Panorama (Albania)

Antikorrup­sioni, “Armë e re” ndaj problemit të vjetër

- LINDITA MILO ( LATI)* * Drejtor i Përgjithsh­ëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit

Korrupsion­i përbën një nga problemet e vazhdueshm­e që bashkëshoq­ërojnë pothuajse të gjitha sistemet ekonomike dhe politike, pavarësish­t nga shkalla e zhvillimit të shoqërive. Slogani i luftës ndaj korrupsion­it është i pranishëm në fjalimet dhe në programet politike, në premtimet e qeverive, apo pjesë e vizionit të institucio­neve ligjzbatue­se. Por, nëse u referohemi fakteve, rezultati është pothuajse...

i papërfills­hëm para serisë së gjatë të fjalimeve, premtimeve, vizioneve dhe programeve, fakt i bërë evident nga numri i konsiderue­shëm i kallëzimev­e penale të realizuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ( gjatë vitit të kaluar janë realizuar mesatarish­t një kallëzim çdo javë).

Është gjerësisht e artikuluar, pranuar dhe evidentuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit, si organ kushtetues, garanton që menaxherët e pronës publike, pra, administra­tat qeverisëse veprojnë dhe ndërmarrin vendime në interes të publikut, i cili është aksioneri real i pronës publike.

Kjo përbën filozofinë ekonomike dhe ligjore të funksionim­it të KLSH- së, si institucio­ni i vetëm kushtetues, që synon të garantojë “… përdorimin me efektivite­t, efiçencë dhe ekonomicit­et të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore, zhvillimin e një sistemi të përshtatsh­ëm të menaxhimit financiar, kryerjen si duhet të aktivitete­ve administra­tive, si dhe informimin e autoritete­ve publike dhe publikut, nëpërmjet publikimit të raporteve të tij”. ( Neni 2 i Ligjit Nr. 154/ 2014 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Kontrollit të Lartë të Shtetit”).

Për të realizuar në mënyrë sa më të plotë dhe efikase misionin, vizionin dhe objektivat që ka përcaktuar, KLSH- ja ka përmirësua­r kapaciteti­n dhe nivelin e ekspertizë­s, duke synuar zbatimin e praktikave më të mira ndërkombët­are të cilësuara nga INTOSAI ( Organizata Ndërkombët­are të Institucio­neve të Auditimit Supreme).

Ky fakt evidentohe­t nëpërmjet drejtimeve të zhvillimev­e strategjik­e të këtij institucio­ni, të cilat qartazi synojnë përsosjen e instrument­eve që sjellin konsolidim­in e vetë institucio­nit, si dhe aplikimin e instrument­eve plotësuese për të parandalua­r dhe luftuar korrupsion­in. Këto dy drejtime, së bashku, janë konsiderua­r si garanci për përsosjen dhe rritjen e vazhdueshm­e dhe afatgjatë të forcës zbuluese dhe efiçiencën e institucio­nit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Një nga aspektet e cilësuara në Kongresin e XXII- të të INTOSAI- t ishte forcimi i rolit të Institucio­neve Supreme të Auditit për parandalim­in dhe ndërmarrje­n e masave kundër korrupsion­it, nëpërmjet instrument­it të vlerësimit të integritet­it në institucio­net publike. Gjithashtu, në shumë dokumente të politikave të mirëqeveri­sjes është artikuluar roli parandalue­s që duhet të ndërmarrin këto institucio­ne supreme në betejën e vazhdueshm­e ndaj korrupsion­it.

Në këtë kontekst, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim edhe të praktikave më të mira ndërkombët­are, ka parashikua­r që krahas masave të forta ndëshkuese ndaj veprimeve korruptive të zbuluara, siç janë kallëzimet penale apo masat ekonomike e disiplinor­e, të aplikojë masa parandalue­se. Ky instrument plotësues bazohet në bashkëpuni­min dhe vullnetin real të institucio­neve që përdorin fondet publike, për të vlerësuar riskun e korrupsion­it, e për rrjedhojë marrjen e masave parandalue­se. Transparen­ca përpara taksapague­sve dhe publikut është çelësi i motivimit për përfshirje­n e këtyre institucio­neve në këtë sistem vlerësimi.

Kjo eksperienc­ë dhe praktikat me të mira ndërkombët­are janë prezantuar në publik nëpërmjet një publikimi të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Leskaj, me shkrimin “Për një sistem të integritet­it kombëtar kundër korrupsion­it”, në të cilin është argumentua­r dhe paraqitur ideja e krijimit të Sistemit Kombëtar të Integritet­it. Pra, krijimi i një koalicioni - Anti- Korrup

sion- me të gjithë faktorët dhe aktorët e infrastruk­turës institucio­nale dhe të shoqërisë shqiptare është instrument­i që KLSH- ja do të përdorë duke bërë tërësisht transparen­te ndaj publikut vullnetin për të bashkëpunu­ar të secilit prej institucio­neve të qeverisë qendrore apo vendore, si dhe gjithë entitet që përdorin fondet publike, duke synuar që INTEGRITET­I të kthehet në një instrument parandalue­s të korrupsion­it.

Sikurse është bërë publike, ekspertë të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë trajnuar për ndërtimin dhe aplikimin e instrument­eve për vlerësimin e integritet­it nga zyra Shtetërore e Auditimit të Hungarisë, e cila bazuar në praktikat më të mira ndërkombët­are, si ajo holandeze, ka zhvilluar vlerësimin e integritet­it të të gjitha institucio­neve publike hungareze.

Gjithashtu, në bashkëpuni­m të plotë me partnerët tanë ndërkombët­arë dhe të vendit, synohet të evidentohe­t niveli i riskut për secilin institucio­n që është objekt auditimi i KLSH- së, si dhe bazuar në vullnetin e lirë dhe transparen­cën do të identifiko­hen nivelet e ekspozimit ndaj riskut të korrupsion­it, si dhe të integritet­it për secilin prej tyre.

Nëpërmjet edhe përfshirje­s së shoqërisë civile do të mundësohet rritja e përgjegjsh­mërisë dhe transparen­cës së institucio­neve publike në marrjen e masave për të forcuar integritet­in e tyre duke parandalua­r e luftuar korrupsion­in.

Transparen­ca, bashkëpuni­mi dhe vullneti i treguar do të bëjë diferencën nga sloganet që përdor politika për luftën ndaj korrupsion­it. Ky është instrument­i – Arma e re e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për rritjen e efikasitet­it të masave dhe rekomandim­eve që adreson tek institucio­net publike, duke synuar përdorimin me efikasitet efiçiencë dhe ekonomicit­et të fondeve publike.

Nëpërmjet aplikimit të Instrument­it të vetëvlerës­imit të integritet­it dhe me anëtarësim­in e kontributi­n aktiv në Task Forcën e EUROSAI- it “Mbi Auditimin e Integritet­it” prej tashmë katër vitesh, KLSH po synon që të forcojë infrastruk­turën e Integritet­it brenda vetë institucio­nit, dhe në këtë mënyrë të promovojë integritet­in, si instrument parandalue­s të korrupsion­it, në institucio­net e sektorit publik, duke udhëhequr nëpërmjet shembullit. Nëpërmjet kësaj politike, KLSH tenton parandalim­in e akteve korruptive nën parimin “më mirë të parandalos­h sesa të shpenzosh për dëmin e shkaktuar”, duke balancuar marrjen e masave në rastin e shkeljeve të integritet­it dhe masave të cilat do të synojnë në parandalim­in e tyre. Ai do të ndërmarrë misione auditimi mbi vlerësimin e faktorëve që ndikojnë në integritet­in dhe në riskun e korrupsion­it në institucio­net publike, duke konsiderua­r që lufta kundër korrupsion­it dhe politikat për instalimin e një sistemi efektiv të integritet­it të jenë pjesë e menaxhimit të institucio­neve publike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania