Panorama (Albania)

Arma sekrete e LSI- së

Arma sekrete e LSI- së në këto zgjedhje pritet të jetë LRI. Si aparat organizati­v mobilizues, si votë, si basen figurash për kandidatë. Paradoksal­isht dhe sulmet që i bëhen LSI- së nga të dy partitë janë perfekte për të kompaktësu­ar mbështetje­n e LRI- së,

- MENTOR NAZARKO

Mediat,portalet e ndry shme po vazhdojnë të merren në formë telenovele me një përplasje të Kejdi Mehmetajt, një deputete e re e LSI- së, me ministren e Arsimit të PS- së, Lindita Nikolla. Edhe vetë Nikolla ka rënë në grackën e këtij sulmi të konceptuar si telenovelë, që mban në ajër një përplasje të LSI-së me PS-në, për një...

çështje që intereson rininë studentore, reformën në arsim. Me gjithë ndërhyrjen e saj të fundit për të përfshirë në polemikë një zëvendësmi­nistre të LSI- së prej 8 vjetësh, si dikush që ka ndenjur pa folur, duke miratuar reformën, polemika vijon prej një kohe. Dhe me gjasë do të vijojë.

LSI ka zgjedhur reformën në arsim si një çështje ndarëse në publikun rinor për t’u distancuar nga PS- ja, me të cilën është ende në qeveri. Nga ana e PD- së kjo reformë është atakuar intensivis­ht si reformë e dashur prej Edi Ramës. Ndaj, në këtë kuptim, LSI ngjan tërheqëse dhe për rininë dikur të joshur prej retorikës antireform­ë të partisë së Bashës. Tani kartat janë ndërruar: PD sulmon LSI-në dhe ka ulur tonet me PS- në, ndaj sigurisht që PD- ja nuk merret dot me reformën, si temë e kopjuar prej LSI- së.

Ky aksion kundër reformës në arsimin e lartë, i iniciuar hiç më pak se prej zonjës Kryemadhi para pak muajsh, nuk është i vetmi truk për të tërhequr votën e rinisë. Edhe vetë angazhimi i Kejdi Mehmetajt në rol sulmues është truk për ta popullariz­uar atë, numrin dy të listës së LSI- së në Tiranë, në gjirin e moshave të reja, si dikush që përplaset me ministren e aleatit të dikurshëm pa mëdyshje në mbrojtje të interesave të moshës së vet. LSI- ja është partia që ka afishuar në listën e saj zgjedhore të rinj, drejtues të LSI-së, mbi emra me eksperienc­ë të saj, dhe kështu ka ndodhur kudo, në Tiranë e gjetkë. Është krejt normale që LSI- ja të fillojë një betejë me këtë tematikë, ndërsa në listën e vet ka plot të rinj.

Kjo përzgjedhj­e të rinjsh në lista është pjesë e një strategjie të mirëmendua­r të Metës brenda LSI- së, që ndërkohë nuk harron të peshkojë majtas dhe djathtas dhe lojtarë të vjetër të partive të mëdha për të treguar fuqi ndaj tyre. LSI, nëpërmjet nxitjes së politikës së bursave, madje dhe nëpër universite­te private, nëpërmjet promovimit të figurave të caktuara të reja në nivele të larta të politikës, organizime­ve të ndryshme të përvitshme- universite­te politike si kampingu i Jalës etj., apo dhe më të shpeshta, ka krijuar një forum rinor të fuqishëm. Ky forum shpërfaqet publikisht, shumëngjyr­shëm dhe zëshëm, në organizime të më të mëdhenjve- kongrese të LSI- së, në mitingje, apo dhe organizime proteste të caktuara. Por dhe në mediat sociale, ku ata kanë krijuar në mungesë të një ideologjie klasike partiake një ideologji të re: dashurinë për

Metën, Monikën dhe… LSI- në. Ekspertët e taktikave organizati­ve elektorale flasin ndërkohë dhe për një ushtri të rinjsh të LSI- së, të mobilizuar në funksion të zgjedhjeve në çdo lagje, në çdo pallat, diçka e veçantë në kushtet e një partie shqiptare.

Prapa kësaj vepre qëndron një talent i madh organizati­v dhe i punës me të rinjtë, si ai i Ilir Metës dhe i Monika Kryemadhit, i kalibruar në një vepër të gjatë eksperienc­e si udhëheqja e Forumit Rinor Eurosocial­ist, në vitet e vështira 1991- 1997. Pikërisht në ato vite, Meta mësoi dhe « hilet e politikës para rregullave » , duke mundur rregullish­t rivalin e tij me të njëjtën moshë, Pandeli Majko, por duke sfiduar rregullish­t dhe autoriteti­n e kryetarit Nano.

Pra, kujdes: arma sekrete e LSI-së në këto zgjedhje pritet të jetë LRI. Si aparat organizati­v mobilizues, si votë, si basen figurash për kandidatë. Paradoksal­isht dhe sulmet që i bëhen LSI-së nga të dy partitë janë perfekte për të kompaktësu­ar mbështetje­n e LRI- së, apo të votuesit të ri, që është i pakënaqur me politikën në përgjithës­i. Kjo pjesë e të rinjve, në shenjë rebelimi ndaj dy më të mëdhenjve, ftohet të zgjedhë Metën, duke mos e vrarë mendjen për asgjë tjetër. Elektorali­sht, por edhe si imazh, kësisoj LSI ngjan parti e rinovuar gjenetikis­ht, me imazh të Partisë të pastruar pak nga akuzat për LSI- në si parti biznesore. Partitë e tjera madje tentojnë ta sfidojnë LSI- në, edhe… LRI-në, por nuk dihet se sa ia arrijnë në këtë ndërmarrje: zgjedhjet e 25 qershorit janë sprova e fundit për këtë ballafaqim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania