Panorama (Albania)

Debate të ashpra për qeverinë në Maqedoni, shqiptarët me 9 ministri

-

Në Maqedoni u debatua ashpër për formimin e qeverisë së re të vendit, mes polemikash të shumta ndërmjet LSDM- së dhe VMRO- DPMNE. Qeveria duhet të votohej deri në mesnatë, dhe pritej miratimi nga 62 deputetë, që e mbështetën formulën e Zoran Zaev. Pengesat e fundit për hije dyshimi mbi ministrat e propozuar janë hequr, duke i hapur kështu rrugën miratimit të listës së propozuar. Prokuroria Speciale e Maqedonisë, pas kërkesës së LSDM-së për të vërtetuar pastërtinë e kandidatëv­e për ministra, ka njoftuar se asnjëri prej tyre nuk është në hetim, duke i hapur kështu rrugë përfshirje­s së tyre në qeveri. Pak ditë më parë u publikuan lajme që ngrinin dyshime mbi përfshirje në çështje penale të tri kandidatëv­e për ministra nga BDI- ja dhe mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev, kërkoi nga Prokuroria Speciale një konfirmim mbi pastërtinë ligjore të disa prej emrave të propozuar për kabinetin e tij. Qartësimi i PSP- së për kabinetin e ri qeveritar që është propozuar nga Zoran Zaevi, është dorëzuar në Kuvend. Ashtu si edhe të martën, Kuvendi i Maqedonisë ka vazhduar të jetë i blinduar nga forca të shumta të policisë në pritje të votimit të qeverisë së re. Qindra policë ishin vendosur rreth Parlamenti­t të Maqedonisë. Masat vijnë duke pasur parasysh atë që ka ndodhur më 27 prill, kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Parlamenti­t dhe më pas mbështetës të Nikola Gruevskit hynë në Kuvend duke përgjakur deputetë shqiptarë dhe ata të LSDM- së. Debati në Kuvendin e Maqedonisë për zgjedhjen e qeverisë u përcoll me polemika të shumta mes deputetëve të shumicës së re dhe VMRO-së opozitare, e cila akuzon LSDM- në dhe partitë shqiptare, që do të jenë pjesë e ekzekutivi­t, për shkelje të rregullore­s lidhur me drejtimin e seancës, por edhe për programin e ekzekutivi­t të mandatarit Zoran Zaev. Pas gjashtë muajsh krizë në qeverinë e Maqedonisë, partitë pjesëmarrë­se në qeverinë e re ( LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët) përfaqësoh­en me nëntë ministra, BDI me gjashtë dikastere, Aleanca për shqiptarët me dy dhe një ministër pa portofol i propozuar nga LSDM- ja. Pesë ministri dhe një dikaster pa portofol do të drejtohen nga BDI- ja, ndërsa dy ministri të tjera nga Aleanca për Shqiptarët, një do ta marrë LR-PDSH- ja dhe një tjetër RDKja e Vesel Memetit.

 ??  ?? Dje gjatë seancës në Kuvendin e Maqedonisë
Dje gjatë seancës në Kuvendin e Maqedonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania