Panorama (Albania)

“Dosjet para ’ 95, faturë për gjysmën e vendimeve”

Pjesa tjetër pa faturë, për shkak të mangësive në dokumentac­ion

-

Vetëm gjysma e vendimeve të pretenduar­a se janë vlerësuar nga Agjencia e Pronave janë vlerësuar në të vërtetë, pasi pjesa tjetër, për shkak të mangësive në dokumentac­ion, nuk ka ende një faturë. Kështu, sipas shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, nga 10.763 vendime që datojnë në vitet ’ 93, ’ 94 dhe ’ 95, vetëm gjysma janë vlerësuar financiari­sht. Pjesa tjetër nuk është njohur ende me masën e përfitimit. “ATP ka vlerësuar sipas saj vendimmarr­jen e vendimeve të komisionev­e të kthimit dhe kompensimi­t të pronave për kompensim për vitet ’ 93, ’ 94 e ’ 95. Në total ajo ka pranuar se janë vlerësuar 10.763 vendime nga 23.628 vendime për kompensim të dhëna në harkun e viteve 1993- 2013, pra 45.5% të gjithë vendimmarr­jes. Por kjo vendimmarr­je e marrë deri më sot për vitet ’ 93’ 95 ka pranuar se ka vlerësuar si ‘ të ezauruar’ 1217 vendime të vlerësuara, konkretish­t janë 5189, ndërsa 4247 vendime nuk janë të vlerësuara sepse ATP e ka pasur të pamundur të vlerësojë llojin e tokës para vitit 1945", thuhet në deklaratë. Në fillim të muajit maj, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar vlerësimin financiar edhe për vendimet e dhëna në 1995- n. Nga 6838 vendime, vetëm për 4450 ishte e përcaktuar masa e kompensimi­t, përllogari­tur me skemën e re, ku një metër katror vlerësohet me çmimet e sotme, por zëri kadastral është ai që prona ka pasur në momentin e konfiskimi­t. Për pjesën tjetër të përfituesv­e nuk ka ende një faturë, kjo për shkak të mungesës së dokumentac­ionit. Këto familje kanë 6 muaj afat për të bërë plotësimin e dosjes, në mënyrë që të bëhen pjesë e skemës së kompensimi­t. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë prona e tyre do të vlerësohet me çmim minimal. Një gjë e tillë e redukton edhe më tej faturën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania