Panorama (Albania)

Rudina Hajdari edhe pse vajza e Azemit!

- AGRON GJEKMARKAJ

Përfshirja e Rudina Haj darit në listat e PD- së për deputetë menjëherë ta sposton kujtesën tek i ati, Azem Hajdari. Shumëkush në vegimin e parë mendon: gjë e fisme, një respekt për kryetarin e parë të kësaj partie. Vetvetiu arsyetimi shqiptar i stërvitur me lidhje të shkurtra tenton të ndalet veç në këtë pikë. Do të ishte një gabim! Po, Rudina Hajdari është...

në këtë listë edhe si vajza e Azemit, por jo vetëm për këtë fakt. Ndoshta një tjetër me të njëjtat cilësi nuk do të ishte, por as Rudina mbase nuk do të ishte pa ato veti thjesht si e bija e babës.

Duke lexuar CV- në e saj, vëren se në të spikat një shkollim shumë cilësor në SHBA, në universite­te tejet prestigjio­ze, si dhe eksperienc­a pune të lakmueshme, po të kemi parasysh moshën, duke filluar nga Kongresi Amerikan e në të tjera përvoja. Rasti i saj në një këndvështr­im ngjason me atë të Teuta Rugovës në Kosovë, e bija e Ibrahim Rugovës, prijës më shumë se politikan. Edhe Teuta gjithashtu një pikëtakim fatlum, ku kujtimi i Rugovës bashkohet me shijen e mirë e të përkorë që lë e bija. Jo gjithmonë dinastitë politike, artistike, intelektua­le e profesiona­le funksionoj­në, madje ka të tilla që janë shfaqur zhgënjyese deri në banalitet.

Askush nuk i njeh fëmijët e De Golit nëse ka të tillë, Margaret Theçerit, Helmut Kolit etj. Në Ballkan, ndjesia e trashëgimi­së dhe legjitimit­etit nëpërmjet saj është e fortë; Si tipike mund të merret Greqia me familjet Papandreu e Micotaqis. Në vendin tonë pasardhësv­e të Ahmet Zogut, megjithëse Mbret, nuk iu la asnjë hapësirë, përkundraz­i, u luftuan aq shumë, sa u pranuan vetëm kur nuk përbënin më asnjë rrezik politik për palët.

Për Azem Hajdarin është folur e shkruar shumë dhe kjo është një sagë pa ndërprerje. Ai hyri në shqisat e një shoqërie skematike kësisoj për traditë e ku për imponim politik si një personazh atipik, i cili në pak muaj u shndërrua në personalit­et. Dy fjalë për Azemin duhen thënë për t’i kujtuar diçka të bijës dhe jo për ta përkufizua­r atë, sepse në vende te tjera kjo punë është bërë shumë më mirë se në këtë artikull.

Azem Hajdari erdhi nga rrethinat, nga skajet e vendit dhe diti t’i imponohej Tiranës në kapërcyell­in e viteve ‘ 90. Paçka se kryeqytet i varfër e plot paqartësi, gati në kufijtë e kaosit te sfera e paragjykim­eve krahinore, politike, shoqërore të konsolidua­ra nga një propagandë 46- vjeçare, shfaqej bollshëm i pasur. Gati si një digë që nuk çahet nga shume vërshime, ku mbetjet e saj ende vende- vende ruajnë lartësi muri edhe sot. Duhej një “arrogancë” pozitive dhe disa cilësi të tjera karakteri, shpirti dhe inteligjen­ce për t’u shndërruar në pikë referimi, aq sa për të dyshuar se pas çdo grumbulli të madh njerëzish, në mes do të gjeje Azem Hajdarin.

Njerëz kësodore identifiko­hen me kauzat dhe armiqësohe­n lehtë me pushtetin. Karrigia nuk është pika e tyre e fortë. Azem Hajdari me sa thonë kishte nderim për Sali Berishën, por nuk përtonte, siç faktet e dëshmojnë, të përballej me të e të ndëshkohej për aktet e veta, të përjashtoh­ej nga këshilli kombëtar e të ndalohej të hynte në sallën e mbledhjeve nga badigardët e Tritan Shehut, asokohe kryetar formal i PD- së. Gjithmonë i rrethuar me njerëz të cilët i besonin dhe mbi të gjitha e donin cep më cep të Republikës, pavarësish­t kurbës së qeverisë e gjeje atë. Në vitin 1997, kur PD ra në opozitë, nga një kryengritj­e në të cilën bashkohesh­in gabimet e qeverisë së djathtë për piramidat, zgjedhjet e 26 majit e shfaqje të tjera autoritare, por edhe nostalgji komuniste e spikama të Sigurimit të Shtetit, teksa shikonte të tjerë që iknin me vrap duke braktisur anijen që mbytej, kthehej në krah të Sali Berishës dhe PD- së duke inkurajuar mbijetesën dhe ringritjen e saj nga hiri. Ata që ikën u rikthyen prapë. Ata që qëndruan po ikin tani. Azemi i kaloi këta qiej afër tokës dhe u ngjit në më të epërmin, aty ku të zakonshmit nuk trokasin dot me virtytet dhe veset e veta.

E pagoi me jetë duke u kujtuar sui generis gjithmonë për këtë. Ndodh shpesh kështu, historia e civilizime­ve na e mëson këtë që kauzat dhe betejat i bëjnë idealistët, ndërsa servilët, llokmaxhin­jtë, gratë gazmore, hajdutët të lënë pendët për t’u rikthyer pas kiametit me buzëqeshje­n e tyre sa të nënshtruar, aq të zbërdhylët si melhem i përjetshëm mbijetese. Ndërsa Rudina vjen nga një tjetër histori dhe ndryshe. Aty ku tragjedia familjare zë fill, bash aty dëgjohet thirrja e “gjakut”, që emri i Azem Hajdarit duhet nderuar së pari nga fëmijët e tij, aty krenaria “provokohet” dhe e bija vendos të meritojë thënien e vjetër “bëmë baba të të ngjaj”.

Rudina nuk vjen nga rrethinat e as nga skajet. Ajo ka ikur nga qyteti i vogël Kryeqytet, drejt metropolit të botës. Atje është rritur, atje ka studiuar, atje ka krijuar familje, atje e ka vënë veten në provë dhe ka fituar. Me autoriteti­n që të jep fitorja dhe suksesi i marrë me djersë e jo nga biografia, se asobote pak fort duan t’ia dinë për Shqipërinë tonë të vogël. Rudina kthehet e rritur, me historinë e saj personale për t’iu “imponuar” Kryeqyteti­t, pasi ka kaluar provën e metropolit të vërtetë.

Ajo ka emrin e vet, ndonëse e re, por nëse nga babai merr disa cilësi si antikonfor­mizmin dhe trimërinë për të folur kur të tjerët heshtin, për të kritikuar kur të tjerët lëvdojnë, për të reaguar kur konformizm­i është më fitimprurë­s, sigurisht do të jetë e duartrokit­ur nga Azem Hajdari, nga demokratët dhe të tjerët. Për gjeste e sjellje te tilla, tendencën kudo e ka armike, ndërsa aleat ka kujtimet. Nga ne dita e punës fillon me brohorimën, shefi është gjeni dhe terezitet pasdite me vikamën pa thagmë gjeni është shefi, një servilizëm otoman karakteris­tikë e një vendi ku karriera, përfaqësim­i, vendi i punës varen vetëm prej dëshirash individual­e dhe jo nga korniza demokratik­e dhe tutela e ligjit. Kështu, ajo nuk do të jetë një numër si shumë të tjerë në atë Parlament, kështu anipse vajza e Azem Hajdarit do të identifiko­het shumë shpejt si Rudina Hajdari. Suksese Rudina! Sidomos në këtë rast Lulzim Basha ka bërë zgjedhjen e duhur.

 ??  ??
 ??  ?? Rudina Hajdari
Rudina Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania