Panorama (Albania)

“Atentati, urdhër i Enverit, si u godit me sëpatë kokës”

"Atentatori Xhemal Çami u helmua nga Sigurimi i Shtetit"

-

ATENTATI NDAJ SADIK PREMTES NË PARIS

Ahmet Zylo Nivica Me Sadikun kam pasur një miqësi të ngushtë që nga viti 1945, kur ai erdhi në Itali, dhe të dy bashkë u arratisëm për në Francë. ( Kjo miqësi konfirmohe­t edhe nga Sigurimi i Shtetit, në dosjen e tij). Bashkë kemi ndenjur shumë kohë dhe miqësinë tonë nuk e pengonin aspak bindjet politike të kundërta që kishim. Ka qenë 6 maji i vitit 1951, kur bashkë me Sadikun shkuam për të parë një film në Kinemanë Republika të Parisit.

Pasi dolëm nga kinemaja, u ndamë menjëherë, pasi Sadiku në atë kohë banonte në hotelin "De la pei", i cili ndodhej fare pranë kinemasë, kurse unë mora metronë në drejtim të hotelit "Danton" të Sen Zhermenit, ku isha vendosur me banim.

Të nesërmen në mëngjes kur dola nga hoteli, pashë se pothuaj të gjitha gazetat që bleva kishin botuar një lajm ku thuhej: "Sadik Premtja, refugjat politik nga Shqipëria dhe me profesion gjeometër, u godit mbrëmë nga një i panjohur me sëpatë në kokë, në hotelin ' De la pei', ku ai banonte, guximtari u largua në drejtim të paditur, kurse Sadiku u shtrua në spital, jashtë rrezikut për jetën". Mora një taksi dhe u nisa për në spital, e gjeta Sadikun me kokë të fashuar dhe me mjekët që i rrinin te koka. Ngaqë ai ishte në gjendje të mirë dhe mund të fliste, unë fillova ta pyesja se çfarë i kishte ngjarë. Pas kësaj Sadiku filloi dhe më tregoi: "Pasi u ndamë bashkë, duke kaluar në rrugën që të shpie te hoteli, pashë një njeri që po vinte me të shpejtë në drejtimin tim. Ai më kaloi dhe me të shpejtë u fut brenda në hotel. Ndërkohë që edhe unë u futa në hotel. Ai kishte ngjitur disa shkallë dhe po më priste mua. Kur unë isha duke ngjitur shkallët, ai filloi të zbriste dhe kur u përballëm, unë i thashë ' pardon' dhe i hapa rrugën të kalonte. Ai menjëherë nxori një sëpatë me bisht të vogël që e kishte futur brenda xhaketës dhe me të më qëlloi në kokë. Pas kësaj unë menjëherë e kapa me të dyja duart prej jakës së xhaketës dhe fillova ta shtrëngoja në grykë. Duke u kacafytur të dy, zumë të rrokullise­shim poshtë shkallëve deri te dera kryesore e hotelit, ku unë zura të bërtisja ' policia, policia'. Ndërkohë, nga plaga e sëpatës në kokë mua më vazhdonte të më rridhte gjak dhe më lanë fuqitë. Nga kjo ai përfitoi dhe më shpëtoi nga duart duke u larguar menjëherë jashtë hotelit. Kalimtarët që ishin aty pranë njoftuan menjëherë policinë, e cila erdhi me ambulancë dhe më mori e më solli në spital, këtu ku më shikon".

Pas rrëfimit të Sadikut mbi ngjarjen, unë fillova të pyesja përsëri nëse ai e kishte njohur personin që e kishte qëlluar. Por ai tha se e kishte parë vetëm si fytyrë dhe nuk e njihte, pasi Sadiku nuk përzihej me shumë njerëz, ngaqë ruhej shumë.

SI E GJETËM ATENTATORI­N

Pas rrëfimit që më bëri Sadiku, unë menjëherë vajta në koloninë e shqiptarëv­e emigrantë ekonomikë dhe pashë se ishte bërë bujë e madhe, sepse të gjithë e kishin marrë vesh atë ngjarje. Aty me anë të shoqërisë sime mblodha shumë fotografi të ndryshme të mërgatës shqiptare dhe të gjithë emigrantët ekonomikë u treguan të gatshëm të m'i jepnin ato. Ato fotografi unë i mora dhe i çova të gjitha po atë ditë Sadikut në spital dhe ai menjëherë, sapo i pa, e njohu dhe ma tregoi njeriun që e kishte qëlluar.

Ky njeri ishte një shqiptar i quajtur Xhemal Çami, i moshës 48- 50 vjeç, i cili banonte në Paris dhe ishte i pamartuar. Ai kishte marrë pjesë në Brigadat Internacio­naliste në Luftën e Spanjës dhe që nga ajo kohë nuk ishte kthyer më në Shqipëri, por nga Spanja ishte vendosur në Francë. Pasi Sadiku më tha se ishte tepër i sigurt se ai ishte personi që e kishte qëlluar, unë dola përsëri dhe kërkova në të gjithë koloninë shqiptare, por atë njeri nuk e gjeta gjëkundi. Të nesërmen në mëngjes, megjithëse dola për të kërkuar së bashku me dy shokët e mi, Isuf Begeja dhe Sabaudin Dino, përsëri nuk e gjetëm. Pas kësaj ne vajtëm dhe bëmë denon- cimin në polici, ku pasi na falënderua­n, na thanë se ishin në dijeni të ngjarjes dhe autorit të saj. Gjithashtu, aty mësuam se policia nuk kishte mundur ta kapte dot se ai kishte ikur që në mëngjes herët me një avion për në Pragë. Pas kësaj ne u kthyem përsëri te Sadiku, i cili qëndroi rreth 20 ditë në spital, derisa u shërua. Pas daljes nga spitali, Sadiku ndërroi vendbanim, për të cilën e ndihmoi vetë kreu i Internacio­nales së katërt Trockiste, Pier, dhe ai vazhdimish­t qëndronte i armatosur.

NË KËRKIM TË XHEMAL ÇAMIT

Në vitin 1958 u riatdhesov­a në Shqipëri dhe fillova të interesohe­sha se ku ndodhej Xhemal Çami, pasi që kur isha në Francë, kisha dijeni se pas vajtjes në Pragë, ai ishte kthyer brenda ditës në Tiranë. Nga miqtë e mi dhe nga ish- shokët e Sadikut të Grupit të të Rinjve, mora informata të sakta dhe mësova se Xhemal Çamin e kishte helmuar Sigurimi i Shtetit dhe ai kishte vdekur në një spital të Tiranës. Kjo gjë ishte bërë për të humbur gjurmët e atentatit që ai kishte bërë në Paris ndaj Sadik Premtes. Që kur ishim në Francë, ne kishim të dhëna të sigurta se atentati ndaj Sadikut ishte bërë nga Sigurimi i Shtetit, me urdhrin e Enver Hoxhës dhe për kryerjen e tij u ngarkua Xhemal Çami. Urdhri për eliminimin fizik të Sadikut u dha për arsye se në atë kohë ai konsideroh­ej si person shumë i rrezikshëm për Shqipërinë, pasi përveçse ishte shef i seksionit shqiptar në Internacio­nalen e katërt Trockiste, kishte të dhëna se ai bashkëpuno­nte dhe kishte rrjetin e vet në Shqipëri. Por më kryesorja ishte se Sadiku bashkëpuno­nte dhe me jugosllavë­t për rrëzimin e Enver Hoxhës.

 ??  ?? Sadik Premtja në Itali
Sadik Premtja në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania