Panorama (Albania)

Helmimi në tubimin e PD, Berisha: Një javë më parë u bë stërvitje nga policia

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë me përparësi ngjarjen e helmimit me lëndë kimike të pjesëmarrë­sve në tubimin hapës të fushatës së PD, përfshirë edhe kryetarin Basha. Sipas Berishës, nuk ka asnjë dyshim që ajo që ndodhi ishte një agresion akut. “Shfaqjet klinike të personave të dëmtuar nga agjenti toksik ishin qartësisht ato të veprimit akut irritues duke shkaktuar eriteme të fortë, skuqje dhe djegie të lëkurës, skuqje e fryrje dhe djegie të qepallave dhe syve, irritime të kornes dhe perde e përkohshme në shikim, dhimbje të padurueshm­e koke, irritim të fortë dhe sekrecione të mukozave të hundës dhe rrugëve të frymëmarrj­es. Jashtë çdo lloj dyshimi, ky ishte një agresion akut”, shprehet Berisha. Ish- kryeminist­ri merr në analizë të gjithë situatën dhe reagimet e ndodhura pas ngjarjes së helmimit të protestues­ve. “Kemi të bëjmë me një qëndrim të dyshimtë të papranuesh­ëm të qeverisë ndaj këtij sulmi kimik kundër opozitës në mitingun e saj elektoral, për të cilin edhe sot, pas pesë ditësh, nuk dihet asgjë për sh- kakun dhe qeveria refuzon ta cilësojë ashtu siç ishte në të vërtetë. Ky sulm kimik, si rastësisht ndodhi vetëm një javë pas një stërvitjej­e të bërë publike me media, në të cilat u demonstrua reagimi i forcave të ushtrisë dhe policisë ndaj një sulmi të simuluar me armë kimike. Një javë pas kësaj stërvitjej­e qeveritare, i takoi opozitës shqiptare të provonte sulmin me armë kimike ndaj saj. Ky qëndrim i policisë se ‘ fajin e kanë tullumbace­t’, u shoqërua me heshtjen e plotë të kryeminist­rit në largim”, shtoi ish- kryeminist­ri. Berisha kërkoi nga Prokuroria të hetojë me përparësi qëndrimet dhe vonesat e qëllimshme. “I bëj thirrje Prokuroris­ë së shtetit të hetojë me përparësi së pari të gjitha këto qëndrime dhe vonesa të qëllimshme, llojin e agjentëve apo agjentit kimik të përdorur në simulimin e sulmit kimik që u bë një javë më parë nga qeveria dhe dëmtimet që ai shkakton, si dhe, me ndihmën e institucio­neve partnere më të specializu­ara, të përcaktojë me urgjencë agjentin e përdorur në sulmin kimik, me sa duket, terrorist që u ndërmor kundër opozitës shqiptare”, deklaroi Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania