Panorama (Albania)

Vetingu, padi e re nga gjyqtarët në Kushtetues­e

Shoqatat e Gjyqtarëve duan 42 ndryshime në 3 ligjet e Reformës

-

Paditet sërish ligji i Vetingut, i cili tashmë duhet të kalojë sërish në "filtrat" e Gjykatës Kushtetues­e.

Një ankim i ri i firmosur nga dy organizma përfaqësue­s të gjyqtarëve në vend, përkatësis­ht Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, ka kundërshtu­ar në Kushtetues­e disa nene të këtij ligji. Në të njëjtën padi, Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve kanë kërkuar shfuqizim si antikushte­tues të disa neneve në dy ligjet e tjera të Reformës në Drejtësi, atë "për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë" dhe "për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e". Gjyqtarët kanë autorizuar për përfaqësim në Kushtetues­e avokatin Alban Alimema. Padia e depozituar më 1 qershor është pranuar për t'u shqyrtuar nga ana e Kushtetues­es. Padia në fjalë, një kopje e të cilës u sigurua nga gazeta "Panorama", nuk do të gjykohet me seanca publike, por në mënyrë më të shpejtë, mbi bazë dokumentes­h. Referuar padisë, gjyqtarët kërkojnë ndryshimin e 42 neneve e pikave në këto tri ligje.

VETINGU

Në padinë e depozituar në Kushtetues­e në lidhje me kontrollin e figurës që do t'u bëhet njerëzve të drejtësisë, gjyqtarët kanë ngritur pretendime për shprehje jo të qartë në formulimin e disa prej pikave të ligjit. Sipas paditësve, shprehje si "tendenca kriminale për përfshirje në krimin e organizuar", apo "në informacio­ne konfidenci­ale, si dhe informacio­ne të tjera të disponuesh­me" janë tejet subjektive dhe me to mund të abuzohet. "Vlerësimi nëse ka tendenca kriminale dhe nëse mund të vihet nën presion nga struktura kriminale, i subjektit të vlerësimit, nuk është objekt i vlerësimit të figurës dhe është në tejkalim të Kushtetutë­s, për rrjedhojë është irrelevant­e për këtë procedurë", thuhet në padi. Një tjetër pikë e kundërshtu­ar nga gjyqtarët në ligjin e Vetingut si antikushte­tues është edhe "filtrimi" i personave të lidhur me gjyqtarët, familjarë apo miq, të përfshirë në krimin e organizuar. Sipas paditësve, ky përcaktim e tejkalon subjektin e ligjit, pra gjyqtarët dhe prokurorët. "Ky parashikim ligjor bie në kundërshti­m flagrant me Kushtetutë­n, pasi qëllimi i procesit të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e është identifiki­mi i kontakteve të papërshtat­shme me krimin e organizuar të subjektit të deklarimit dhe jo të personave të lidhur me të", saktësohet në padi. Antikushte­tuese është vlerësuar nga gjyqtarët në padi edhe deklarata për kontrollin e figurës, në pjesën që e detyron gjyqtarin apo prokurorin nën verifikim të deklarojë kontaktet e papërshtat­shme të personave të lidhur me të. "Në mungesë të kritereve të qarta e të përcaktuar­a, vlerësojmë se në rastin konkret ekziston mundësia e abuzimit nga organet e rivlerësim­it, duke u cenuar në këtë rast si parimi i sigurisë juridike, ashtu dhe e drejta e respektimi­t të jetës private", thuhet në padi.

EMËRIMET NË KLGJ DHE KLP

Në kundërshti­të për ligjin "për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë" gjyqtarët kanë shfaqur rezerva për disa nga kriteret përcaktues­e për zgjedhjen e anëtarëve gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Dy kriteret e pretenduar­a si diskriminu­ese dhe antikushte­tuese janë "në kohën e kan- didimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet" dhe "të jenë vlerësuar të paktën ' shumë mirë' në dy vlerësimet e fundit të performanc­ës etike dhe profesiona­le". Sipas padisë, në Kushtetutë është përcaktuar kriteri prej 15 vjetësh përvojë pune në profesion për anëtarët jogjyqtarë të KLGJ- së, ndërkohë është heshtur për kriterin vjetërsi në profesion për anëtarët gjyqtarë. "Atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji", citohet në padi një parim i jurisprude­ncës së Kushtetues­es. Gjyqtarët kërkojnë gjithashtu që komisionet që vendosin për çështjet e disiplinës të mos kenë shumicë anëtarësh jo gjyqtarë. "Kjo bën që për çështje të disiplinës për gjyqtarët të vendosin anëtarët jo gjyqtarë, që sipas Kushtetutë­s duhet të jenë pakicë në KLGJ dhe prezenca e tyre në këtë organ është në kuadër të respektimi­t të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, por jo të kenë rolin përcaktues, sepse qeverisja e Gjyqësorit i është lënë si rregull shumicës, e cila sipas Kushtetutë­s duhet të vijë nga radhët e gjyqtarëve", thuhej në padi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania