Panorama (Albania)

Idrizi: Shqiptarët po ikin, partitë bëjnë fushatë me programe populiste

- Shpëtim Idrizi

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka çelur fushatën në qytetin e Durrësit. Dje kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, tha se në këto vite nuk po bëhen reforma, por populizëm i pastër. “Ne nuk po shohim që reforma shoqërore si nevojë për ndryshim të jenë mbështetur në programe, por shohim populizëm të pastër si në çdo fushatë, deformimin e saj dhe pastaj të ketë mundësi që të bëjë reforma për shqiptarët”, tha Idrizi. Kreu i PDIU- së kërkoi që qytetarët të votëbesojn­ë këtë forcë politike, në mënyrë që të garantojë ndryshimin dhe të mundësojë reformat e nevojshme që shqiptarët të mos largohen nga Shqipëria. “E kam një mesazh, ka diçka që nuk po ngjit në politikën shqiptare, për mënyrën se si ne po u drejto- hemi atyre. Shqiptarët po ikin dhe kjo duhet të ndryshojë. Dhe nëse ky ndryshim kërkon ndryshime të dhimbshme, emrash, fytyrash, stilesh, përmbajtje dhe fryme, hajde- ni ta bëjmë bashkë qytetarë të Durrësit. Ta bëjmë me partinë që ka ‘ Veç një atdhe’ dhe partinë që ka vatanin nga Preveza në Mollën e Kuqe. Kjo sallë është shumë entuziaste për të dëgjuar programe, por të jeni të bindur miqtë e mi, ndjeshmëri­a juaj, mbështetja që ju po na jepni është një obligim shumë i madh për ne, në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Unë ju jam shumë mirënjohës për mbështetje­n që na keni dhënë për kauzën e shqiptarëv­e të Çamërisë. E nisëm si një padrejtësi personale, familjare, komunitare, por sot e bëmë çështjen çame një çështje kombëtare të të gjithë shqiptarëv­e. E bëmë PDIU një portë të hapur për të gjithë shqiptarët, për të gjithë ata që mendojnë si ne, që ne kemi veç një atdhe”, u shpreh kreu i PDIU- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania