Panorama (Albania)

VLERA E TROJEVE Pronat, skadon afati për vendimet e 1995

Një muaj pas publikimit të regjistrit me emrat e pronarëve dhe vlerësimin financiar, skadon afati i ankimimit. Çfarë ndodh me vlerën e tokës

- ADA HAZIZOLLI

Njëzet e katër orët e ardhshme janë shansi i fundit që pronarët kanë për t’iu drejtuar gjykatës.

Afati 1- mujor për ankimimet skadon nesër, duke mbyllur në këtë mënyrë të gjitha shtigjet për të pakënaquri­t. Prej 9 qershorit, çdo vlerësim i kryer nga Agjencia e Pronës është i ekzekutues­hëm, çka do të thotë se të gjithë ata që kanë në duar vendime të 1995- s dhe nuk pajtohen me masën e përfitimit që iu është përllogari­tur, nga nesër e në vijim nuk do të kenë asnjë mundësi apo hapësirë ligjore në favorin e tyre për ta kundërshtu­ar.

VENDIMET Nga të dhënat e regjistrit të publikuar në datën 8 maj, rezulton se janë të paktën 1250 pronarë me vendime ’ 95, të cilët janë penalizuar nga skema e re që ka nisur zbatimin për më se një vit. Ligji i ri i pronave përcakton një afat 30- ditor për ankimimet. Pra, nga momenti që bëhet publikimi i regjistrit me vendimet e vlerësuara financiari­sht, pronarët kanë një muaj kohë në dispozicio­n për t’iu drejtuar Gjykatës Administra­tive të Apelit. Pak ditë më parë, shoqata “Pronësi me Drejtësi”, përmes një deklarate për mediat, u bëri thirrje pronarëve që të shfrytëzoj­në mundësinë e fundit që kanë për të mos lejuar efektet negative të ligjit të ri. Sipas shoqatës, dy janë kategoritë që preken: pronarët, të cilët janë shpallur nga ATP si të kompensuar, pra përbri emrit është shënuar “ezauruar”, të tilla rezul- tojnë 927 vendime, si edhe ata që kanë ndryshim të zërit kadastral. Pra, ka qenë tokë bujqësore dhe sot, pavarësish­t se është brenda vijave të verdha, kompensimi iu llogaritet ashtu siç rezulton në kohën e shpronësim­it. “Nëse vendimi nuk ankimohet, bëhet titull ekzekutiv. Kjo do të thotë që është e pamundur që këto familje t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar të drejtën e tyre. Më e keqja është se me tejkalimin e këtij afati, këto familje humbasin, përveç mundësisë së shfrytëzim­it të shkallëve të gjyqësorit shqiptar, edhe mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgu­t. Ne jemi të vetëdijshë­m që është një proces i mundimshëm, por për pronarët është e vetmja zgjidhje që ka mbetur”, apeloi Myrshit Vorpsi pak ditë më parë.

VLERËSIMI Nga 6838 vendime që datojnë në 1995- n, vetëm për 4454 prej tyre ka përfunduar vlerësimi ekonomik. Për pjesën tjetër të përfituesv­e nuk ka ende një faturë. Kjo për shkak të mungesës së dokumentac­ionit. Këto familje kanë 6 muaj afat për të bërë plotësimin e dosjes, në mënyrë që të bëhen pjesë e skemës së kompensimi­t. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë prona e tyre do të vlerësohet me çmim minimal. “Të gjitha familjet e trashëgimt­arëve ligjorë të subjekteve të shpronësua­r kanë 6 muaj afat ligjor kohë të paraqesin pranë sporteleve të ATP-së dokumentac­ionin plotësues të vlefshëm për pozicionim­in e pronës, identifiki­min e zërit kadastral në momentin e shpronësim­it me qëllim nxjerrjen e vlerësimit ekonomik përkatës për secilin prej tyre. Me kalimin e këtij afati, bazuar në legjislaci­onin në fuqi, Agjencia do të shpallë vlerësimin ekonomik, i cili do të bazohet në zbatimin e dispozitav­e ligjore përkatëse të ligjit 133/ 2015 ‘ Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave’”, është shprehur më herët drejtoresh­a e ATPsë, Qato.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania