Panorama (Albania)

Meta e akuzon se pi doping, Rama: Të mos harrojë se u zgjodh me votat e PS President

META: BLENDI KLOSI, KUMARXHI. RAMA: ESHTE RETORIKE ELEKTORALE

-

Kryeminist­ri Rama i kujtoi dje kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, se u zgjodh president i vendit me votat e deputetëve të PS.

I ftuar në "Studio e hapur" me Eni Vasilin, Rama tha se jeta vazhdon edhe pas fushatës, ndërsa u tregua indiferent për deklaratat e bëra nga përfaqësue­s të lartë të LSI- së ndaj tij dhe qeverisë socialiste.

Marrëveshj­a juaj me zotin Basha duket se ka një kurban që është LSI- ja.

Më vjen shumë keq se ky është një lexim i gabuar, në radhë të parë i lidershipi­t të LSI- së dhe të gjithë atyre që e shohin kështu, sepse këtu nuk ka lidhje me kurbanë.

Por nga ministrat teknikë po largohen drejtorë të LSI- së...

Nuk i keni të sakta shifrat. Janë larguar apo janë denoncuar edhe të tjerë, dhe janë më shumë në numër jo të LSI-së. Nuk i hyj këtyre llogarive dhe kjo është ajo që ne duhet t'i japim fund kësaj logjike, këta drejtora të kësaj partie dhe ata të asaj partie, ku shteti është i ndarë si Bosnja, në republika të partive dhe partitë nuk mund të jenë administra­tore të zyrave të shtetit. Unë jam në fushatë dhe po i gëzohem shumë kësaj fushate, sepse jemi të gjithnjë të barabartë, nuk përzihem fare në këtë proces. Është një proces që ka ekseset e veta, por ajo që fitojmë nga ky proces është shumë më e madhe sesa ajo që për fat të keq humbasim. Ekseset do korrigjohe­n, por këto zgjedhje do jenë të parat në historinë e pluralizmi­t, ku opozita jo vetëm është e lirë të garojë dhe jo nën presion, por pas zgjedhjeve humbësi do të pranojë rezultatin, të përgëzojë fituesin dhe shpresoj se, nëse populli do vendosë që PS të vazhdojë të mbajë timonin e qeverisjes dhe bashkë me opozitën ne të bëjmë avokatin e Shqipërisë një orë e më parë për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE.

Nga Shkodra, zoti Meta ka përdorur epitete të rënda ndaj jush, ku ka thënë se Rama vuan nga një sëmundje e pashëruesh­me, mosmirënjo­hja. Si i shihni?

Unë i kam dëgjuar shumë më parë dhe i konsideroj pjesë të një procesi elektoral. Çdo parti ka synimet e veta, çdo lidership ka qasjet e veta, çdo skuadër ka meraqet dhe ankthet e veta. S'është ky problemi dhe nuk merrem fare me këtë, merrem vetëm me një gjë, që është themelore për këto zgjedhje. Që njerëzit të kuptojnë, socialistë dhe demokratë bashkë, që duhet t'u japim fund zgjedhjeve bazuar mbi tifozllëku­n dhe të bëjmë zgjedhje bazuar mbi aspiratat kombëtare.

Keni thënë sot në Vlorë se koalicione­t kanë qenë pengmarrje. Ju keni qenë në pengmarrje nga LSI?

Unë nuk flas për LSI- në, por për sistemin dhe reformën, flas për vizionin për shtetin. Fjalët e mia përkthehen dhe merren sikur i drejtohen Ilir Metës. Nuk është LSI-ja Dielli dhe Hëna në rrugën tonë. E kam për një sistem, që nuk është ndërtuar në këta katër vjet, ku partitë e vogla kanë pasur akses në qeverisje si rezultat i mundësisë që i është dhënë nga vota për të kushtëzuar qeverisje dhe me numrat e tyre kanë bërë pengmarrje­n, jo të Kryeminist­rit dhe partisë së madhe, por pengmarrje të shtetit, sepse kanë marrë zyra, inspektora­te për të punësuar njerëzit e tyre dhe i kanë kthyer në struktura partiake. Ky sistem nuk shërben me drejtësi dhe shpejtësi për njerëzit dhe mbyt meritokrac­inë.

LSI thotë se Edi Rama është peng i oligarkisë. Keni një koment?

Unë nuk kam ardhur këtu për të bërë debat në distancë se çfarë thonë të tjerët në një garë. Jemi në një garë elektorale, kanë zgjedhur një qasje që e quajnë efikase, ta bëjnë dhe të shohim ç'do të thotë populli në zgjedhje. Këto janë ditë historike për të vendosur nëse Shqipëria do vazhdojë në rrugën për të bërë shtet, apo do kthehet mbrapa. A do vazhdojmë operacioni­n për të goditur sistemin kanceroz ku partitë funksionoj­në si tumore?! Kjo ka të bëjë me administra­tën shtetërore dhe jo për partitë si spektër pluralist. Nuk jam kundër partive të vogla, por koalicione­t në Shqipëri duhet të ndërtohen siç bëhet jashtë, duke bërë tre- katër muaj seanca të tëra negociatas­h për programin. Ndërsa këtu programi kalon në plan të dytë dhe koalicioni bazohet tek seancat për të ndarë drejtoritë.

Edhe sikur të merrni 71 mandate, ju duhen disa të tjera për të bërë reformat, si do t'i bëni?

Se cili do të jetë koalicioni, këtë do ta vendosin qytetarët. Ne do lexojmë votën e qytetarëve. Kur unë them dua timonin dhe autonomi të plotë në timon, nuk përjashtoj se pas zgjedhjeve nuk do ndërtohen koalicione, por ama koalicione të diktuara nga nevoja për zbatim programesh dhe për t'i shërbyer qytetarëve. E përjashton­i një koalicion me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve?

Deri në datën 25 qershor nuk mendoj asgjë tjetër, përveç fitores së PS dhe çdo përpjekje për të hyrë në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari për t'i thënë bëjmë një votë kuq e zi, të harrojmë fanellat që kemi dhe të kemi parasysh vetëm fla- murin e Skënderbeu­t dhe Ismail Qemalit. Nëse PS do të ketë autonominë në timon, ne do të udhëheqim një proces historik transformi­mi të politikës, administra­tës dhe të kuptuarit të shtetit nga shqiptarët.

Keni rënë dakord me zotin Basha dhe për simbolet e fushatës, p. sh. PD ka postera me Republika e Re. Si ju duket?

Kur shoh sfondin e Republikës së Re vërtet më duket si një promovim birre shqiptare.

Petrit Vasili ju ka akuzuar për këto shkarkime dhe ka thënë se VKM ka dalë nga një mbledhje që nuk është zhvilluar kurrë.

Mua më rezulton se ministra të LSI-së kanë firmosur njësoj siç kanë firmosur ministra të tjerë. Pra, është bërë me një vendim qeverie që është firmosur dhe nga ministrat e LSI-së, domethënë se kanë qenë në dijeni. Për më tepër pyesni në Kryeminist­ri se nuk i organizoj unë mbledhjet e qeverisë, dhe që nga momenti që është krijuar kjo strukturë e re qeverie, unë drejtimin e mbledhjes së qeverisë ia kam lënë zv. kryeminist­res dhe nuk marr pjesë në mbledhjet e qeverisë se jam në fushatë.

LSI ju ka akuzuar ju dhe PD- në për shkarkimet në administra­të. A keni ju dorë?

Unë nuk shkarkoj askënd. Dhe nuk jam fare pjesë e këtij procesi. Kjo qeveri u krijua pikërisht për këtë gjë. U pranua të përfshihen në qeveri një numër i caktuar rojesh elektorale. Këto roje elektorale për këtë punë kanë ardhur. Edhe zv. kryeminist­rja, ashtu si unë kisha propozuar më parë, është në krye të një grupi rojesh. Kur të thërrisni presidenti­n e zgjedhur, pyeteni për këto, dhe ai do të përgjigjet.

Në një spot televiziv ju, zoti Rama, keni përdorur një makinë policie për fushatë dhe ju luani rolin e një punonjësi policie, që vendos gjobë etj. Ka komente nga të dyja anët.

Po kur luhen filma dhe ka makina policie, janë vërtet makina policie të vërteta ato?! Këto janë qesharake. Ai spot është një episod i shkurtër filmik, ku unë nuk vë një gjobë reale, ku unë nuk bëj drejtuesin e automjetit se, siç e thotë të gjithë këta që janë të shqetësuar me timonin e reformave, s'kam as patentë. Në të vërtetë, pse nuk keni patentë zoti Rama?

Sepse të gjithë pasionin për automjetet në familjen tonë e ka konsumuar gjyshi, kështu që jemi një pjesë e familjes sonë që nuk preferojmë ta ngasim makinën, sepse e ka ngarë ai për ne aq shumë, saqë fitonte dhe garat me konsullata­t e huaja kur bëheshin në Vlorë. Kam refuzuar të mësoj makinën, sepse kam shumë dëshirë që kur udhëtoj dua të mendoj. Qeveria ka dështuar te kontrolli i kanabisit. Për këtë ju

akuzon edhe aleati juaj, LSI.

Kam premtuar para katër vitesh se do ngremë në tetë vjet një polici, që të jetë në mesataren e Bashkimit Europian. Policia është institucio­ni më i besueshëm i shqiptarëv­e sot, edhe pse janë thënë të gjitha për punën e kanabisit. Shqiptarët janë mjaftueshm­ërisht instiktivë për të kuptuar se çfarë është politikë dhe çfarë realitet. Policia është institucio­ni më i besueshëm në Shqipëri falë Saimit Tahirit dhe Fatmir Xhafës, që nisi një punë të shkëlqyer dhe do ta vazhdojë pas 25 qershorit. Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj do ta vazhdojë këtë detyrë? Fatmir Xhafaj do ta vazhdojë pas 25 qershorit. Do të bëni koalicion me LSI- në pas zgjedhjeve?

Ne jemi në një garë, ku secili është në korsinë e vet. Ne kërkojmë autonomi në timon dhe se cilët do të jenë bashkudhët­arët tanë këtë do ta vendosim, pasi të lexojmë votën e popullit. E thashë edhe sot, nëse na jepni autonomi të plotë, ne do kemi tre muaj kohë për të definuar një start super të shpejtë të qeverisë së re për të rritur ekonominë dhe punë-

simin. Nëse nuk na e jepni, tre muaj do të jenë debat si do ndahet tepsia, sa drejtori do ketë njëri, sa tjetri etj. Zoti Rama, a jeni ju mosmirënjo­hës dhe i pabesë ndaj Ilir Metës? Kjo është pyetja që bëhet rëndom...

Unë mendoj se presidenti i zgjedhur duhet të mos harrojë që të gjithë deputetët e PS i dhanë votën duke i bërë nderimin më të madh që i bëhet dikujt që është në politikë, duke e zgjedhur në krye të shtetit. Është mirë të mos e harrojë, sepse një gjë është fushata elektorale dhe një gjë tjetër është kjo që po them unë. Që do të thotë se në fushatë le të thonë çfarë të duan, por në fund fare ka jetë edhe pas fushatës. Prandaj është shumë e rëndësishm­e kur flitet për vlera njerëzore, qytetare, morale dhe politike, të mos harrohet kjo gjë nga dikush që 5 vitet e ardhshme do të jetë kryetari i shtetit shqiptar. Edhe ai ju ka dhënë vota që jeni bërë Kryeminist­ër...

Nuk jam unë ai që kam dalë dhe po bëj akuza, që po bëj fushatë me këtë lloj fjalori dhe, meqë ju e përsëritet, mendoj se është e padrejtë për ata që i kanë dhënë votën, për mua s'ka asnjë problem fare.

 ??  ?? EDI RAMA DHE ILIR META
EDI RAMA DHE ILIR META
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania