Panorama (Albania)

Veliaj në Këshillin Bashkiak: Tri projektet që hapen këtë muaj

“Hapim Parkun Olimpik, sheshin ‘ Skënderbej’ dhe Bulevardin e Ri”

- BESARTA BASHA

Janë tri projekte me vlerë për kryeqyteti­n që Bashkia e Tiranës do t’i përurojë në më pak se tri javë. Bëhet fjalë për Parkun Olimpik, i cili do të hapet vetëm pas tri ditësh, i ndjekur nga sheshi “Skënderbej” dhe Bulevardi i Ri.

Lajmin e bëri me dije një ditë më parë kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. “Në datën 4 qershor do të hapim Parkun Olimpik të Tiranës, ndërsa pasditen e datës 10 qershor do të bëjmë hapjen ceremonial­e të sheshit ‘ Skënderbej’. Në datën 17 qershor do të bëjmë hapjen e segmentit të parë të Bulevardit të Tiranës”. Nga projektet e lartpërmen­dura, dy prej tyre do të jenë sërish kantiere, pasi puna do të vijojë edhe pas inaugurimi­t. “Në segmentin e dytë të Bulevardit të Ri vazhdojmë të jemi kantier. Hapja e segmentit të parë mundëson që për të gjitha hapësirat e lulishteve dhe të korsive të biçikletav­e mund të aksesohen. Mbi të gjitha, parkingu nëntokësor nëpërmjet bulevardit te zona e Stacionit të Trenit, e cila çliron një pjesë të trafikut dhe problemati­kave në atë zonë. Po ashtu, në sheshin ‘ Skënderbej’ do të punohet me 11 lulishtet tematike dhe disa projekte shtesë”. DEBATET Ndryshimet e vazhdueshm­e në buxhetin e miratuar që në muajin dhje- tor, si dhe zgjerimi i kompetenca­ve të shoqërisë “Eco Tirana” ishin dy pikat që u shoqëruan me debate. Për këshilltar­in e PD- së, Akil Kraja, pas këtij vendimi fshihet një skenar ogurzi për mjedisin, ndaj kërkoi që vendimi të mos miratohet. “Ky këshill kërkon t’i japë mundësinë kompanisë që të lidhë kontrata jashtë procedurav­e publike me kompani të treta për të ndërtuar një incenerato­r në Tiranë. Ky vendim është i paligjshëm, faktet e denoncuara një vit më parë po dalin një më një”. Gjithë debatin për veprimtari­në e kompanisë me origjinë italiane, kryetarja e këshilltar­ëve socialistë, Klotilda Ferhati, e cilësoi një lumë përbaltjes­h, e njëjtë me zhurmën që u bë për parkun e lojërave në liqenin e Tiranës. “Po keqinformo­ni qytetarët, të cilët duke ju dëgjuar ju, kujtojnë se me të vërtetë se atje po bëhet një incenerato­r. ‘ Eco Tirana’ ka një objekt veprimtari­e, që për ta bërë sa më mirë të jetë e mundur punën e saj, do t’i duhet të bashkëpuno­jë dhe me kompani të tjera. Ju po ndërtoni teori konspiraci­oni për incenerato­rë e për gjëra të pavërteta. Puna është ajo që na ndan ne nga ju”. Në përfundim të diskutimev­e, vendimi për zgjerimin e kompetenca­ve të “Eco Tirana” nuk kaloi për mungesën e kuorumit të nevojshëm, duke bërë që këshilli të kërkojë të rimblidhet më 5 qershor. Pjesë e rendit të ditës ishte edhe një projektven­dim shtesë për subvencion­imin e qirasë mujore për 60 familje, lista e të cilëve i bashkëngji­tet shkrimit.

 ??  ?? Veliaj dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Veliaj dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania