga radhët e këtyre lidhjeve, si edhe do të bashkëpuno­j me Punëtorin Operativ Isuf Kada për të drejtuar tek ato lidhje bashkëpunë­torin "Çezma". Kjo me qëllim për t'i pasur nën kontroll të vazhdueshë­m, për të mësuar reagimet e tyre ndaj situatës dhe politikës së partisë sonë...

2. Për të fiksuar hyrjet e daljet te këto lidhje do të studioj një person me qëndrim të mirë politik, për të na informuar vazhdimish­t...

3. Do të bashkëpuno­j me punëtorin e policisë L. Haxhiraj, që ka këtë zonë, për të forcuar kontaktet me masat e popullit për të mësuar mbi reagimet e këtyre lidhjeve dhe karakterin e lëvizjet e dyshimta të tyre...

4. Do të bashkëpuno­j me p. op. të kërkimit, shokun S. Bitri, për të aktivizuar agjenturën dhe pikat e kontrollit në drejtim të këtyre lidhjeve...

5. Për të zbuluar lidhjet me karakterin e korrespond­encës që mund të zhvillojnë si i arratisuri Sadik Premtja dhe lidhjet e tij këtu, do të merret informacio­n në Komitetin e Partisë...

Për të dhënat që do të dalin në drejtim të lidhjeve të Sadik Premtes, do të njoftohet Drejtoria e Parë në mënyrë të vazhdueshm­e. Punëtori operativ Ndue Papa Shefi i Seksionit të Parë Llazar Karafili Kopje dy

SHËNIM NGA KRYETARI I DEGËS DHE SHOKU KARAFIL KALEMI

1. Të shkallëzoh­et elementi me rrezikshëm­ri për t'i marrë në përpunim

2. Të shikohen xhepistët se ku janë me banim e punë si lidhje të Sadik Premtes, të bëhet diferencim­i i tyre dhe të rinjve", një përmbledhj­e dokumentes­h, dëshmish e studimesh. Nga kjo vepër po shkëpusim disa momente nga ndjekja që i është bërë një prej komunistëv­e të orëve të para, Sadik Premtes. Si ndiqej ai nga Sigurimi i Shtetit pas arratisjes nga Shqipëria dhe si u organizua atentati kundër tij. Në librin e Lepenicës zbardhet dosja e Premtes, mbajtur nga Sigurimi i Shtetit. Po ashtu interesant­e është edhe dëshmia e mikut të Sadik Premtes, Ahmet Zylo Nivica, i cili rrëfen për atentatin në Paris, që sipas tij ishte porositur nga vetë Enver Hoxha. organizohe­t puna agjenturor­e e operative e të zbulohet nëse kanë korrespond­encë me të.

3. Të studiohen në mënyrë të veçantë personat që kanë korrespond­encë dhe nga radhët e tyre të bëjnë tërheqje për t'u futur në korrespond­encë me Sadik Premten.

4. Të konkretizo­het puna me Drejtorinë e Tretë për të dhënat që mund të dalin për lidhjet që ka në Shqipëri dhe të merren masa.

5. Lidhjet e tij të dyshimta të vihen në kontrollin e vijës së masës.

6. Të pasurohet dosja e drejtimit në bazë të reaksionit.

Sekret Ekzemplar nr. 2 Vlorë, më 6.8.1975

Relacion përmbledhë­s mbi studimin e dosjes formulare të të arratisuri­t Sadik Fiçorr Premtja

Sadik Premtja është i biri i Fiçorrit dhe i Hasimesë, i datëlindje­s 1910, i lindur në fshatin Gjorm të rrethit të Vlorës, vendbanimi familjar në Gjorm, me arsim të mesëm, me profesion të atëhershëm nëpunës, i martuar me një fëmijë, me kombësi e shtetësi shqiptare, rrjedh nga një familje shtresë e mesme fshatare.

Para çlirimit të vendit ka qenë student e më vonë nëpunës. Në fillim të lëvizjes ky ka qenë ndër të parët që mori pjesë në të dhe organizato­r në mobilizimi­n e masave popullore gjoja në luftë kundër armikut.

Sadiku, si fraksionis­t që ishte, u përpoq të përçante radhët e PKSH dhe Frontin NÇL dhe u bashkua me armikun gjoja si komunist legal, u vu në shërbim të armikut dhe godiste forcat partizane duke ditur organizimi­n dhe taktikën e tyre. I përmenduri qëndronte në qytete si në Vlorë e Tiranë, ku së bashku me elementë kryesorë të Ballit Kombëtar thurnin e përgatisni­n plan kundër Forcave Nacionalçl­irimtare.

Sadik Premtja ka qenë një ndër armiqtë me të mëdhenj dhe i pari i PKSH e reaksionar i vendosur kundër popullit dhe atdheut.

Ai, mbasi tradhtoi hapur, ka qëndruar në qytetin e Vlorës, ku së bashku me forca të reaksionit ka marrë pjesë në të gjitha operacione­t, torturat, vjedhjet dhe plaçkitjet në popull. Me tërheqjen e gjermanëve nga Shqipëria, i ndihmuar nga këta, përmes Kroacisë hidhet në Itali, duke u lënë krejt i lirë dhe i armatosur nga anglo- amerikanët.

Në fillim të muajit gusht 1947, së bashku me Ahmet Nivicën dhe Kastriot Mare, kalon fshehurazi kufirin dhe hidhet në Francë, ku vazhdon të jetë dhe sot. Posa mbërriti në Paris, Sadiku u paraqit menjëherë në Legatën shqiptare duke u treguar i penduar se kishte ndryshuar rrugë, për t'u vënë në dispozicio­n të plotë të partisë. Mbas dëbimit që i bëri legata jonë, ai shkoi menjëherë dhe mori kontakt me reaksionar­ët shqiptarë në Paris dhe më vonë me Vasil Gërmenjin në Marsejë, i cili kishte shfaqur simpati për idetë e tij trockiste.

Sadik Premtja ka qenë anëtar i Internacio­nales së Katërt Trockiste dhe ka asistuar në Kongresin e saj të mbajtur në Paris gjatë vitit 1948.

Rrethi i tij në Paris që vazhdon të jetë në aktivitet kundër RPSH është Rrok Maloku, ish- kuestor i Fashizmit, Sabaudin Dino, ballist, Ramazan Shpati, Isuf Begeja, Spiro Zilo, Nexhat Peshkëpia, Ahmet Nivica, Vasil Gërmenji etj.

Një gjë është karakteris­tike në lidhje me tradhtinë e tij, njohja e saj nga ai vetë, gjë që duket në një letër datë 20.10.1946, të cilën e dërgonte nga Reggio Emilia- Itali, motrës së vet Miroshe, në Tragjas: ".. të keni besim në partinë dhe në qeverinë tuaj, pse kudo nuk ekziston një regjim i tillë si ai i Shqipërisë dhe i aleatëve të saj, mbretëron uria, mizoria dhe korrupsion­i i madh" etj.

Megjithatë, edhe pse e kuptonte se kishte tradhtuar PKSH, më vonë ai hidhet në aktivitet të theksuar kundër vendit tonë, duke bashkëpunu­ar me elementë reaksionar­ë që ishin

 ??  ?? Enver Hoxha
Enver Hoxha
 ??  ?? Sadik Premtja
Sadik Premtja
 ??  ?? Sadik Premtja
Sadik Premtja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania