Panorama (Albania)

PD e LSI bashkë kundër ONM për listat e vetingut

Kalojnë 68 emrat, Noka e Rama: U përdor standard i dyfishtë

- FATION BINJAKU

Zbardhet lista e 68 kandidatëv­e, të cilët garojnë për të qenë pjesë e organeve të vetingut.

Komisioni ad hoc i përbërë nga gjashtë anëtarë ka arritur dje të miratojë me 4 vota pro vetëm 1 kandidate nga lista “B”, pretendent­ët e së cilës sipas Avokatit të Popullit nuk përmbushin kriteret ligjore për të qenë pjesë e organeve të vetingut. I vetmi emër që ka kaluar nga lista “B” në listën “A” ka qenë ai i Rezarta Schuetz, e cila mban postin e shefes ligjore të misionit të OSBE- së në Shkup. Ndërkohë që dakordësia është prishur për emrat e tjerë. Opozita është larguar nga mbledhja, duke bërë që lista të mbetej me 68 kandidatë, të cilët do t’u nënshtrohe­n intervista­ve dhe pyetje- përgjigjev­e nga komisioni tjetër ad hoc, i cili më pas do të bëjë dhe votimin e tyre. Në total nga lista e parë me 84 emra, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ka dhënë rekomandim negativ për 17 kandidatë, të cilët dje u skualifiku­an edhe nga komisioni ad hoc.

PËRPLASJA Deputeti i PD, Flamur Noka, por edhe deputeti i LSIsë, Luan Rama kanë akuzuar Avokatin e Popullit dhe Operacioni­n Ndërkombët­ar të Monitorimi­t për përdorim të standardev­e të dyfishta. Ai tha se mes kandidatëv­e kishte ish- punonjës rrobaqepës­ie apo fabrika këpucësh.” U pa live që Avokati i Popullit kishte zbatuar dy standarde. Kishte 2 persona që ishin në konflikt të pastër interesi dhe ONM i kishte kualifikua­r dhe kishte disa të tjerë në të njëjtat kushte dhe ishin skualifiku­ar. Ajo listë ishte tërësisht politike dhe sot anëtarët e maxhorancë­s në komision, pra dy përfaqësue­sit e PS dhe ai i LSI, morën një vendim politik për të futur vetëm 67 emra, që ka caktuar Edi Rama nëpërmjet Avokatit të Popullit. Ju patë dje juristë që kishin punuar në ndërmarrje rrobaqepës­ie, në fabrika kë- pucësh. Vinin si juristë dhe na nderonin si të ishin kapterë ushtrie dhe këta do bëjnë vetingun”, tha Noka. Edhe Luan Rama tha se ONM ka aplikuar standarde të dyfishta. “Gjatë seancave dëgjimore rezultoi që Avokati i Popullit dhe ONM- ja kanë aplikuar dy standarde apo “doublestan­dard”, sepse nëse një pjesë të kandidatëv­e i kanë penalizuar, le të themi duke dhënë rekomandim negativ për shkak të të ashtuquajt­urit konflikt interesi, sepse dikush ka vëllain, motrën, bashkëshor­tin apo bashkëshor­ten, që punon në sistemin e Drejtësisë, të njëjtin standard nuk e ka respektuar për disa emra të tjerë, të cilët, megjithëse janë në të njëjtat kushtet ligjore të konfliktit të interesit, nëse mund ta quajmë kështu, sepse edhe kjo është një çështje që ha diskutim, janë përfshirë te lista e parë, pra te lista e miratuar”, tha Luan Rama.

 ??  ?? Dje gjatë mbledhjes së Komisionit ad hoc për Vetingun
Dje gjatë mbledhjes së Komisionit ad hoc për Vetingun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania