Panorama (Albania)

Sherri, nëna e nxënësit godet drejtoresh­ën e Liceut Artistik në Tiranë

E dyshuara Ardiana Hoxha dhunoi Valbona Gavellin, vajza e saj goditi derën e zyrës, kundërshtu­an edhe Policinë

-

Drejtoresh­a e Liceut Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë, denoncon në polici se është dhunuar në zyrën e saj nga nëna e një nxënësi të klasës së 12- të në këtë shkollë.

Ngjarja, sipas paditëses, ka ndodhur të martën, rreth orës 11: 00, dhe Policia tha dje se ka vënë në pranga autoren e dyshuar të ngjarjes, Ardiana Hoxhën, 46 vjeçe. Incidenti i dhunshëm është denoncuar në polici nga drejtoresh­a e Liceut, Valbona Gavelli, e cila pretendon se është goditur për shkak të detyrës. Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariat­it nr. 1 kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe për vajzën e autores së dhunës, shtetasen Hygerta Hoxha, 18 vjeçe, si dhe djalin G. Hoxha, 15 vjeç, nxënës në klasën e 12- të te Liceu Artistik. Procedimi penal ndaj tyre ka nisur për shkak se vajza ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoresh­ës Gavelli, ndërsa bashkë me vëllain kanë kundërshtu­ar dy punonjës policie të Komisariat­it nr. 1. Akuzat e ngritura nga Policia ndaj tyre, mbi bazën e të cilave janë referuar edhe materialet në Prokurori, janë “goditje për shkak të detyrës”, “shkatërrim prone” dhe “kundërshti­m i punonjësve të rendit publik”. INCIDENTI

Burime të Policisë së Tiranës thanë dje se incidenti në Liceun “Jordan Misja” ka ndodhur pas një debati që nëna e nxënësit të klasës së 12- të ka pasur me drejtoresh­ën Valbona Gavelli. Kjo e fundit e kishte thirrur në takim nënën e nxënësit, për shkak të problemeve që ai kishte, jo vetëm me ecurinë mësimore, por edhe jashtë shkollës. Por ky diskutim, që supozohej të ishte në interes të dy palëve, ka agravuar me tone të larta zëri dhe acarim deri në dhunë fizike ndaj drejtoresh­ës. “Në kallëzimin e dhënë në polici, Valbona Gavelli ka deponuar se, më datë 30 maj, rreth orës 11: 00, janë futur në zyrën e saj shtetaset Ardiana dhe Hygerta Hoxha, ku pas një debati për motive të dobëta ( djali i Ardianës ishte mbetës në shkollë), është goditur për shkak të detyrës nga Ardiana Hoxha, si dhe gjatë këtij sherri, Hygerta Hoxha ka goditur me grushte derën e zyrës së kësaj drejtorie, duke e thyer pjesërisht atë”, thanë burime të Policisë së Tiranës. Gazeta kontaktoi përmes një telefonate me drejtoresh­ën e Liceut Artistik dhe ajo konfirmoi që ngjarja kishte ndodhur për shkak të detyrës. “Nuk mund të them asgjë për ngjarjen. Është ashtu siç ka referuar edhe Policia. Ka ndodhur për shkak të detyrës”, u shpreh Valbona Gavelli. KALLEZIMET

Përveç drejtoresh­ës së Liceut Artistik, kanë qenë edhe dy punonjës policie të Komisariat­it nr. 1 që kanë bërë kallëzim për kundërshti­min që u është bërë gjatë shoqërimit të tre shtetasve të përfshirë në incident. Efektivi i Policisë, A. K., 49 vjeç, dhe efektivja K. C., 29 vjeçe, kanë denoncuar Ardiana e Hygerta Hoxhën, nënë e bij, si dhe djalin e Ardianës, G. Hoxha, 15 vjeç. Efektivët e Policisë kanë kallëzuar se, më datë 30 maj, rreth orës 13: 00, të tre këta persona ( nëna dhe dy fëmijët), i kanë kundërshtu- ar në detyrë në ambientet e brendshme të Komisariat­it të Policisë nr. 1 të Tiranës. Pas veprimeve hetimore paraprake, është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasja Ardiana Hoxha për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës” dhe kundërshti­mit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Ndërsa pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet proceduria­le i kanë kaluar për kompetencë Prokuroris­ë së Tiranës për veprën penale të “kundërshti­mit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim­it të pronës” në ngarkim të shtetases Hygerta Hoxha, e cila po hetohet në gjendje të lirë. Ndërsa nxënësi i Liceut Artistik, G. Hoxha, 15 vjeç, gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për akuzën e “kundërshti­mit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Përveç drejtoresh­ës së Liceut Artistik, kanë qenë edhe dy punonjës policie të Komisariat­it nr. 1 që kanë bërë kallëzim për kundërshti­min që u është bërë gjatë shoqërimit të tre shtetasve të përfshirë në incident

 ??  ??
 ??  ?? Valbona Gavelli, drejtoresh­a e Liceut
Valbona Gavelli, drejtoresh­a e Liceut
 ??  ?? Autorja e ngjarjes, Ardiana Hoxha
Autorja e ngjarjes, Ardiana Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania