Panorama (Albania)

Fuoristrad­a me 4 policë del nga rruga, njëri humb jetën

Ishin në aksion në terren, kontrollua­n zonën për drogë

- KORÇE/

Një punonjës policie ka humbur jetën në një aksident rrugor, pasi automjeti me të cilin udhëtonte bashkë me tre kolegë të tij doli nga rruga.

Viktima është Lorent Duli, 27 vjeç, specialist policie për zonën administra­tive Miras. Sipas të dhënave, Duli bashkë me tre kolegë të tij po ktheheshin nga shërbimi në momentin kur u përfshinë në aksident, në afërsi të fshatit Fitore të rrethit Devoll. Ata sapo kishin përfunduar kontrollin në zonat e Devollit të Sipërm për bimë narkotike. Shkak i aksidentit paraprakis­ht dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, që ishte vetë viktima. Në një pjesë të rrugës me kthesë, 27- vjeçari ka humbur kontrollin duke bërë që mjeti i policisë të dalë nga asfalti. Në momentin që 27-vjeçari ka tentuar të rifutet sërish në rrugë, makina ka bërë tri rrokullisj­e duke përfunduar anës saj. Përmbysja e fuoristrad­ës ka rezultuar fatale për shoferin, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, tre punonjësit e Policisë që mbetën të plagosur, po marrin mjekim në Spitalin e Bilishtit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Automjeti me të cilin po udhëtonin punonjësit e policisë, është një fuoristrad­ë tip "Mitsubishi" me targë "Policia 0305". Mësohet se katër punonjësit e Komisariat­it të Policisë Bilisht, bashkë me disa punonjës të tjerë të Policisë, po ktheheshin me dy automjete për në qytetin e Bilishtit në momentin e aksidentit. Gjatë aksionit në fshatrat e zonës përreth, ata kanë kryer disa kontrolle rutinë në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, ku nuk janë konstatuar bimë të tilla gjatë operacioni­t në terren. Në përfundim të kontrollev­e, punonjësit e policisë janë nisur për në Komisariat, i cili ndodhet në Bilisht dhe aksidenti ka ndodhur në fshatin Fitore. 27- vjeçari Duli ishte në drejtimin e fuoristrad­ës së parë tip "Mitsubishi", bashkë me tre kolegë të tij. Dyshohet se automjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, gjë që ka bërë të dalë mjeti nga rruga. Përpjekjet e të riut për ta rikthyer në rrugë kanë rezul- tuar të pasuksessh­me dhe automjeti është rrokullisu­r disa herë. Do të jetë grupi hetimor, i cili pritet të përcaktojë në fund se cili ka qenë shkaku i vërtetë që çoi në aksidentin fatal, që i mori jetën policit 27- vjeçar. Lorent Duli, punonjësi i policisë që humbi jetën pasditen e djeshme në aksidentin rrugor në fshatin Fitore të Bilishtit, mësohet se kishte planifikua­r që në muajt e ardhshëm të martohej. Duli prej disa muajsh ishte i lidhur me një vajzë, me të cilën kishte bërë edhe fejesë. I riu priste të kurorëzont­e lidhjen e dashurisë gjatë muajve të verës.

 ??  ?? Makina e aksidentua­r e punonjësve të Policisë
Makina e aksidentua­r e punonjësve të Policisë
 ??  ?? Viktima Lorent Duli
Viktima Lorent Duli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania