Panorama (Albania)

Bombë në zonën diplomatik­e në Kabul, janë 90 të vdekur

Dëmtohen ambasadat gjermane e franceze, 400 të plagosur

-

Një bombë e fuqishme shpërtheu në një zonë të sigurt të Kabulit në kulmin e qarkullimi­t të mëngjesit të së mërkurës, duke vrarë të paktën 90 veta dhe duke plagosur 400 të tjerë, sipas zyrtarëve afganë.

Shpërthimi, i cili ndodhi në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit, ishte një nga më vdekjeprur­ësit që goditi kryeqyteti­n afgan në vitet e fundit. Bomba shpërtheu në lagjen diplomatik­e pranë Ambasadës Gjermane dhe pallatit presidenci­al afgan. Rrugët ishin të mbushura me kalimtarë, njerëz që bënin pazare dhe fëmijë që shkonin në shkollë. Bomba, e fshehur në një kamion për shpërndarj­en e ujit, shpërtheu në orën 8: 22 të mëngjesit sipas orës lokale, jashtë zyrave të një kompanie të madhe celulare lokale dhe një stacioni të njohur televiziv. Ai goditi disa metra larg nga ambasada gjermane, në një nga pjesët më të populluara të qytetit, pranë supermarke­teve dhe dyqaneve të mëdha. Talibanët mohuan përgjegjës­inë për sulmin në një deklaratë. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjës­inë e tij. Gazetarja e “Wall Street Journal”, Jessica Donati, në Kabul, tha se shpërthimi ndodhi pranë ambasadave perëndimor­e, institucio­neve qeveritare dhe rezidencav­e të zyrtarëve të lartë dhe familjeve të tyre. “Është pjesa më e fortifikua­r e qytetit, e cila mund të arrihet vetëm duke kaluar nëpër disa pika kontrolli”, shtoi ajo. Një shofer afgan i BBC vdiq në shpërthim dhe katër gazetarë u plagosën. Të paktën 11 shtetas amerikanë të caktuar në ambasadën amerikane si kontraktor­ë u plagosën në shpërthimi­n në Kabul, sipas zyrtarëve të SHBA. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha se sulmi ishte shumë afër ambasadës së tyre. “Sulmi ka pasur për qëllim civilët dhe ata që janë në Afganistan dhe punojnë me njerëzit atje për një të ardhme më të mirë të vendit”, tha Gabrieli. Ai shtoi se kishte disa zyrtarë të ambasadës të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ka humbur jetën një oficer i sigurisë afgane që mbronte zonën e ambasadës. Edhe Ambasada franceze u dëmtua në shpërthim, sipas Marielle de Sarnez, ministrja franceze për Çështje Europiane. Ajo tha për “Radio Europe 1” se raportimet fillestare nuk tregojnë se shtetasit francezë janë midis të vdekurve, por kjo pritet të konfirmohe­t.

 ??  ?? Shpërthimi në Kabul pranë zonës së ambasadave
Shpërthimi në Kabul pranë zonës së ambasadave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania