Panorama (Albania)

Basha: S’ka më bli këlysh e shit qen, vota për LSI e hedhur në det

Thirrja e kreut të PD për votuesit që kanë ndryshuar parti: Votat për këto parti janë vota të hedhura në det

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i bëri të qartë Lëvizjes Socialiste për Integrim se koha e matrapazëv­e në politikë ka marrë fund dhe lojërat e saj nuk do të ecin më me PD. Deklaratat e tij Basha i bëri gjatë tubimit të hapjes së fushatës në Sarandë.

Kreu i PD- së theksoi se nuk ka ndër mend të bëjë pazare me votat dhe besimin e qytetarëve. “Ne nuk bëjmë pazar me kauzën e qytetarëve shqiptarë me asnjë nga thithëlopa­t e Republikës së vjetër. Edi Rama do të japë llogari për dështimin total. Edhe partitë e tjera do të japin llogari. Edhe LSI ta ketë të qartë se koha e matrapazëv­e në politikë që shkojnë sa andej- këtej, bli këlysh e shit qen, merr fund më 25 qershor. Nuk ka më. Ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që jua kanë dhënë për t’ju mbajtur peng me bukën e gojës apo me vendin e punës, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, nuk ka më asnjë vlerë. Kurrë më pazari ‘ bli këlysh e shit qen’ nuk do ecë me PD, mos harroni ne jemi të bashkuar, e gjithë opozita është e bashkuar, ata janë të përçarë. Ne e dimë se ku po shkojmë, tani është koha juaj të bashkoheni”, deklaroi Basha. Kreu i PD premtoi se përmes marrëveshj­es politike për ndryshimet kushtetues­e është vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re, qytetarët jo vetëm të zgjedhin vetë deputetët, por të kenë të drejtë edhe t’i shkarkojnë ata. “Republika e re është vendi ku qytetarët kanë në duar politikën dhe jo politika ka në dorë qytetarët. Kjo fillon me reformën kushtetues­e, që sot është pjesë e marrëveshj­es politike që i hapi rrugë pjesëmarrj­es së opozitës në zgjedhje dhe me këtë reformë kushtetues­e ju premtoj deputetët që këtej e tutje nuk do t’i zgjedhin kryetarët e partive, por do t’i zgjidhni ju qytetarët dhe sa më takon mua, në Parlamenti­n e ardhshëm ata deputetë që nuk ju përgjigjen, ju do të keni mundësinë jo vetëm t’i zgjidhni, por edhe t’i shkarkoni përpara fundit të mandatit sipas sistemit Recall të SHBA. Ju do të keni pushtetin për të shkarkuar deputetët që nuk ju përgjigjen, që shkojnë pas interesit të vet dhe jo interesit tuaj”, deklaroi Basha. Kreu i PD përsëriti nga takimi elektoral në Vlorë edhe një herë ftesën e tij për një debat publik me Edi Ramën. “Këtu nga Vlora, Edi Rama të përsëris thirrjen për debat televiziv. Eja dalim para shqiptarëv­e dhe bëj bilancin tënd, unë bëj bilancin tim, ti trego programin tënd, unë tregoj programim tim. Po më kthe një përgjigje, mor burrë i dheut. Eja në debat, mos ki frikë. Eja sepse debati është kulturë demokratik­e. Unë e di pse ke frikë. E di se nuk ke asnjë mënyrë për t’u shpjeguar shqiptarëv­e për atë që nuk bëre”, u shpreh Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Basha dje në Gjirokastë­r
Basha dje në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania