Panorama (Albania)

Listat, Basha: Ishte koha për ndryshime, ja pse nuk iku Berisha

Kreu i PD tregon për paktin me Ramën pas zgjedhjeve: Vetëm për ndryshimet kushtetues­e e Reformën Zgjedhore, s’na përputh asgjë

- TIRANË

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaron se lista e kandidatëv­e për deputetë, përfshirë edhe përjashtim­in e kastës së vjetër, ishte një premtim i mbajtur ndaj qytetarëve shqiptarë.

I ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në “Top Channel”, Basha deklaroi se pavarësish­t se ishin vendime të vështira ato që mori për përjashtim­in e personave me kontribute, nëse do t’i rikthehej edhe një herë atij vendimi, do të vepronte sërish njësoj. Sipas Bashës, pjesëmarrj­a e Berishës në listë është simbolike. Kreu i PD- së përsëriti edhe një herë thirrjen për anëtarët e LSI- së të grisin teserat e tyre dhe t’i bashkohen PD- së, duke e cilësuar këtë forcë politike si klientelis­te.

Nuk u shmangemi dot pyetjeve që lidhen me listën e kandidatëv­e për deputetë, ku ra në sy largimi i shumë veteranëve dhe shumë kritikëve. Pse e bëtë këtë ndryshim?

Lista është përshëndet­ur dhe është pritur me entuziazëm të jashtëzako­nshëm, jo vetëm nga baza e PD, por edhe nga publiku, akademikët, shoqëria civile dhe media. Të të jap disa shifra që tregojnë se sa i thellë është ndryshimi. Kemi 41 gra në 140 kandidatë, 82 për qind e kandidatëv­e që nuk kanë qenë kurrë deputetë, 42 për qind të rinj nën moshën 40 vjeç dhe 33 për qind nën moshën 35 vjeç. Nga pikëpamja e ripërtërit­jes, kjo është një listë që përfaqëson dëshirën, kërkesën e kohës dhe qytetarëve për daljen e PD me një ekip të ripërtërir­ë. Kështu gjejnë zbatim parimet themelore të demokraciv­e perëndimor­e ku nuk ka njerëz të përjetshëm në politikë, por ka qarkullim elitash. Duhet të ketë të rinj që promovohen në politikë. Në ekipin fitues të PD, në grupin parlamenta­r dhe në qeverisjen e ardhshme do të ketë më shumë gra që nga themelimi i PD. Lista është listë elektorale, mund të kesh njerëz me kontribute të spikatura, apo njerëz me kontribute të veçanta.

Premtuat që do të fusni një model amerikan...

Ka shumë personalit­ete që kanë mbetur jashtë listës. Vendimi ka qenë i vështirë, koha ka qenë e kufizuar, por i drejtë dhe i qëndroj totalisht këtij qëndrimi. Është vendimi që do të merrja në çdo rrethanë.

Gratë, vërtet janë 82 për qind të reja, por këto gra edhe në vende të sigurta... PD i kishte femrat që mund të ishin përfaqësue­se si zonja Topalli dhe zonja Bregu. Mos me këtë listë keni hequr edhe zërat kritikë?

Kjo është një fabul nga disa persona të caktuar, sigurisht me axhendë të caktuar politike. Aty ka kritikë të Lulzim Bashës, ka deputetë që kanë qenë katër vjet, dy vjet, që kanë qenë mbështetës totalë të Lulzim Bashës. Fakti që janë jashtë liste nuk tregon që unë jam hakmarrës ndaj njërit apo mosmirënjo­hës ndaj tjetrit. Për personat që kanë kontribuar ka ardhur koha të largohen sepse askush nuk është i përjetshëm në politikë. Ndërkohë persona të tjerë të promovohen dhe të testohen, por edhe ata nuk do të jenë të përjetshëm.

Ky është basti i Lulzim Bashës, megjithatë fakti që në këto lista është Sali Berisha për një pjesë e ul besueshmër­inë e kësaj që ju thoni. Nëse ka një person që përfaqëson të shkuarën, është zoti Berisha dhe ju e keni atë në listën fituese të Tiranës.

Po ke të drejtë, por Sali Berisha vjen aty si një kandidat për deputet i larguar nga të gjitha funksionet drejtuese. Pa asnjë rol në PD. Çfarëdo sistemi të kisha gjetur unë, edhe primarin siç do të kisha dashur vetë, propozimet dhe sugjerimet në Këshillin Kombëtar, Kuvendin Kombëtar të PD, të jeni të sigurt që Sali Berisha sërish do ishte në listë. Në këtë mënyrë duhet ta shikosh si një simbolikë të historisë së PD të një njeriu, që ka dhënë kaq shumë. Berisha është në kuadër të harmonizim­it të historisë së PD, kontribute­ve ndër vite të PD, të aleancës me faktorin qytetar, me akademikë, profesioni­stë. Kjo është lista, një mozaik qytetar.

Si u prit ky ndryshim nga Sali Berisha? Ajo që shkaktoi zhurmë ju u sulmuat ashpër nga njerëz të afër të ishkryemin­istrit.

Unë nuk merrem me komente dhe shpjegime. Përvoja ime ma dikton që vendimet e forta janë të vështira, por janë të duhurat. Unë i kam marrë këto vendime, gjithmonë në funksion të interesit publik dhe pa asnjë mëdyshje se çfarë do të ndodhë dhe kush do të më sulmojë. Ajo listë është mbajtje e premtimit për një listë krejtësish­t të re. Ky është vendimi. Kjo është lista fituese.

Keni rëndë dakord me Kryeminist­rin Rama që t’i riktheheni sistemit maxhoritar?

Për mua po. Me Edi Ramën kemi rënë dakord për reformë kushtetues­e. Marrëveshj­a parashikon fundin e republikës së vjetër, reforma kushtetues­e, ajo zgjedhore, përfshirë votimin elektronik dhe biometrik nuk janë asgjë më pak se katapultim­i i republikës së re. Një kusht i patejkalue­shëm i reformës kushtetues­e është vendosja në kushtetutë e parimit ricall ose thërritja mbrapsht e të zgjedhurit. Nëse një i zgjedhur abuzon, qytetarët e thërresin mbrapsht për ta gjykuar. Kjo do të jetë në kushtetutë. Ky nuk është koncepti im.

Deri në ç’pikë do të vazhdojë kjo marrëveshj­e? A është edhe bazë për koalicion mes dy partive të mëdha, që shumë njerëz e shohin si opsion edhe për qetësi dhe paqe sociale dhe pakt reformash që keni rënë dakord? A është një opsion?

Jo, nuk është kjo marrëveshj­a. Marrëveshj­a ishte për të garantuar zgjedhje të lira, reformë kushtetues­e, reformë zgjedhore dhe votim elektronik dhe numërim elektronik. Nuk na përputh asgjë, sepse gjithçka që Rama ka bërë është në drejtim të kundërt me interesin e vendit.

Pse e godisni kaq shumë LSI? Pse kërkoni që të hedhin teserat e LSI?

Jo, nuk e godas. Teserat e LSI për këdo që ka qenë me LSI, të rrijë me LSI. Klienteliz­mi ku shkonin edhe i kapnin njerëzit prej xhakete, siç ndodhte në Shkodër, edhe i thoshin hajde merr teserën e LSI, jep kontributi­n, pastaj merr hipotekën. Kështu ka ndodhur kudo që qeveris LSI, sepse qeveris në mënyrë klientelis­te. Pa program, pa objektiva. Kjo merr fund. Po, unë u bëj thirrje të gjithë atyre që u detyruan të merrnin trastën me bukë të LSI t’ia hedhin në fytyrë. Kthehuni në shtëpinë tuaj, kthehuni në PD më të bashkuar se kurrë. Ata i ka përçarë pushteti, tepsia. Kanë pesë ditë që zihen kush do marrë timonin.

Unë u bëj thirrje të gjithë atyre që u detyruan të merrnin trastën me bukë të LSI t’ia hedhin në fytyrë. Kthehuni në shtëpinë tuaj, kthehuni në PD më të bashkuar se kurrë

 ??  ?? Basha dje gjatë intervistë­s
Basha dje gjatë intervistë­s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania