Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Ish kreu i LSI- së, Ilir Meta, deklaroi dje, gjatë një takimi me banorët e Kodër- Kamzës dhe Bregut të Lumit në Tiranë, se LSI është partia politike që mbështet bashkëpuni­min, harmoninë dhe përfshirje­n dhe se aty e gjejnë veten gjithnjë e më shumë të rinj e të reja.

“Mesazhi i LSI- së është një mesazh bashkëpuni­mi, është një mesazh harmonie, përfshirje­je, te kjo forcë e gjejnë veten gjithnjë e më shumë shqiptarë e gjithnjë e më shumë të rinj dhe të reja. Sepse të rinjtë e të rejat i bashkon padurimi për një të ardhme sa më të mirë, në mënyrë që ata të kenë një arsim sa më cilësor, një formim profesiona­l sa më të përshtatsh­ëm dhe mundësi për vende pune të mirëpaguar­a, që të përballojn­ë kostot e jetesës së tyre”, tha kryetari i Kuvendit, duke shtuar se të rinjtë e duan Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi kjo forcë politike u jep besim të rinjve. “Të rinjtë dhe të rejat e duan këtë forcë politike, sepse aty gjejnë veten dhe të rinjtë e të rejat e duan LSI-në, sepse për LSI- në të rinjtë janë të parët. Të rinjtë e duan LSInë, sepse LSI u jep besim të rinjve”, u shpreh Meta.

FORCA E PARË Ndërkohë që kryesuesja e listës së kandidatëv­e për deputetë të LSI- së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, tha dje se LSI do të dalë forcë e parë në mënyrë që të marrë në dorë fatet e shqiptarëv­e për një të ardhme më të mirë. “Programi i LSI- së është jetik. Janë premtime që jo vetëm do të mbahen, por do të bëhen realitet ëndrrat e shumë e shumë qytetarëve të Shqipërisë, punësimin e grave dhe të vajzave, punë- simin e të rinjve, lehtësirat fiskale për bizneset, në mënyrë që të kenë mundësi të punësojnë sa më shumë njerëz, të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të ardhmen e familjeve të tyre. Këtë radhë do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim ajo që do të jetë forcë e parë, ajo që do të marrë në dorë fatet e të gjithë shqiptarëv­e dhe të familjeve shqiptare”, u shpreh ajo.

 ??  ?? Meta dje në njësinë nr. 11 në Tiranë
Meta dje në njësinë nr. 11 në Tiranë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania