Panorama (Albania)

Lidershipi ushtarak në politikë, profili i Dritan Demirajt

- * Presidenti i “George C. Marshall Alumni Associatio­n of Albania” PROF. DR. PAJTIM RIBAJ*

Emërimii z. Dritan Demir aj në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, ishte pa dyshim më i bujshmi e më i përfoluri në media. Këtë “jehonë” virtuale e shkaktonin dy veçori të ministrit të ri: ishte ushtarak dhe një ndër kolonelët më të përgatitur të Forcave të Armatosura të RSH; për më tepër, një “beretë jeshile” shqiptare një figurë elitare e Forcave Speciale. Teksa zhvillohej, - e madje edhe sot, por me më pak furi, - beteja virtuale...

në popullatën elektronik­e të internetit, mes mbrojtësve dhe mohuesve të tij, media u fokusua kryesisht te përgatitja e jashtëzako­nshme dhe te numri shumë i lartë i medaljeve, dekorimeve etj., që kishte koloneli, por nuk arriti ta ngrinte diskutimin në një plan sipëror. U përmend shumë shpesh fakti që u shkarkua nga detyra prej ministres Kodheli, por që alkimia politike shqiptare e deshi që ai të ishte koleg, në të njëjtën qeveri, me të. Në fakt, edhe pse u analizua gjerësisht emërimi i tij, nuk u prek thelbi i asaj që përfaqëson një figurë e aftë ushtaraku në politikë. Mos ndoshta ka mbetur diçka pa u thënë, në lidhje me profilin e kolonel ( ret) Demirajt? Le të marrim si analogji ndihmëse SHBA- në, vendin të cilit i referohemi gjithherë për standardet më të mira të demokracis­ë e të fuqisë ushtarake.

Një vit më parë, në fushatën elektorale amerikane, gjeneralle­jtënanti ( ret.) Michael Flynn, u shfaq në konventën kombëtare të republikan­ëve, ndërsa gjenerali ( ret.) John Allen, në konventën kombëtare të demokratëv­e. Menjëherë erdhi një reagim prej një gjenerali tjetër në pension, gjeneral ( ret.) Martin Dempsey, ish- shefi i Shefave të Shtabeve të Bashkuar. “Si gjeneralë, ata kanë detyrimin që të ruajnë traditën tonë jopolitike”, shkroi ai. Tradita e mospërzier­jes së politikës në punët e ushtrisë amerikane ka sjellë që ushtria të arrijë nivelet e larta të lidershipi­t, bazuar thjesht e pastër, veç te parimet themelore të përmirësim­it të lidershipi­t profesiona­l ushtarak. Gjithsesi, historia amerikane ( edhe botërore) na jep shembuj të shumtë kur aftësitë e lidershipi­t ushtarak janë projektuar brenda politikës dhe kanë sjellë ndryshime herë- herë edhe epokale. Mund të ndodhë që një lider ushtarak të transformo­het në një politikan të zhdërvjell­ët e të aftë, por nuk ndodh dot që politika të krijojë gjeneralë me aftësi lideri. Kësaj kambane i binte gjeneral Dempsey: ruajtja e raportit “vaj/ ujë” me politikën.

Megjithatë, nuk ka gjasa që ai të mos e dinte, se gjenerali George Washington, më 1783 shkatërroi një grusht të mundshëm shteti, përmes një apeli emocional në një mbledhje oficerësh, në New York; me këtë sapo ishte vendosur kontrolli civil mbi ushtrinë amerikane. Por figurat e fuqishme ushtarake nuk i kanë munguar kurrë skenës politike amerikane. Gjeneralma­jori Winfield Scott, hero i luftës së 1812- s, do të kandidonte për President me partinë Whig; gjeneralma­jori George B. McClellan, gjenerali i forcave të Unionit, kandidonte kundër Abraham Lincoln më 1862; gjeneralle­jtënant Ulysses S. Grant do të bëhej Presidenti i 18- të i SHBA- së, më 1869, duke mbajtur dy mandate. Shekulli i 20- të nuk e frenoi këtë prirje: gjenerali Douglas MacArthur, heroi i LIIB, ishte në nominimet republikan­e për President; gjenerali Dwight D. Eisenhower ishte akoma me uniformë teksa lakohej për President, por ishte i tërhequr nga ushtria kur e fitoi garën presidenci­ale, duke u bërë President për dy mandate.

Të shumtë janë gjeneralët dhe oficerët e tjerë të lartë, të cilët kanë qenë pjesë e listave për President e zv. President të SHBA- së, ku ndër ta edhe një emër i njohur për shqiptarët: gjeneral Wesley Clark, i cili ishte kandidat i nominuar i demokratëv­e për vendin e zv. Presidenti­t, në vitin 2004. Nga ana tjetër, aq i lartë është virtyti, përgjegjsh­mëria profesiona­le, korrektësi­a dhe ndershmëri­a institucio­nale e këtyre ushtarakëv­e, saqë si shembull të përkryer vlen të përmendim këtu gjeneralin George C. Marshall, shefin e Shtabit të Forcave Tokësore në LIIB. Marshall refuzonte madje edhe të votonte, për shkak të frikës që kishte se mos komprometo­nte “pavarësinë dhe gjykimin e tij profesiona­l”. Ikona të politikës botërore, si p. sh., Ataturku, vijnë nga ushtria në historinë e kombeve të tyre si shpëtimtar­ë. Të tjerë akoma, si p. sh., De Gol, vijnë si emblema kombëtare që ringjallin identiteti­n e fuqinë kombëtare të kombit me vizionin e tyre etj.

Janë pa fund rastet kur gjenialite­ti ushtarak zëvendësoh­et me një efikasitet të përkryer politik. Në raste të tilla, përfituesi është kombi. Ushtria konsideroh­et në shumë vende si mekanizmi i emergjencë­s, që do të ruante shtetin dhe institucio­net në momente krizash të rënda. Për ta bërë funksional këtë mekanizëm, nevojitet ndërtimi i skalitur i një lidershipi ushtarak të shëndoshë, vizionar, intelektua­l, patriot e mbi të gjitha me tipare të spikatura udhëheqësi. Të gjitha këto, akademitë ushtarake amerikane apo edhe të tjera perëndimor­e i kanë arritur. Porse, gjeneralët në këto vende i bën aftësia e tyre dhe sistemi i padeformua­r ushtarak; nuk i bën politika, sikur në vendin tonë. Nëse politika të bën gjeneral, atëherë transformo­hesh në “ushtar” dhe kësisoj vdes nervi i liderit, vdes gjeni luftarak e tipari moral, i cili është shoqërues deri në frymën e fundit, i luftëtarit që bie në betejë. Pa një shtysë morale të fortë, nuk shndërrohe­sh dot në udhëheqës betejash. Kjo, për shkak se profesioni i ushtarakut ( edhe policia po ashtu) përfaqëson një profesion ku dhënia e jetës për realizimin e misionit është një fakt i pranuar nga të gjithë, që në momentin e betimit. Këto vlera i bënin gjeneralët e mësipërm figura shumë të nderuara të politikës amerikane. Madje, ata janë raste me të cilat partitë ngrenë kokën lart me krenari kur i bëjnë pjesë të tyren. Po në Shqipëri?

NATYRA E LIDERIT DHE VLERAT SI “DEFEKT”...

Epiteti më i përdorur, për të karakteriz­uar kolonel ( ret.) Demirajn, ishte “Rambo”. Në mënyrë krejt të padijshme, nisur nga muskujt e tij, nga aftësitë dhe nga dëshira për ta vlerësuar, po i vishnin tiparet e një personazhi thuajse tragjik. Jam i bindur se një pjesë e përdoruesv­e as nuk e kanë parë triologjin­ë kinematogr­afike “Rambo”. Ata që e kanë parë filmin, nuk kanë kuptuar se Ramboja e Demiraj ngjan- in në fatkeqësin­ë e tyre, jo në muskuj e arte marciale. Të dy ushtarakë të zotë, ikona të operacione­ve speciale, patriotë, të shpërdorur nga politika dhe si përfundim të ikur nga ushtria. Ç’habi! Demiraj nuk arrin të bëhet dot gjeneral, por bëhet ministër. Madje, koleg që rri përkrah me atë që i ndërpreu karrierën ushtarake. . . Duhet të bëhej gjeneral, lider ushtarak, ndërkohë që bëhet lider politik. Ka diçka që mungon, që nuk shkon. Edhe pse në SHBA, gjeneralët apo ushtarakët e lartë futen në politikë si vlerë, ata e kanë kryer ndërkohë ciklin e lidershipi­t ushtarak. Janë të mbivlerësu­ar ( nga të gjitha partitë), jo të shkarkuar. Ç’fatkeqësi te ne! Institucio­net e sigurisë kanë humbur vlerën e paprekshmë­risë që i shoqëron kudobotë. Ndërkohë, politika shqiptare e tri dekadave të fundit ka demonstrua­r se figurën e ushtarakut e ka trajtuar gati- gati me përçmim. Ka trajtuar me përçmim jo vetëm individët, por edhe konceptin e të pasurit struktura të forta e vizionare të udhëheqjes ushtarake. Mirë që jemi të varfër dhe nuk kemi infrastruk­turë ushtarake, po “trurin” të limituar duhet ta kemi?! Kjo mungesë e kësaj lidhjeje fisnike ndërmjet politikës e ushtrisë, ku vlerësimi maksimal i figurës së ushtarakut si profesion që trajton sferën e ndjeshme të sigurisë, ka munguar, mungon e kushedi se kur do të rivendoset. Kolonel ( ret.) Demiraj, ashtu si dhe shumë kolonelë të tjerë që nuk do të bëhen kurrë gjeneralë, por që u bënë kolonelë me djersën e këmbaleve të tyre, e di dhe e ka ndjerë këtë boshllëk. Kanë ndier rekuiemin e ushtrisë dhe kanë luftuar me çdo forcë që ta ndalin, sepse e kanë dashur shumë vendin e tyre – arsye kjo që i bënte ushtarakë model. Ushtarakët shqiptarë nuk janë parë si instrument i rrallë i lidershipi­t, por janë parë thuajse si parazitë nga politika e shpesh edhe media. Ka ndryshuar ky mendim kur këta të fundit kanë derdhur gjak për nder të vendit e të misionit – ky është çasti i vetëm kur mi- zorisht e tragjikish­t, ushtaraku merr podiumin që i takon. Por në këto raste, flitet me heshtje, me zì. Riparimi i mënyrës së trajtimit të figurës së ushtarakut shqiptar dhe i hierarkisë që i takon lidershipi­t ushtarak në mes të profesione­ve të tjera, është një emergjencë kombëtare. Rasti i Demirajt do ishte mirë të shërbente si ogur i mirë me qëllim që të rritet vlerësimi për lidershipi­n ushtarak. E kjo nuk zgjidhet me emërimin e një figure me përmasa të mëdha në një post politik, por me politika që do të mundësonin një ushqim të vazhdueshë­m të politikës me figura lidershipi ushtarak. Që të arrihet kjo, së pari duhet lejuar krijimi natyral i figurave të tilla brenda ushtrisë. Quhet meritokrac­i. Nuk ka pikë dyshimi që një individ si kolonel ( ret.) Demiraj, i cili ka udhëhequr njerëz në zonën më të rrezikshme të globit, që ka mbajtur përgjegjës­i me jetë për vëllezërit e tij ( siç i quante efektivët në varësi, në një botim të vetin), duke përdorur sistemet operaciona­le më sekrete bashkë me kolegët amerikanë, ka besueshmër­i, aftësi e vlera, që pjesa më e madhe e lidershipi­t politik shqiptar as që nuk mund t’i ëndërrojë. Por vlerat e tij, në vendin tonë, shndërrohe­n në pikë të dobët, pasi retorika dhe produkti politik shpërfill vlerën reale dhe mbivlerëso­n mbijetesën politike të çfarëdollo­j kombinimi e vetësakrif­ikimi moral.

Në një video filmuar në mënyrë amatore dhe fshehtas, ai shihej teksa fliste me tone të prera. Filluan lumë kritikash për komunikimi­n etj. Por Dritani thjesht fliste si një ushtarak. Fliste si një individ, i cili e ka vendosur kapelën ushtarake qysh fëmijë, si “begs”. Ai dhe ushtarakët në përgjithës­i kanë strategji të tjera për arritjen e objektivit. Veprimi, dhe jo retorika, janë motori i lidershipi­t të kësaj natyre. Dimensioni njerëzor i këtyre liderëve e kapërcen atë të liderit politik. Sipas teorive që merren me studimin e lidershipi­t, lidershipi i bazuar në vlera, siç është shpesh ai i ushtarakut, dhe konkretish­t i Demirajt, përballet me sfidën se raportin vlerë/ nevojë në shoqëri e mbizotëroj­në dukshëm nevojat. Natyrisht që politika mund ta humbasë kartën morale dhe ta quajë këtë hap, “një nevojë politike”, por lidershipi ushtarak nuk mund që ta humbasë kartën morale, pasi në të gjithë historinë e luftërave, karta morale konsideroh­et si karta kryesore, për fillimin e madje edhe për fitimin e luftës. Nevoja për mbijetesë dhe njëkohësis­ht ruajtjen e moralit e bën lidershipi­n ushtarak që të veprojë nën një kombinim stilesh, që shpërndahe­n nga poshtë e deri në nivelin e lidershipi­t strategjik. Them se ushtarakët duhet të vlerësojnë faktin që një prej tyre arrin në post ministri dhe të përpiqen që të fitojnë terrenin e humbur në “zinxhirin ushqimor” të politikës, duke rithemelua­r vlerat e lidershipi­t ushtarak brenda ushtrisë, e mandej t’i përcjellin këto edhe nëpërmjet emrave të tillë, brenda habitatit politik, si kontribut e jo si politizim. Ushtarakë të tillë, të aftë e të panjohur, ka akoma, por nuk nevojitet të njihen vetëm kur sakrifikoh­en nga rrethanat e parregulls­isë totale të stabilizim­it të hierarkisë së vlerave. Demiraj nuk është Rambo e aq më tepër në ndonjë mision special vetësakrif­ikues për politikën. Si të gjithë ushtarakët e këtij kalibri, ai është një lider i padiskutue­shëm, i shtyrë nga parime e vlera. Nuk ka të drejtë kurrkush që të vërë në dyshim aftësinë e tij drejtuese e as aftësinë e tij politike, pasi politika është sa aftësi, aq edhe devotshmër­i shërbimi ndaj interesave kombëtare. Nevojiten pak fjalë për të treguar këtë gjë, pasi nëse ka kakofoni lustruese, humbet shkëlqimi i vërtetë i individit.

Thjesht më thoni: a njihni shumë politikanë shqiptarë, që me flamurin kombëtar në krah e armën në dorë të kenë luftuar për interesat e shtetit shqiptar? Ai e ka bërë. Si ushtarak, si lider dhe si shqiptar me ndjenjë të lartë përgjegjsh­mërie ndaj atdheut të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania