Panorama (Albania)

Leksioni te “Luarasi”, Malaj: Sfida e Shqipërisë, mirëqeveri­sja

Rektori: Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të anëtarësoh­en në Bashkimin Europian në bllok

- TIRANË

Sfidat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ishin në fokus të leksionit të hapur që rektori i Kolegjit Universita­r "Luarasi" mbajti dje me studentët e drejtësisë.

Për prof. dr. Malajn, vendi ynë është i vetmi vend në Ballkan që nuk rrezikohet nga konfliktet etnike apo fetare dhe as nga tendencat nacionalis­te. E për rrjedhojë, rruga e saj drejt anëtarësim­it është e lehtë nëse ajo mirëqeveri­set. "Sfida kryesore e Shqipërisë mbetet mirëqeveri­sja, materializ­imi i saj në jetën e përditshme të shqiptarëv­e, vazhdimi i kontributi­t pozitiv në sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe promovimi i bashkëpuni­mit ekonomik midis të gjitha vendeve të Ballkanit, duke lënë pas të shkuarën dhe duke i shërbyer të ardhmes së përbashkët europiane". Pavarësish­t se jemi në një periudhë zgjedhjesh, sipas rektorit Malaj, të gjithë faktorët politikë, shoqërorë dhe ekonomikë duhet të angazhohen për të lehtësuar përmbushje­n e detyrimeve të palës shqiptare në të gjitha sfidat që ka procesi ynë i integrimit europian. "E ardhmja europiane e Shqipërisë është opsioni i vetëm dhe më i mirë për kombin, pasi do të ndihmojë që shqiptarët të rrisin kontribute­t e tyre pozitive dhe bashkëpuni­met ekonomike me rajonin e Ballkanit", nënvizon rektori. Duke folur për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, rektori i "Luarasi" është i mendimit që ata do të anëtarësoh­en në bllok. "Nëse do të kishim dy alternativ­a, vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësoh­en një nga një apo në grup; mbetem mbështetës i opsionit të dytë. Kjo do të testohet dhe nga bashkëpuni­mi që vendet e Ballkanit do të kenë nën principet kryesore të konferencë së Berlinit". Por, sipas tij, së pari, duhen gjetur zgjidhje për problemet ekonomike e sociale, në mënyrë që, duke zgjidhur problemet brenda vendit, të lehtësohet anëtarësim­i. Nëse do të ketë një datë të afërt apo jo, profesori e ka të vështirë ta thotë, pasi Europa po ndryshon me ritme të shpejta e pozitive. "Zhvillimet po vijnë duke u përmirësua­r. Ka gjallërim të rritjes ekonomike, ka fitore politike të progresist­ëve në zgjedhjet parlamenta­re, siç ishte rasti i Francës", shpre- het prof. dr. Malaj. Filozofia e Bashkimit Europian, që me bashkëpuni­min teknik dhe ekonomik mund të eliminohet çdo konflikt apo luftë, sipas rektorit po çon në ndërgjegjë­simin e shumë shteteve, veçanërish­t pas "Brexit". Ndërsa bllokimi i zgjerimit të BE- së për një periudhë kohe të pacaktuar duket se nuk dëmton vendin tonë, i cili, sipas rektorit Malaj, nuk është ende gati. Leksioni i hapur u zhvillua në formën e një bashkëbise­dimi me studentët, duke nxitur të menduarit kritik e argumentue­s.

 ??  ?? Malaj dje gjatë leksionit
Malaj dje gjatë leksionit
 ??  ?? Rektori i “Luarasi”, dje gjatë leksionit
Rektori i “Luarasi”, dje gjatë leksionit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania