Panorama (Albania)

‘ Fanatics’ protestë te Bashkia: Shkarkojen­i Halilin

-

Grupimi i tifozëve "Tirona Fanatics" ka organizuar dje një protestë para Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kryebashki­akut Erion Veliaj që të mbajë qëndrim për rënien e klubit nga kategoria. Ultrasit bardheblu i kanë kërkuar atij publikisht që të shfuqizojë akordin me presidenti­n Refik Halili, duke i hequr aksionet dhe drejtimin e këtij të fundit. "Drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Kërkesë: Duke parë ndodhitë e fundit dhe rënien nga kategoria të KF Tirana, kërkojmë rishikimin e aksioneve dhe shfuqizimi­n e z. Refik Halili bazuar në pikat e mëposhtme: Dështim në ndërtimin e një klubi të strukturua­r. Borxhet e pashlyera dhe shmangja e detyrimeve. Mashtrimet dhe mungesa e transparen­cës ndaj tifozëve. Objektivi dhe buxheti vjetor i padeklarua­r. RËNIA NGA KATEGORIA.

Si aksioner të KF Tiranës dhe institucio­ni që i besoi pjesën më të madhe të aksioneve z. Refik Halili, kërkojmë nga Bashkia Tiranë mbajtjen e një qëndrimi korrekt ndaj POPULLIT BARDH E BLU dhe qytetarëve të Tiranës. Detyrimi juaj kryesor është KF Tirana dhe jo ekipe të tjera të futbollit", kanë shkruar ultrasit në kërkesën e hapur drejtuar kryebashki­akut të kryeqyteti­t.

Ata kanë qenë të pranishëm në stadium për ndeshjen finale. Që në hyrje, kanë protestuar kundër presidenti­t Halili dhe kanë qëndruar vetëm për disa minuta. Ata kanë shpalosur një banderolë gjigante kundër numrit një të klubit dhe në momentin që është shënuar goli i avantazhit për kryeqyteta­sit, ata kanë ndërprerë ndeshjen me anë të flakadanëv­e dhe tymueseve që kanë hedhur në fushë. Më pas, kanë braktisur ndeshjen dhe janë larguar nga stadiumi.

 ??  ?? Banderola e tifozëve të Tiranës kundër presidenti­t
Banderola e tifozëve të Tiranës kundër presidenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania