Lufta mes Fiorentinës dhe Ambrës për Olsin arrin kulmin, tradhti dhe lot në telenovelën e “Big Brother 9”
Sjellja e Olsit e ka bërë partneren e tij, Fiorentinën, të mos e përmbajë më veten, duke shpërthyer në lot. Ndarja me grupe nga “Vëllai i Madh” pak ditë më parë duket se ka qenë e padrejtë pasi, nëse Olsi- Ambra- Dona po argëtoheshin jashtëzakonisht shumë me njëri- tjetrin, Fiorentina së bashku me Elsamedin vuajtën në kulm sjelljet e partnerëve të tyre. Por ajo që e vuan dhe e shpreh më shumë situatën e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother 9” është Fiorentina, e cila shpërtheu në lot, duke parë sjelljen ngacmuese të Olsit me dy vajzat e tjera. “Për mua, çfarëdo lloj gjëje të ndodhë kur të mbarojë, s’ka asnjë vlerë. Me kaq pak sa pashë, kuptova shumë gjëra nga personi që kam në krah”, u shpreh ajo, ndërkohë që kamerat fokusuan lotët që i rridhnin në faqe. Nga publiku, kjo marrëdhënie problematike e saj me Olsin po shijohet si një telenovelë e vërtetë me tradhti e situata dramatike. Ndërkaq, Fotinia dhe Elsamedi përpiqeshin ta ngushëllonin, duke i thënë se sa e fortë është ajo në krahasim me banorët e tjerë dhe sa e dobët bëhet para Olsit. “Sa keq është kur je i fortë shumë para të gjithëve edhe e ke dobësi dikë. E ke ti, e kam edhe unë. Prandaj dola vetëm, je shumë e fortë përballë të gjithëve, por përballë asaj dhe atij je i dobët, nuk reagon dot”, u shpreh Elsamedi. Ndërkohë që Fotinia ia ktheu se kjo provë maksimumi 2 ditë do të zgjaste dhe pas kësaj do të rikthehej rutina në marrëdhënien e saj me Olsin. OLSI, PASI KALOI NATËN ME DONËN
DHE AMBRËN, I KËRKOI MODELES TË VISHET ME BIKINI Djali më protagonist i “Big Brother”, Olsi, e kaloi një natë mes dy vajzave, Ambra dhe Dona, si pjesë e provës së javës dhe në mëngjes për të ishte një zgjim tjetër. Muzika e zgjoi atë dhe menjëherë nisi të kërcente së bashku me Ambrën, ndërsa Dona qëndronte ende shtrirë. Më pas, ata shkuan të tre në kuzhinë e ndërsa Ambra ishte duke bërë kafen, Olsi i kërkoi të ndërrohej dhe të vishej me bikini. “O Ambra, ik ndërrohu, vish bikini, mos rri kështu!”, i tha ai, por duket se këtë herë Ambra nuk ia plotësoi dëshirën menjëherë. Modelja 19- vjeçare nga Shkodra e ka prezantuar veten si një vajzë provokuese dhe që i pëlqen të luajë, dhe këtë gjë ka bërë edhe në këtë rast. Ajo nuk e fsheh që pasi e la Elsamedi për lojë i pëlqen të afrohet me djalin me muskuj e tatu, Olsin, edhe pse është komentuar nga fansat si vajza që po hyn në mes të çiftit, duke shkaktuar turbulenca në lidhjen e tij me Fiorentinën. Ndërkohë, Fiorentinës nuk i del inati nga sjellja e Olsit mes Donës dhe Ambrës. Ajo diskutonte me Danjelin dhe Fotininë, duke u shprehur se jo vetëm Ambra, por edhe Dona e kishte provokuar Olsin gjatë provës së vendosur nga “Big Brother”. Më pas doli Olsi dhe Fiorentina i bëri një pyetje.“Dje re shumë herët në gjumë dhe sot u çove shumë vonë, pse?”, e pyeti ajo, duke e provokuar. Olsi i tha se ishte shumë i qetë dhe se u kënaq mes dy biondeve, duke provokuar akoma më shumë Fiorentinën. Të dy i hodhën fjalë me ironi njëritjetrit dhe në një moment, Fiorentina, për të sheshuar mosmarrëveshjet, iu afrua që ta puthte. “Nuk të puth për kokë të Ambrës!”, ia ktheu ai, si për t’i dëshmuar se zemrën tashmë ia ka rrëmbyer modelja me kaçurrela. “Kishin një efekt ato, se kur fle me një bionde je mirë, por kur fle me dy fikesh fare”, vazhdoi ai, duke e lënë pa fjalë partneren.
AMBRA LUAN ME DY PORTA, BASHKOHET ME ELSAMEDIN PASI AI I RRËFEN VUAJTJEN PAS
NDARJES Ndërkohë që Ambra po përflitet për afrimitet me Olsin, ajo e pranoi Elsamedin kur ai iu afrua menjëherë pas rënies së gongut, që sinjalizoi përfundimin e provës së javës. Por reagimi i Elsamedit nuk ngjasonte aspak me atë të Fiorentinës ndaj Olsit. Ai shkoi të takonte Ambrën, madje e përqafoi atë. Ambra e pyeti nëse ishte kënaqur me provën, por për të nuk kishte qenë kështu. “Unë e vuajta”, u shpreh ai. Kjo deklaratë e ka lëkundur Ambrën, e cila e ka pranuar me shumë ndjeshmëri pendesën e tij, pasi ai e la për lojë. Nga ana tjetër, Fiorentina deklaroi hapur: “Kam humbur besimin tek Olsi”. Mëngjesi për Fiorentinën ishte paksa ndryshe nga çdo ditë tjetër, pasi ajo jo vetëm që fjeti në oborr dhe zgjimi e gjeti vetëm, por gjatë gjithë natës mendoi rreth marrëdhënies së saj me Olsin dhe faktin se ai po argëtohej në praninë e dy femrave të tjera. Ajo është shpre- hur shpeshherë që është natyrë xheloze, por kësaj here ka ku t’i bazojë xhelozitë e saj. “Më kanë vrarë vetëm veprimet e Olsit. Ai i ka fjalë boshe, që ia merr era. Më mjaftoi një ditë në 2 muaj që ai të humbasë besimin tim. Me Olsin shumë vështirë për të krijuar besimin, për një ditë ma hodhi poshtë besimin”, shprehet ajo. Për këtë ka akuzuar Elsamedin pasi, sipas saj, ai e nxitit të vihej kundër Olsit, duke e larguar me sjelljet e saj për t’i bërë dhuratë Ambrës.