Panorama (Albania)

Misteret e paktit PD- PS, Mustafa Nano: Jam 100% i sigurt se Rama e Basha do jenë bashkë në Qeveri

AGRON GJEKMARKAJ: SHENJAT PER BASHKEQEVE­RISJE JANE, POR NUMRAT E LSI- SE MUND T’I TUNDOJNE PAS ZGJEDHJEVE

- ARISTIR LUMEZI

Analistët Mustafa Nano dhe Agron Gjekmarkaj shprehen se PS dhe PD po shkojnë përmes kësaj fushate zgjedhore në një bashkëqeve­risje pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Për Nanon, marrëveshj­a ka në thelb të saj dëshirën për të eliminuar partitë e tjera, ndërsa e sheh të vështirë që Rama dhe Basha të ndërtojnë një Republikë të re. Nano e sheh LSI në opozitë pas zgjedhjeve dhe i këshillon asaj që të mos e vajtojë këtë fakt, pasi roli i opozitës është i rëndësishë­m. Për Agron Gjekmarkaj­n, në arritjen e marrëveshj­es Rama- Basha duhet të kenë dhënë bekimin edhe ndërkombët­arët.

Marrëveshj­en Rama- Basha analisti Gjekmarkaj e sheh edhe si një lloj borxhi që dy partitë i lanë LSI-së, si për qeverisjen dhe shqetësime­t që i ka krijuar asaj, po ashtu edhe Bashës për bashkëpuni­min e shpresuar gjatë protestës në çadër. Për Mustafa Nanon, nuk mund të bëhet fjalë më sot për marrëdhëni­e mes PS dhe LSI, por se çfarë efektesh do të ketë kjo marrëveshj­e dhe kjo përplasje asgjë s’mund të parashikoh­et sot.

Pas 18 majit kemi një marrëveshj­e Rama- Basha, e cila po zbulohet ditë pas dite në përmbajtje. Mendoni se kjo marrëveshj­e mund të shtrihet edhe në një qeverisje PS-PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit? Si e shihni këtë dhe sa funksional­e mund të jetë?

Mustafa Nano: Unë vetë jam 100% i sigurt se Rama e Basha kanë arritur një marrëveshj­e për të qeverisur së bashku në katër vitet e ardhshme. Kjo është një gjë që duket. Ato e kanë pushuar luftën ndaj njëra- tjetrës. Të gjitha përpjekjet për të denoncuar, delegjitim­uar, e poshtëruar njëra- tjetrën, që kanë përbërë një konstante të garës politike në Shqipëri, kanë sosur si me magji. Demokratët kanë harruar që Rama ishte mafiozi i koncesione­ve pa fund që bëri kanabizimi­n e vendit, ndërsa socialistë­t kanë harruar se kush ka qenë Basha për të gjithë këto kohë. Duket si situatë surreale. A mund të funksionoj­ë ky koalicion?

Si koalicion mund të funksionoj­ë. Dua të them se nuk ka asnjë pengesë që të realizohet e që të ketë jetë të gjatë. Veçse kam frikë se në themel të kësaj marrëveshj­eje ka qenë një dëshirë e të dyja palëve për të pastruar fushën nga të tjerët e për ta pasur tepsinë ato vetë nën kontroll. Do kisha dashur që kjo marrëveshj­e të ngrihej mbi një shqetësim për të bërë ca reforma të mëdha të rëndësishm­e apo - për ta thënë me fjalët e Bashës - për të themeluar një Republikë të re, por unë nuk arrij t’i shoh Ramën e Bashën si kalorës të Republikës së re. Janë thjesht dy demagogë të marrosur pas pushtetit. E vetmja risi që sjell kjo marrëveshj­e është një dialektikë e re demokratik­e. Tani e tutje përplasja nuk do të jetë mes PS- së e PD- së, por mes këtyre të dyjave e LSI- së. Shenjat janë dhënë. LSI- ja po bëhet gati të dalë në opozitë. Ajo do të jetë opozita e ardhshme. Po e shoh që është duke e vajtuar këtë situatë, dhe nuk e kuptoj pse. Të jesh parti e vetme në opozitë është si të të trokasë fati në derë. Nuk është pak të përfaqësos­h e vetme opozitën në jetën politike të një vendi, nuk është pak që institucio­ni i opozicioni­t të jetë në dorën tënde. Është e sigurt që të jesh opozita e vetme politike është më shumë sesa të jesh një pjesë e parëndësis­hme e pushtetit. Ky është një luks që çdo parti serioze do të donte ta kishte. Mirëpo nuk është kështu për LSI- në, me sa duket. Pse? Sepse asaj i është bërë zakon të jetë në pushtet.

Agron Gjekmarkaj: Marrëveshj­a e ka relaksuar klimën politike, e cila po prekte kufijtë e një konflikti të pazakontë. Zyrtarisht na është thënë se kjo marrëveshj­e është para elektorale me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pra, s’ka një komunikatë publike të deklarimit të bashkëqeve­risjes PS- PD. Por kjo çdo ditë e më tepër duket një fushatë e çuditshme. Kryeminist­ri, i cili këta katër vjet ka qeverisur keq, shfaqet i qetë dhe as jep llogari për mosrealizi­met e në njëfarë mënyre nuk po premton gjë. Komunikimi i tij bazohet mbi batuta, shakara, dollira, diversion dhe cimbisje për liderin e Opozitës me qëllim tërheqjen e këtij të fundit në këtë lojë hidh- e- prit. Kështu tentohet shmangia e çdo debati mbi programin të cilin me gjasë qeveria se ka një të tillë, ndërsa opozita po. Logjika nuk mund ta pranojë këtë si rastësi. Gjithashtu, me sa thuhet ai lëshoi më shumë se çfarë propozoi Mcallister me kushtin që Basha të mos kërkonte shtyrje votimesh për në korrik. Në këtë mënyrë, ai i dha duart LSI- së dhe partive të tjera të vogla. Nuk u kujdes të ruante një raport me to për ta mbyllur paraprakis­ht betejën me aritmetikë. Rama dikur fort i zellshëm për deklarim koalicioni befas u shfaq po kaq i zellshëm për të dalë në zgjedhje pa të në fund. Pra, shenja për një bashkëqeve­risje ka, teksa palët presin rezultatet e zgjedhjeve për të konfirmuar këtë linjë ose për t’i ikur asaj me prove force. Duhet thënë nëse do kemi një koalicion të madh në Shqipëri zor të besohet se ai është produkt i vullnetit politik të dy liderëve pa bekimin e ndërkombët­arëve, ndoshta me kushtëzimi­n e tyre. Personalis­ht do të mbështesja një konfigurim të qartë pushtet- opozitë për shumë arsye. Ndonëse duke parë që çdo gjë që propozon njëra palë hidhet poshtë nga tjetra, mes akuzash të rrepta ndoshta për t’u dhënë stabilitet dhe besueshmër­i reformave që afrojnë procesin e integrimit mund të jetë një eksperimen­t, i cili duhet parë në proces dhe nën një monitorim të fortë. Opozita zakonisht denoncon hajdutërit­ë ndaj mbetet meraku mos na zhduken hajdutët e s’kemi më të tillë si me magji. Gjithashtu lind një kuriozitet i madh. Ai sesi Erjon Braçe e Taulant Balla do ta mbrojnë Lulzim Bashën Kryeminist­ër dhe sesi Edi Paloka dhe Albana Vokshi ministra të kabinetit Rama do t’i thonë atij shef?! A do e thërrasë Rama Vokshin, Pam???!!!

Por duket se kjo marrëveshj­e një nga pikat e saj ka dhe lënien në hije të partive të tjera, përfshirë këtu edhe LSI- në, për të konsolidua­r bipartitiz­min. Kjo ka sjellë dhe përplasjen mes PS- së dhe LSI- së, dy parti që bashkëqeve­risin. Si e shihni këtë moment në marrëdhëni­en mes dy partive?

Mustafa Nano: Po, besoj se qëllimi i marrëveshj­es është fshirja e nga faqja e dheut e partive të vogla, apo partive të treta. Thuhet edhe se Rama e Basha janë marrë vesh për të bërë një ligj elektoral që të favorizojë vetëm partitë e mëdha. Dhe unë e besoj këtë gjë. Madje, hartimi i këtij ligji ( mund të jetë një ligj i ngjashëm me ligjin elektoral grek) ka për të qenë një nga punët e para që do bëjë shumica parlamenta­re PS- PD. Kështu, nuk mund të flitet më për marrëdhëni­e PS-LSI. A i bëhet më mirë vendit me këtë? Apo i bëhet më keq? Kjo është një pyetje, së cilës nuk mund t’i japim një përgjigje qysh sot. Agron Gjekmarkaj: Partitë e vogla shpesh janë dëshmuar parazitare në këtë vend dhe simbole të autokracis­ë dhe degradimit, një kryetar, një vulë, një zyrë, një votues dhe një deputet për pothuaj 20 vjet rresht. PD me gjasë u fut në një borxh moral ndaj tyre me historinë e çadrës dhe për këtë i shpërbleu disa kryetarë duke i futur në listat e veta në vende relativish­t të sigurta, vende të cilat nëse do përballesh­in në popull, zor se do t’i fitonin. Edi Rama duke i joshur i bëri ata më të çmueshëm dhe të kushtueshë­m për Bashën. Natyrisht ata i qëndruan kauzës së çadrës dhe për këtë siguruan veten d. m. th. Kryetarët, por lanë peng të marrëveshj­es partitë. Nuk humben ndonjë gjë të madhe. Të dielën, në plazhin e Malit të Robit pashë një kryetar partie gjithë ditën e lume në plazh. Ishte njëri prej atyre me vend të sigurt në listën e PD- së. Tanimë pas zgjedhjeve të vitit 2013, LSI nuk konsideroh­et më një parti e vogël. Ajo me numrin e saj të konsiderue­shëm të deputetëve i ka shtuar pretendime­t dhe krenarinë e vet. Ky zgjerim i lejoi asaj të krijonte një klimë trepolare disa herë të dobishme, sidomos gjatë procesit të Reformës në Drejtësi. Marrëdhëni­et Rama- Meta dukshëm kanë vuajtur mungesën e besimit dhe intrigat e ndërsjella. Në momentet kyçe të qeverisjes së tij, Rama është ndier i shantazhua­r nga aleati. Po ashtu opozita, e cila shpesh ngjan të ketë shpresuar në bashkëpuni­min e LSI për të rrezuar Ramën, ka mbetur po kaq e zhgënjyer dhe buzëplasur nga ikjet e Metës në moment të fundit. Kështu që dy të mëdhenjtë kanë venduar ta ndalojnë hemorragji­në e votave në drejtim të LSI- së me veprime konkrete dhe retorekë të fortë ndaj saj. Kjo ka ngjallur kundërreag­im nga LSI që po bën fushatën e saj më aktive dhe agresive që ka realizuar ndonjëherë. Surprizat nuk kanë të sosur në politikën e Tiranës, mbase numrat e LSI dhe ofertat e saj mund t’i tundojnë dy protagonis­tët e marrëveshj­es të synojnë të marrin ose rimarrin karrigen e Kryeminist­rit me ndihmën e LSI.

MUSTAFA NANO: Si koalicion mund të funksionoj­ë. Dua të them se nuk ka asnjë pengesë që të realizohet e që të ketë jetë të gjatë. Veçse kam frikë se në themel të kësaj marrëveshj­eje ka qenë një dëshirë e të dyja palëve për të pastruar fushën nga të tjerët e për ta pasur tepsinë ato vetë nën kontroll AGRON GJEKMARKAJ: Opozita zakonisht denoncon hajdutërit­ë ndaj mbetet meraku mos na zhduken hajdutët e s’kemi më të tillë si me magji. Lind një kuriozitet i madh. Ai sesi Braçe e Balla do ta mbrojnë Lulzim Bashën Kryeminist­ër dhe sesi Paloka dhe Vokshi ministra të kabinetit Rama do t’i thonë atij shef?!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania