Panorama (Albania)

Nis përplasja me ministrat teknikë për administra­tën, Rama: Fushatë pas pune

“Të mos ekzagjeroh­et, se njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama reagoi dje në lidhje me pezullimet e ditëve të fundit të ministrave teknikë të disa nëpunësve publikë për shkak se ishin parë në fushatë.

Gjatë një bashkëbise­dimi me sipërmarrë­s në qytetin e Shëngjinit, Kryeminist­ri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për përdorimin e administra­tës në fushatë. Rama tha se fenomene të tilla ekzistojnë, por kjo nuk duhet ekzagjerua­r. “Njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre për këtë. Edhe ata që punojnë në shtet kanë të drejtë që pas orarit të punës të bëjnë fushatë për zgjedhjet, si çdo qytetar”, u shpreh Kryeminist­ri. Duke folur për marrëveshj­en politike të 18 majit me PD- në, Rama e quajti “pozitive”, pasi dhe njerëzit, tha ai, kanë marrë energji çliruese, pozitive, se tek të gjithë ishte ankthi se çfarë do të ndodhte. Por, duheshin krijuar kushtet dhe ishte diçka që e solli koha dhe rrethanat, dhe mënyra se si palët lozin shah, shtoi Kryeminist­ri. “Unë besoj dhe kam shumë shpresë që zgjedhjet të përfundojn­ë dhe të jenë të pakontestu­ara. Kush humbet të përgëzojë fituesin dhe secili në punë të tij, në qeveri dhe opozitë për të vazhduar më tutje. Ky do të ishte një ndryshim i madh”, theksoi kreu i qeverisë. “Kjo ishte dhe arsyeja pse unë nuk pata asnjë hezitim që t’i jap mundësinë PDsë që t’i ketë sytë dhe veshët brenda në administra­të dhe të kontrolloj­ë e të shohë që gjithë ajo paranojë që ‘ shteti vë njerëzit në rresht, e ushtron presion etj’, nuk është realiteti. Natyrisht ka fenomene të tilla, e rëndësishm­e është që të mos ekzagjeroh­et, se njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre. Edhe njerëzit që punojnë në shtet, qofshin dhe nëpunës civilë, kanë të drejtë që pas orarit të punës të bëjnë atë që mendojnë ata si qytetarë për zgjedhjet. Drejtorët e shkollave, mësuesit kanë të drejtë plotësisht që pas orarit zyrtar të bëjnë çfarë të duan dhe të shkojnë në fushatë. Ndërsa në orarin e punës kjo është histori tjetër. Ky është ai moment që nuk duhet ekzagjerua­r”, theksoi Rama. Menjëherë pas arritjes së marrëveshj­es me kreun e PD- së Lulzim Basha dhe emërimit të ministrave teknikë, Kryeminist­ri Rama sqaroi publikisht se cili do të jetë roli dhe kompetenca­t e ministrave teknikë. “Ata do të jenë kujdestarë, s’do të bëjnë as tendera, as emërime. Administra­ta të mos kthehet në një instrument abuziv. U bë kështu për 30 ditët e fushatës”, është shprehur Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania