Panorama (Albania)

Në gjyq ndërtuesi, shiti dy herë 22 apartament­e

Akuzë e re pronarit të "2AL", mashtroi bankën për kredi

-

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një dosje të re penale, ku biznesmeni akuzohet se ka mashtruar bankën me pasurinë që ka vendosur si garanci për një kredi në vlerën e rreth 200 mijë eurove. Sipas hetimit të Prokuroris­ë, që ka nisur me kallëzim nga banka e dëmtuar, biznesmeni Artan Sherifi akuzohet se ka futur si garanci për kredinë në fjalë 6 apartament­e, që në fakt ua kishte shitur personave të tjerë. Hetimi është kryer nga Njësia Task- Forcë Antikorrup­sion në Prokurorin­ë e Tiranës, e cila, pasi ka përfunduar veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave, e ka nisur dosjen për në gjykatë. Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se në momentin e aplikimit deri te miratimi i kredisë, biznesmeni ka paraqitur dokumente false, sikur apartament­et që po fuste garanci ishin të pashitura. Por më pas, kur kanë nisur problemet me shlyerjen e kredisë, dhe banka ka kërkuar bllokimin e pronave të vendosura garanci, ato kanë dalë se ishin shitur më herët për persona të tjerë. Akuza e ngritur ndaj biznesmeni­t është "mashtrimi në kredi" sipas nenit 146 të Kodit Penal, që dënohet deri në 7 vjet burg.

24 DENONCIMET NDAJ BIZNESMENI­T

Në dhjetor 2016, biznesmeni Artan Sherifi u vetëdorëzu­a në policinë e Tiranës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombët­ar. Pronari i kompanisë së ndërtimit "2AL" në Tiranë akuzohet në këtë çështje se ka mashtruar dhjetëra persona, të cilëve u ka marrë në total një shumë prej 1.5 milionë eurosh në total. Artan Sherifi, administra­tor i shoqërisë së ndërtimit "2AL" sh. p. k, nga hetimet ka rezultuar se ka mashtruar të paktën 22 persona, të cilët kanë paguar paratë për blerje apartament­i tek pallatet e MIJË euro janë shumat që qytetarët që kanë bërë padi në Polici e Prokurori ndaj Artan Sherifit, kanë paguar për apartament­et varësisht nga madhësia e tyre pa arritur të marrin as pronat, as paratë. ndërtuara nga kompania e tij dhe nuk kanë mundur të marrin as apartament­et, pasi ato u janë shitur edhe personave të tjerë që kanë hyrë në këto apartament­e. Personat e mashtruar nga 45- vjeçari nuk kanë marrë as paratë që kanë paguar, por nga ana tjetër nuk kanë arritur as të zotërojnë pronat "që kishin blerë". Hetimi ka arritur në përfundimi­n se i pandehuri ka mashtruar personat, duke u marrë në total shumat prej: 1.372.595 euro, 66.104 USD dhe 9.540.000 lekë. Rasti më flagrant është ai i denoncuar nga një qytetar, i cili i kishte lënë në përdorim Artan Sherifit një automjet tip "Cadillac Escalade" me targa AA xxxx H, i cili është vënë si kolateral nga Sherifi për një kredi, të cilën ai e ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Në shkëmbim i ishte premtuar se do të merrte një apartament në rrugën "Todi Shkurti". Në përfundim, denoncuesi nuk ka marrë as apartament­in dhe as makinën. Me kërkesë të Prokuroris­ë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest me burg", ndërkohë që hetimi është zhvilluar në mungesë të biznesmeni­t deri më 20 dhjetor 2016, pasi ai i është shmangur drejtësisë. Ka qenë data 20 dhjetor 2016 kur biznesmeni Artan Sherifi është dorëzuar pranë Policisë së Tiranës.

 ??  ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania