Panorama (Albania)

"Vrasja" e Doshit, pranohen si dëshmitarë Rama, Meta e Berisha

- Tom Doshi

TIRANE - Pas fushatës zgjedhore, Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, Kryeminist­ri Edi Rama, ish- kryeminist­ri Sali Berisha dhe ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të thirren për të dëshmuar në Gjykatën e Lartë. Ata dhe 49 të tjerë do t'u përgjigjen pyetjeve të Prokuroris­ë dhe të avokatëve në procesin gjyqësor ndaj deputetit Tom Doshi, ish- deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të akuzuar për "kallëzim të rremë". Përmes një vendimi të ndërmjetëm, të shpallur dje, Kolegji Penal i çështjes pranoi kërkesën e Prokuroris­ë për pyetjen e 53 personave, mes të cilëve edhe emrat "VIP" të politikanë­ve dhe biznesmenë­ve. Kolegji refuzoi DËSHMITARË kërkoi Prokuroria e Përgjithsh­me të pyeten në procesin gjyqësor ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut e Durim Bamit, listë emrash që u kërkua edhe nga avokatët mbrojtës të të pandehurve dhe që u miratua me vendim të ndërmjetëm nga Kolegji Penal vetëm kërkesën e bërë nga mbrojtja për pyetjen si dëshmitar të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, me argumentin se ai ka kryer veprime gjatë hetimit, duke urdhëruar ndalimin e Doshit dhe Frrokut. Kështu, si dëshmitarë pritet të thirren ndër të tjerë edhe deputetët Edi Paloka, Spartak Braho, Petrit Vasili e Mhill Fufi, ish- zyrtarët e lartë të Policisë Artan Didi, Ardian Çipa e Agron Kuliçaj, si dhe biznesmenë­t Leonard Koka, Rasim Shira, Fation Skënderi e Ymer Lala. Duke iu referuar fushatës zgjedhore, faktit të përfshirje­s së dëshmitarë­ve deputetë në të dhe për ekonomi gjyqësore, përfaqësue­si i Prokuroris­ë së Përgjiths- hme, Adnand Xholi, i tha Gjykatës se nuk do ta niste marrjen e provave nga pyetja e dëshmitarë­ve. Sipas prokurorit, fillimisht do të paraqiten provat shkresore, ndërsa dëshmitarë­t do të thirren në një fazë të mëvonshme. Në vendimin e djeshëm, Kolegji Penal pranoi kërkesën e Prokuroris­ë për pyetjen e të pan- dehurve gjatë gjykimit, nëse ata japin pëlqim. Gjykata nuk u shpreh për kërkesën e bërë nga mbrojtja për një ballafaqim mes Tom Doshit respektivi­sht me Saimir Tahirin, Artan Didin dhe Ardian Çipën. "Gjykata rezervon të drejtën për t'u shprehur në lidhje me këtë kërkesë në një moment të mëvonshëm, pasi këta persona të jenë pyetur si dëshmitarë", relatoi dje kryesuesja Evelina Qirjako. Kolegji Penal rezervoi të drejtën për t'u shprehur në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për kërkimin me anë të letërporos­ive të disa pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në aeroportin e Hanoverit, në Gjermani. Gjykata pranoi kërkesën për paraqitjen si provë të përgjimit ambiental mes Tom Doshit e Durim Bamit të bërë në Prokurorin­ë për Krimet e Rënda. ar. ba

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania