Topalli flet për listë të ‘ familjes Basha’, kreu i PD: Koha të largohet, nuk ka të përjetshëm
“Nuk kam ambicie për kryetare të PD, por Basha të ikë”
Ish- nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, akuzoi dje kryetarin e PD- së, Lulzim Basha, se lista e kandidatëve për deputetë është hartuar në bazë të interesave familjarë dhe kinetelistë.
E ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News 24”, Topalli tha se: “Ajo nuk është lista e PD, por lista private e zotit Basha, familjes së tij, klientëve të tij dhe është tërësisht private. Sali Berisha ka thënë që s’ka ndikim tek lista. Dhe unë po them që kjo është lista private e zotit Basha në thyerje të statutit dhe në asgjësim të të gjithë forumeve dhe po çon në asgjësimin e Partisë Demokratike dhe prandaj jam sot këtu. Sepse çdo ditë që kalon, është një ditë më e parikuperueshme në atë që mund të shpëtohet, qoftë dhe në këto ditë. Unë bëj një thirrje për një lëvizje të madhe për t’i rikthyer vlerat, fillimisht për t’u rikthyer te statuti dhe pastaj për t’u rikthyer te vlerat. Për të cilat ju në ‘ 90 të gjithë keni qenë bashkë për të ndërtuar një sistem të ri”.
AMBICIA Topalli tha dje për herë të parë se nuk kishte asnjë ambicie për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por ajo kërkoi që partia të kthehet te forumet dhe në zbatim të statutit. “Shkarkimi është një akt. Por gjëja e parë është te kthehemi tek statuti. S’ekziston institucion në botë që funksionon pa ligj. Për mua nuk është fare unë e kam mbyll me të gjitha, por pikërisht se e kam mbyll, unë guxoj të them atë që të tjerët nuk guxojnë për ta thënë. Kushdo kryetar që do të marrë karrigen, se s’më intereson fare karrigia, në qoftë se guxon se do dalë jashtë forumeve dhe statutit, e ka personale dhe e ka private për arsye që mbeten gjithmonë të dyshimta”, është shprehur ajo. Ish- kryetarja e Kuvendit tha se edhe po të kishte qenë në grupin e ri të PD- së, ajo do kundërshtonte me çdo mjet mundësinë e bashkëqeverisjes mes Ramës dhe Bashës. “Unë jam kundër çdo bashkëqeverisjeje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Po të isha në Parlament dhe të kisha votë, nuk do e kisha votuar kurrë. Po të isha deputete dhe të isha në grupin e ri parlamentar, do të bëja çdo përpjekje për mos me e lanë. Unë nuk kam vdekë, do vazhdoj të jem në politikë, nuk do jem në Grup Parlamentar, por unë do vazhdoj të flas”, ka thënë ajo.
TAKIMI NË ZYRË Gjatë emisionit Topalli ka rrëfyer dhe bisedën private me Lulzim Bashën në zyrën e tij. “I kam thënë kur pashë që strukturat e PD- së po zhyheshin tërësisht dhe i kam thënë bëj kujdes; Për shkak të eksperiencës që kam, sepse po zhbëhet e gjithë struktura e PD- së. Përpiqu që të gjesh personalitete që kanë reputacion në komunitetin ku ata jetojnë për të marrë besimin e njerëzve. Për çështje të tjera në Grup Parlamentar kam folë dhe nuk kam qenë dakord as me qëndrimin për ligjin për arsimin, as për qëndrime të tjera. As për beteja te tjera fallso, gjo- ja tek parku i liqenit në kohë që ngrihej një godinë goxha e madhe në anë tjetër të parkut. Unë nuk jam e rremë, jam e vërtetë dhe unë gjërat i kam thënë në Grup. Unë kam pasur biseda të tjera konfidenciale, por që s’kam pse t’i them këtu. Edhe tri javë para se të mbyllej çadra apo të bëhej marrëvesh- ja me Edi Ramën, i kam qenë në zyrë dhe i kam thënë shumë me tepër seç po them këtu. Ia kam thënë përpara që mua nuk më ke në krah, as në bojkote, as në rrezikun që mund të çojë njerëzit në përplasje në ditën e votimit, duke i bërë thirrje për protestë. As në perceptimin që krijon tek PD si parti jo perëndimore. Në fund i kam thënë që kjo nuk është Partia Demokratike që unë njoh. Kështu që, në këtë aspekt, unë kam një ndërgjegje krejt të pastër. E kam thënë në kohë e kam thënë kur duhej, e kam thënë se mu më dhemb shpirti për këtë parti se 20 vite të jetës sime në këtë parti... Por sigurisht dhe zotit Berisha i kam thënë se çfarë mendoj për zotin Basha, por kjo s’ka asnjë rëndësi. Po s’ka lidhje zoti Berisha në këtë mes”, ka thënë dje Topalli.
E kam thënë në kohë, e kam thënë kur duhej, e kam thënë se mu më dhemb shpirti për këtë parti se 20 vite të jetës sime në këtë parti... Por sigurisht dhe zotit Berisha i kam thënë se çfarë mendoj për zotin Basha, por kjo s’ka asnjë rëndësi