Panorama (Albania)

Krujë, helmohen 17 punonjëse të një fabrike të sapohapur

Nga solucionet e përdorura gjatë punës me këpucët

- KRUJE/ LEONIDHA MUSAJ

Punonjëset e një fabrike këpucësh në Krujë kanë përfunduar të asfiksuara në spitalin e qytetit.

Sipas Policisë, dje, rreth orës 09: 00, janë paraqitur në spital 17 punonjëse të fabrikës së këpucëve në këtë qytet me komplikaci­one shëndetëso­re ( marrje mendsh, gjendje të fikëti). Ekspertë të policisë inspektuan nga afër ambientet e fabrikës së këpucëve për të zbuluar motivin që shkaktoi asfiksi ndër punonjësit. Policia në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Inspektora­tin e Mjedisit, po kryejnë të gjitha veprimet e duhura për përcaktimi­n e shkakut dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. "Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës. Ndërkohë, po punojmë për të saktësuar shkaqet konkrete dhe për të vënë para përgjegjës­isë personat përgjegjës që merren me impiantin e aspirimit dhe kushteve të tjera të punës", thanë burime nga grupi i hetimit. Policia ka marrë në pyetje punonjëset, përgjegjës­it që merren me krijimin e infrastruk­turës së përgjithsh­me në fabrikën e këpucëve dhe pronarin e saj, të cilët kanë dhënë dëshmitë përkatëse. Punonjëset janë shprehur se pasi ka kaluar rreth një orë nga nisja e punës, kanë ndier shqetësim. "Pas një ore nga nisja e punës kishim komplikaci­one. Fillimisht nuk e dinim se çfarë ishte dhe u nisëm drejt spitalit. Pasi morëm ndihmën e parë mjekësore, u ndjemë më mirë. Ne përditë punojmë me solucione të tilla që çlirojnë efekte negative dhe të dëmshme për shëndetin. Patëm gjendje të fikëti dhe marrje mendsh", janë shprehur punëtoret, të cilat nuk e kanë kuptuar se sistemi i aspirimit nuk funksionon­te si duhej. Ndërkohë, burime nga spita- li bëjnë me dije se janë paraqitur 17 persona me komplikaci­one ( marrje mendsh dhe gjendje të fikëti), që, pasi kanë marrë ndihmën e parë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Duke nisur që nga dita e djeshme, kur për punonjëset nisën komplikaci­onet, në fabrikën e këpucëve, e cila ndodhet në Bubq të Krujës, është pezulluar puna deri në përfundim të hetimeve. Poli- cia vijon hetimet intensive për të mësuar dhe zbardhur shkakun e vërtetë të ngjarjes, ndërsa deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk kishte asnjë të ndaluar si përgjegjës të asfiksimit të punonjësev­e të fabrikës së këpucëve. Sipas të dhënave, në këtë fabrikë janë të punësuar rreth 100 persona dhe 90 për qind e tyre janë femra. Fabrika është ndërtuar kohët e fundit dhe vetëm dy muaj më parë ishte futur në funksion dhe prodhimtar­i. Kryesisht të punësuar në këtë fabrikë ishin gratë e Bubqit dhe fshatrave përreth. Fatmirësis­ht, sipas hetuesve, vetëm njëri prej seksioneve ka pasur probleme me aspirimin. Punonjëset që ndodheshin në sektorë dhe seksione të tjera nuk janë prekur nga asfiksia.

 ??  ?? Punonjësit e fabrikës dje në spital
Punonjësit e fabrikës dje në spital
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania