Panorama (Albania)

Fushata, nis përplasja e ministrave teknikë me zv. ministrat e drejtorët e PS

Zv. ministrja Beqiraj kundër ministres për lejet vjetore. Tatimet refuzojnë urdhrin për shkarkimin e inspektori­t

-

Urdhrat e ministrave teknikë të Partisë Demokratik­e për shkarkimin e disa punonjësve të administra­tës që janë parë në fushatën zgjedhore, kanë krijuar përplasjet e para brenda administra­tës.

Rasti i fundit ishte shkarkimi i Kliton Bistrit, inspektori­t të hetimit tatimor nga ministrja e Financave, Helga Vukaj, e cila dje kërkoi dhe ndjekje penale për të. “Ministria e Financave i ka kërkuar Prokuroris­ë procedimin penal për Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore, pasi në kundërshti­m flagrant me ligjet në fuqi, si dhe me udhëzimin e Kryeminist­rit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale. Veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Financave ka urdhëruar më datë 29 maj shkarkimin e menjëhersh­ëm të z. Kliton Bistri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Por mësohet se Bistri është në detyrë. Burime nga Tatimet thanë se urdhri i shkarkimit është i paligjshëm. Sipas tyre, punonjësit e administra­tës tatimore mund të shkarkohen vetëm nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Tatimeve, ndërkohë që ministrja vetëm mund të vërë provat në dispozicio­n të drejtoresh­ës. Statusi i nëpunësit civil përcakton se punonjësit e administra­tës kanë të drejtë të marrin pjesë në veprimtari politike jashtë orarit zyrtar dhe rrjedhimis­ht nuk mund të shkarkohen. Denoncimet dhe masat e pezullimit vijnë vetëm nga ministrat teknikë. Tri ditët e fundit, ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, pezulloi nga detyra drejtorin e IEVP në Tropojë, Granit Kurmekaj, duke ia referuar rastin Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, për veprën penale të përfshirje­s në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor. Pas tij, ishte Ministri i Shëndetësi­së, që pezulloi Julinda Fera- cakun, drejtoresh­ë e Qendrës Shëndetëso­re numër 1, Lushnjë, për pjesëmarrj­e në fushatën e PS- së.

LEJET Mes ministres së Financave, Helga Vukaj, dhe zv. ministres së saj, Irena Beqiraj, ka një përplasje shkresore në lidhje me urdhrin e Vukajt për pezullimin e lejeve të verës për punonjësit e Ministrisë së Financave dhe administra­tës së institucio­neve të varësisë prej saj. Përmes një memoje dërguar ministres Vukaj, Beqiraj i kujton asaj kompetenca­t e ministres në marrëdhëni­e me administra­tën dhe i kërkon asaj që të reflektojë për urdhrin nr. 58, datë 30.05.2017. “Asnjë ligj, apo akt nënligjor normativ nuk ndalon dhënien e lejeve vjetore në periudhën e përfshirë nga urdhri i ministrit të Financave. Për rrjedhojë çdo miratim i këtyre lejeve ka qenë dhe mbetet i ligjshëm. Në këtë drejtim, K. Pr. A. nuk lejon shfuqizimi­n e këtyre akteve me qëllim ndërprerje­n e lejeve vjetore. Për më tepër në urdhër nuk citohet se cilat janë arsyet që cenojnë vijueshmër­inë e punës në përputhje me kërkesat e VKM nr. 511/ 2002”, thuhet në memon e zëvendësmi­nistres Beqiraj për ministren Vukaj.

 ??  ?? Zv. ministrja e Financave, Irena Beqiraj
Zv. ministrja e Financave, Irena Beqiraj
 ??  ?? Ministrja e Financave, Helga Vukaj
Ministrja e Financave, Helga Vukaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania