Panorama (Albania)

Pas kërcënimev­e për Bashën, Lefter Maliqi shkon me Edi Ramën

-

Lefter Maliqi, i renditur i treti në listën e kandidatëv­e të PD për zgjedhjet e 25 qershorit në Berat, ka vendosur të largohet nga PD dhe t’i bashkohet Edi Ramës. Përmes një statusi në “Facebook”, Maliqi sqaroi pakënaqësi­të për renditjen që kreu i PD i kishte bërë në listën e Beratit dhe pakënaqësi­të për kandidatët e tjerë. “Meqenëse z. Basha i influencua­r nga ufo dhe kuqo të PD që u beson pazareve të pista të tyre, duke më hequr emrin nga dy gara për kryetar PD, dega Berat dhe për Drejtor i Departamen­tit të rendit, po kështu më zhgënjeu për kandidimin për kryetar bashkie Berat, pasi sot do isha kryetar i sigurt për shkak të mbështetje­s së gjerë nga ana juaj. Në 2015, fill pas zgjedhjeve lokale pas humbjes fatale të PD, u takova me z. Basha për t’i dhënë dorën dhe për t’u larguar nga ai, por ai reagoi me premtimin se të vazhdoja të punoja fort këto dy vite pranë jush dhe mos të flisja me asnjë, pasi do isha i pari i listës dhe do t’i siguroja 3 mandate. Por çuditërish­t mashtrohem, zhgënjehem dhe renditem i treti. Takohem me z. Basha të shtunën dhe i them me zhgënjeve mua dhe gjithë elektorati­n tim e i thashë zgjidh, o mbaj premtimin të fitosh mandatin e 2, ose zgjidh pazarin e Ufos apo Kuqos dhe ke dështim të thellë në Berat, duke i thënë ju pres deri të mërkurën, pra sot. Në këto kushte, pas presionit dhe telefonata­ve të votuesve të mi që ishin të zhgënjyer nga Basha, kërkuan me vendosmëri qtë mos të punoja më për ufo e kuqo, por të bëhesha bashkë me ta. Ata vendosën të ktheheshin ku kishin qenë para 2009 te Partia Socialiste”, sqaron Maliqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania